“Hajde, u pafshim”, publikohet një audio-inqizim i ri i Mimoza Kusarit dhe Radojçiqit – Ja për çka koordinohen
Sot nga gazeta Paparaci ka publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radojçiq, shkruan Periskopi.
Biseda ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.
Në përgjimet e publikuara Milan Radojiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë e informonte Mimoza Kusari-Lilën. Një përgjim mes Radoiçiqit dhe Kusari-Lilës dëshmon përpjekjen e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me shefin faktik të Listës Serbe.