Hanë mish njeriu dhe përdorin kafkat si enë gatimi, brenda fiseve të fundit kanibale në botë
Të festosh me kufoma të pavarrosura, të përdorësh kafka si enë gatimi dhe të hash mish njeriu si pjesë e ritualeve të magjisë së errët. Këto janë vetëm disa nga praktikat që kryhen ende nga fiset e mbetura kanibale në botë.
Fise të tilla shpesh banojnë në cepa të harruar të botës që kanë mbetur kryesisht të paprekura nga qytetërimi modern, dhe kështu kanë qenë të mbrojtura nga ndikimet e jashtme.
Si rezultat, mënyrat dhe traditat e tyre mund të datojnë mijëra vjet më parë dhe janë aq shumë të shkëputura nga tonat, sa duken pothuajse të huaja.
Ndoshta për këtë arsye shkencëtarët dhe eksploruesit kanë qenë prej kohësh të magjepsur me fiset e largëta të botës dhe ato kanibale.
Shumë prej tyre kanë rrezikuar jetën dhe gjymtyrët për t’u afruar me grupe të tilla, në disa raste me pasoja tragjike.
MailOnline ka ekspluar së fundmi përmes imazheve disa nga fiset kanibale të botës.
Aghorët – Me bazë në qytetin verior indian të Varanasit, Aghorët njihen si ‘kulti i kanibalit’ më i frikshëm në Indi dhe Nepal. Ata kanë zgjedhur Varanasin si shtëpinë e tyre për shkak të vendndodhjes së tij, në brigjet e lumit Ganges. Me rreth 2000 tempuj që rreshtojnë rrugët e tij, qyteti është një vend i shenjtë.
Pelegrinët Hundu udhëtojnë nga larg për t’u larë në ujërat e shenjta të lumit, për të kryer ritet e varrimit dhe në disa raste për të udhëtuar atje për të vdekur.
Aghorët praktikojnë një sekt të vogël dhe ekstrem të hinduizmit, i njohur për praktikën e ngrënies së mishit të njeriut dhe përdorimit të mbetjeve njerëzore në ritualet e tij.
Asmati – Fisi Asmat është një grup etnik që jeton në Guinenë e Re, duke u shtrirë në 10,000 milje katror të xhunglës në provincën e Papuas Jugore të Indonezisë. Ata u ndeshën për herë të parë nga evropianët kur holandezët i takuan në 1623. Megjithatë ata mbetën pothuajse tërësisht të izoluar nga grupet e tjera etnike deri në vitet 1950, kur ranë në kontakt më të rregullt me të huajt.
Deri atëherë, dihej mirë se fisi shpesh i kompletuar me bojë fytyre, mbulesa koke dhe shtiza ishin gjuetarë dhe kanibalë. Fiset Asmat ishin gjuetarë të egër koke. Ata kanë bërë skulptura mahnitëse prej druri të lyera me gjakun e atyre që kanë vrarë si dhe zotërojnë kafka të dekoruara.
Këto ata i kanë mbledhur nga armiqtë pasi ua kishin ngrënë trurin në një ritual të shenjtë që ata besonin se do t’u jepte atyre fuqinë e të vdekurve. Mënyra e tyre e etur për gjak rrotullohej rreth sulmeve të pafundme hakmarrëse kundër fshatrave fqinjë. Sa herë që vritej një pjesëtar i fisit, ai duhej të hakmerrej duke marrë kafkën e një armiku qoftë burrë, grua apo fëmijë. Kafkat e viktimave të tyre besohet se përdoren si enë gatimi apo gota për të pirë ujë.
Korowai – Ashtu si Asmatët, edhe Korowai vijnë nga Papua e Indonezisë, por të vendosur në Papuan juglindore dhe kryesisht në rajonet malore. Ata numërojnë rreth 4,400 njerëz dhe nuk ishin në dijeni të ekzistencës së njerëzve të tjerë përveç tyre deri në fund të viteve 1970.
Shumica e anëtarëve të fisit Korowai jetojnë në shtëpi të ndërtuara në pemë në territorin e tyre të izoluar pyjor, por disa janë zhvendosur në fshatra që nga vitet 1980. Që kur u zbuluan, fisi është përfolur si kanibalë që jetojnë në shtëpi në majë të pemëve.
Sentinezët – Me shigjetat e tyre helmuese, thikat, shtizat, shkopinjtë, sëpatat dhe shkëmbinjtë, Sentinelezët janë një popull që ndoshta i përshtatet më së miri imazhit që shumica kanë për një fis të largët dhe të izoluar. Në fakt, fisi Sentineles me prejardhje nga ishulli i vogël i Sentinelit të Veriut në Gjirin e Bengalit është bërë i njohur si fisi i fundit i Epokës së Gurit në botë dhe mbetet një nga pak “popujt e pakontaktuar” të mbetur në botë.
Kjo do të thotë se ne dimë shumë pak për gjuhën, kulturën, sistemin e tyre të besimit apo edhe sa prej tyre janë të gjallë sot. Ajo që ne dimë është se ata kanë jetuar të lumtur dhe kryesisht të shëndetshëm në ishullin e tyre të vogël prej 20 milje katrorë për të paktën 30,000 vjet dhe ndoshta edhe më gjatë.