Hoqi dorë nga TV, moderatorja “sharmante” do të bëjë “vetingun” e doganierëve

“Kam dashur në fillimet e mia të punoja në televizion. E kam nisur si gazetare bote, duke qenë se flas 5 gjuhë të huaja. Unë për gjuhët e huaja jam e frikshme. Unë kam nisur punë që në gjimnaz, dhe mua më panë ambicien. E bën këtë? E bëj”.

 

Kanë qenë këto fjalët e Ester Bylykut, vajzës sharmante të televizionit që për shumë vite punoi si moderatore emisioni në këtë television.

Por shumë prej jush nuk e shihni më në ekran. Po pse. Tani Esteri duket se ka bërë një kapërcim marramendës në karrierën e saj. Ajo do të drejtojë “policinë gjyqësorë” që do të bëjë procesin e vetingut në Doganat shqiptare.

E kush thotë se edhe vajzat VIP të ekranit nuk kanë një karrierë në administratë? Tani, të gjithë doganierët do të merren në pyetje prej saj. Dhe këtë radhë, nuk është sikur të japin një intervistë në televizion.

E përfshirë prej shumë kohësh në botën e shoëbizz dhe me lajme që gjithmonë përbënin lajm edhe për të Esteri tanimë do të duhet të vishet vetëm me kostume zyrtare për të kryer më së miri detyrën e re.

Scroll to Top