Gjyshi i Edi Ramës kishte rrëmbyer gjyshën e tij dhe kishin fjetur 6 muaj në hotel të fshehur?!
Kryeministri Edi Rama i ftuar në E Diell kohë më parë ka zbuluar detaje të paditura më parë për jetën e tij dhe të gjyshërve.
I pyetur nga moderatori Edi Manushi, Rama tregoi historinë e pabesueshme të gjyshërve të tij, si u njohën dhe vështirësitë që kaluan për të qenë bashkë.
“Gjyshi im ishte i lidhur me lëvizjen për hapjen e shkollave, kur gjyshi im do bënte studimet e larta, dhe shkoi në Itali. Dhe kur zbret nga anija me një veturë Alfa Romeo, dhe aty i ati kuptoi që gjithë paratë i kishte bërë rrush e kumbulla, dhe nxehet dhe i thotë s’ke punë më me mua. Ai mbeti në Durrës.
Ai ishte i apasionuar pas veturave, dhe kujdesej për të gjitha makineritë e Bashkisë së Durrësit. Vjen festa kombëtare, Naltmadhënia bën atë ritualin e festës dhe priste të gjithë VIP-at. Ia merr kryetari i Bashkisë me atë makinë dhe Naltmadhënia i bërtet dhe i thotë kështu harxhohen paratë e taksave?
Kryetari i Bashkisë i thotë që Naltmadhëni nuk është makina ime por e shoferit tim. Dhe Ahmet Zogu e sheh dhe i thotë ok nga tani e tutje do jesh shoferi im me atë makinë. Në një nga ata daljet sheh dhe fiksohet pas gjyshes dhe kështu duke i bërë serenata. Po familja nuk e pranonte në asnjë mënyrë. Gjyshi e rrëmben gjyshen me Alfa Romeo nga Shkodra në Durrës. Gjyshja i thotë pa u martuar nuk futem në shtëpinë tënde. Kështu kanë qëndruar 6 muaj në hotel në Durrës. Emrin e pagëzimit e kam Paulin,” tha Rama.