Historia e vjedhur që nuk mund të fshihet, paraqitja e Odiseut me simbolin shqiptar, Plisin!
Huazuar nga Infoculture.info / Pothuajse nëpër të gjitha skulpturat, pikturat, mozaiqet, gravurat historike të gjendura nëpër vende të ndryshme, figura e Odiseut është paraqitur me plisin e bardhë në kokë. Të tilla paraqitje nuk mungojnë as nëpër figurat tjera të lashta historike. Kështu faktet për autoktoninë e popullit shqiptar në ballkan dita ditës dalin në pah.
Rrjedha kulturore dhe zhvillimi i civilizimit ballkanik por edhe më gjerë në për periudha të ndryshme kohore, dëshmohet se janë të lidhura ngusht me gjuhën, kulturën dhe tërë historinë e popullatës pellazgo-iliro-shqiptare.
Odiseu me Plis në kokë është paraqitur edhe në gravurat, gdhendje në dru nga Bonaventura Genelli (piktor gjerman-italian, 1798 – 1868) të publikuara në vitin 1880.
Odisue me ushtarët e tij në shpellën e Ciklopëve. I njohur për mençurinë dhe shkathtësinë e tij, Odisue i jep verë Ciklopit derisa dehet, për ta qorruar pastaj dhe për të shpëtuar nga gjiganti me një sy. (Gdhendje në dru)
Arritja e Odiseut në shtëpi. I shtrirë në breg të detit i lodhur dhe rraskapitur nga rrugtimi i gjatë. (Gdhendje në dru)
Odiseu u tregon aventurat e rrugës se gjatë miqve të tij. (Gdhendje në dru)