HIMARA DHE HIMARJOTËT NDËR SHEKUJ / FAKTE NË DOKUMENTA ORIGJINALE TË MBRETËRIS SË NAPOLIT
“Te tanet prapa malit ” thonin pleqte himarjote dhe kishin te drejte. Himara e lavdishme per te cilen kane shkruar aq shume kronikat e mbreterise se Napolit dhe Rep se Venedikut nuk ishte me 3 apo 7 fshatra por qendra e nje krahine me mbi 50 fshatra.
- Gjer ne vitin 1800 himarjotet e anes se detit dhe himarjotet prapa malit luftonin bashke ne sherbim te Rep se Venecias dhe Mbreterise se Napolit.
- Gjer ne fillim te shek XIX fshatrat e anes tjeter ta maleve te vetetimes ishin me shumice te krishtere dhe me emra si ato qe gjejme sot ne bregun e Himares.
Ne librin e tij studjuesi arberesh Primaldo Cocco (Koka) ” ngulmimet shqiptare (albanesi) ne zonen e Tarantos ” 1921, boton dokumenta origjinale marre nga arkivat e shtetit ne Napoli ne lidhje me stradjotet ose ushtaret me pagese himarjote . Listat e rekrutimit jane hartuar nga paria e Himares me ne krye Konstantin Kasneci dhe paria e fshatrave tjere nen kujdesin e te derguarit te Mbreterise se Napolit Togerit Jani Spiro ..
Ne 1791 Mbreti i Napolit ngarkon Gjeneral Kolonel Naselli ne rekrutimin e albaneseve te Himares. Ky i fundit dergon ne Himare Toger Jani Spiro dhe Kristofor Leka Dukagjini (ne fillim) .
Sot po postoj listen e fshatrave Kuci dhe Dukati.
——————-
Kuci:
- Emer mbiemer. Grada. Paga
- Spiro. Kuro. Kapedan. 3 monedha ari
- Kondo Mitro. Toger 2__
- Serafin. Dhima. – Il-Mato Dhima
- Pano Dhima
- Isa. Muco
- Zoto. Petro
- Xhaferr. Kosta
- Goro. Hito
- Ahmet. Kosta
- Spiro. Dodo
- Ali. Thanasi
- Zenel. Mato
- Lulo. Kosta
- Dede. Kondi.
Lista i hartua nga prifti Zaho Kondo si pari e fshatit dhe letershkrues.
——————-
- Dukati klasi l
- Emer. Mbiemer. Grada. Paga
- Ali. Sandali. Kapedan 3 mon ari
- Hasan. Isai. Nen toger. 2
- Malo. Rodako. Toger. 2
- Qesar. Gjoni.
- Hasko. Celo
- Memo. Sinani
- Miuli. Thanasi
- Memisha. Munderzani
——————-
Klasa 2:
——————-
- Zhapa. Lerdoli
- Zebro. Zeno
- Gjika. Dajko
- Thanas. Savo
- Hito. Zeneli
- Stefo. Nelo
- Gjon. Zaho
- Thanas. Dhimo
- Resul. Memo
——————-
Klase 3:
——————-
- Ibrahim. Hasani
- Polo. Ilia
- Mato. Sinani
- Niko. Dava
- Jani. Gabiti
- Per ndihmen ne rekrutim dhe mbrojtje te rekruteve shperblehen fshatrat
- Borshi 20 monedha ari
- Terbaci. 5
- Vranishti. 4
- Kallarati. 4
——————-
Permbledhje
——————-
- Shperblehen per kontributin e dhene paria e fshatrave pertej Kucit e Dukatit me 250 monedha ari.
- Shperblimet ne pencione per familjaret e rekruteve 40 moneta ari
- Njejte shperblehen per pencione edhe Familjaret e rekruteve te Kucit dhe Dukatit me 141 moneta ari.
Per peshkopin dhe priftin 10 monedha ari - Shperblim per fshatrat e Borshi , Terbaci, Vranishti dhe Kallarati me nga 32 monedha ari
Firmosin ;
- Jani Spiro ( Toger )
- Kostantin Kasneci (si paria e Himares)
- Himare 29 Qershor 1794.
Pra te nderuar miq , banoret rreth maleve te vetetimes (Cikes) , luftonin bashke kunder pushtuesve. bile edhe kur nje pjese filluan te ktheheshin ne myslimane vazhdonin te ruanin vellazerine duke luftuar bashke festuar bashke dhe lidhur miqesi e krushqi me njeri tjetrin. Spiro Milo erdhi me nje grup mercenaresh duke demtuar vellazerine ne emer te helenizmit edhe pse vete rrihte gjoksin se familja e tij ishte ardhur nga Kruja e Skanderbegut.
Eshte injorance qe disa mbetje mercenaresh ti kendojne ketij krimineli te kombit qe shkaterroi harmonine dhe bashkejetesen midis vellezerve te nje gjaku.
Nga Achille Teti