Gjuha shqipe, mes tri gjuhëve të huaja më të folura në shtetin e Zvicrë, i’a kalon edhe gjuhës angleze!
Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka publikuar të dhënat më të reja mbi gjendjen e gjuhëve në shtetin e Zvicrës, konkretisht përhapjen e gjuhëve që fliten në këtë vend, që nga viti 2010 deri 2020.
Nga broshura përkatëse që ka publikuar BFS, është konstatuar përqindja e folësve të gjuhëve të huaja në Zvicër, e cila është në raport të drejtpërdrejtë me rritjen apo ndryshimin e popullsisë së huaj në këtë vend.
Gjuhët jokombëtare më të folura ishin gjuhët ballkanike në vitin 2000, siç janë: gjuha serbe, kroate dhe ajo shqipe. Megjithatë, në 2020 gjuha angleze ishte në krye (6.7%), krahas gjuhës portugeze që ishte (3.5%), gjuhës shqipe (2.8%) dhe gjuhës spanjolle (2.4%), kurse gjuha boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze përbënin të gjithën (2.4%).
Gjuha angleze si zakonisht që nga dekadat e para e deri me tani vazhdimisht gëzon rritje të folësve të saj, ku shkon (2.2%), poashtu dhe gjuha portugeze me (0.5%).
Në zonën germano-folëse thuhet se (6.5%) gjuhën angleze e kanë gjuhë kryesore nga mosha 15 vjeç e më lart, mandej gjuha shqipe e dyta me (3.2%), si dhe gjuha kroate, serbe, boshnjake dhe malazez bashkarisht me (2.8%). Kurse sa i përket zonës frankofone, gjuha shqipe zë vendin e katërt me (2.2%), pas gjuhës angleze, portugeze dhe spanjole.
Ndërsa në zonën italian-folëse, gjuha shqipe zë vendin e pestë, pas gjuhës angleze, portugeze, spanjole dhe gjuhëve ballkanike./Katror.info