Gjuhëtari i njohur, Seit Mansaku: PSE KA KAQ SHUMË EMRA SLLAVË NË SHQIPËRI?!
Gjuhëtari i njohur, Seit Mansaku, i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga duke sjellë shembuj konkretë tregoi se përse në Shqipëri ka kaq shumë emra sllavë.
Historiani i gjuhës u shpreh se, pavarësisht se sllavishtja nuk arriti ta transformojë gjuhën shqipe, ajo la gjurmët e saj në toponimi.
“Sllavët erdhën në Shqipëri nga shekulli i VII-të dhe është fakt që kanë qëndruar jo pak kohë në viset shqiptare dhe kanë lënë shumë gjurmë në onomastikë, toponimi. Sllavishtja nuk arriti ta transformojë gjuhën shqipe, por la gjurmët e saj në toponimi.
Për shembull: Zadrimë është emër sllav. Disa dijetarë patën bërë punime që tregonin se sllavët kudo që shkonin përpiqeshin t’i zëvendësonin emrat vendas me emrat e tyre në gjuhën sllave.
Zadrimë ishte Tejdrini (Tej Drinit) Ose Zagori-Tejmali (Tej malit). Guri i Kamjes (Kamjen në sllavisht do të thotë gur.) në shqip është bërë Guri i Gurit”, u shpreh profesor Mansaku./dritare.tv