Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të vërtetën
Gjuha jonë e folur nuk dihet që nga cili vit daton, por disa dokumente që na vijnë edhe sot e kësaj dite, mund të themi me gojën plot se as vitin në të cilin ajo ka filluar të shkruhet nuk mund ta themi.
Në Kretë është gjetur një objekt sa misterioz aq edhe domethënës, sidomos për popullsinë që jeton në veri të Greqisë, arvanitasit. Objekti quhet Disku i Festos dhe sot ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit të Kretës, u gjet nga arkeologu italian Luigi Pernier, më 3.7.1908, gjatë gërmimeve në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në periudhën kohore 1850 – 1600 p.e.r.
Është një disk qeramike me diametër 158-165 dhe trashësi 16-21 milimetra dhe konsiderohet, nga vendi ku u gjet, se ruhej në arkivin e këtij pallati.
Niko Stillo ka organizuar një studim të gjatë për sa i përket këtij objeti dhe vlerës që ai ka.
“Për Feston, shkurt do të themi se ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Kretës minoike gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.r., dhe sot është qendër (hapësirë) e shkëlqyer arkeologjike.
Për emrin e tij, që konsiderohet paragrek dhe nuk ekziston asnjë shpjegim, unë besoj se e ka marrë nga hyu Ifestos Ιfaistos,Ήφαιστος) me lënien jashtë (rënien) të germës nistore I (Η). Historiani Diodor Siqelioti apo Diodori nga Sicilia (5,78), themelues të Festos konsideron Minosin dhe te Homeri emrin e tij e gjejmë te Iliada (Kënga 2, vargu 648) dhe te Odisea(Kënga 3, vargu 296).
Sipas arkeologëve, epoka minoike fillon më 2.600 p.e.r. dhe pallati parë i Festos u ndërtua rreth vitit 2.000 p.e.r. me argolitodomi (αργολιθοδομή1), siç e quajnë, domethënë me ndërtim muresh prej gurësh pa asnjë përpunim.
Ky pallat u shkatërrua nga tërmeti rreth vitit 1730 p.e.r., dhe mbi gërmadhat e tij u ndërtua më madhështor, ku dhe ai u rrënua nga zjarri rreth vitit 1600 p.e.r.
Ndërkohë, me metodat e reja të matjes së vjetërsisë së objekteve, datohet dhe prodhimi i diskut, shpëtimi i të cilit konsiderohet fatmirësi në fatkeqësi, se u ruajt pas një pjekjeje në një temperaturë shumë të lartë gjatë zjarrit, që dogji pallatin e Festos.
Studiuesit që u morën me të na thonë se konsiderohet monumenti i parë i tipografisë (i shtypshkrimit), se teksti u shtyp apo më mirë u vulos në dy pllaka prej argjile të njomë, të cilat në vijim u ngjitën në një.
Mbi të gjitha na thonë edhe se është unik për sa i përket mënyrës së grafisë (shkrimit) dhe simboleve të veta; ndërsa qëllimi i ndërtimit të tij dhe prodhuesi i tij, konsiderohen një nga misteret e shumta të arkeologjisë.
Ngaqë besoj se këta studiues nuk janë marrë dhe aq shumë me këtë temë, po jap dhe paraqitjet e lashta vijuese, ku kemi dhe dy nga simbolet e Diskut të Festos, nga ku mund të them se mëtimi që këto simbole nuk janë gjetur asgjëkund, nuk është i saktë.
Në të parën e këtyre paraqitjeve, ku kemi një monedhë nga Kerkyra (Korfuzi), të quajtur dhe ndryshe ishulli i Epirit, siç shikojmë ekziston dhe simboli, të cilin te Disku i Festos e gjejmë madje katër herë të shkruar.
Në paraqitjen e dytë, ku kemi një hajmali të besimit (fesë) të quajtur në latinisht të Abrax-it, në qendër të mbishkrimit që mban Abrax-i, kemi dhe simbolin, që e gjejmë dhe te Disku i Festos dhe madje dy herë të shkruar.
Lidhjen e Kerkyrës së stërlashtë me gjuhën arvanitase dhe në përgjithësi me gjuhën e shqiptarëve, e gjejmë në historinë e këtij ishulli, gjersa sipas shkrimeve historike, para vendosjes së të quajturve kolonë të parë grekë nga Eritrea e Eubesë në shek. e 8 apo të 9 p.e.r., banohej nga ilirë.
Për të vërtetuar origjinën arvanitase të trupit të njeriut me kokëkëndesi, një figurë fantastike, zgjodha dhe hajmalinë e dytë të këtij besimi të karakterizuar nga të krishterët e sotëm satanik dhe i mallkuar, ku siç shikojmë, kemi të shkruar me alfabetin grek emrin arvanitas ΒΡΑCA (ΒΡΑΣΑ,Vrasa), që do të thotë vrasës.
Gjatë kërkimit për më shumë të dhëna, zgjodha dhe paraqitjen e mëposhtme, ku për burrin me këndesin në mburojë kemi emrin ΤΥΔΥΣ (TYDHYS).
Për TYDHYS-in, që nëgreqisht e quajnë Tidheus (Τυδεύς), na është e njohur se ishte bir i Oineas (Οινέα), mbretit të Etolisë (Αιτωλίας), që ishte një vend në bregdetin e Detit Jon. Ndërsa shpjegimin se përse mori emërtimin Vrasa (Βράσα) apo Vrasës, e gjejmë te Apollodori, ku lexojmë:
- “Kur Tidheu (Tideu) u rrit dhe u bë një djalë trim, u internua,
- sepse vrau, siç thonë, vëllain e Oineas Alkanthin, apo siç thotë
- autori i Alkmeonidës, ngaqë vrau bijtë e Melanosi), Fineun,
- Eurilaun, Yperlaun, Antiokun, Eumidin, Sternopin, Ksanthipin dhe
- Stenelaun, që komplotonin kundër Oineas, apo më në fund, siç
- thotë Ferekidisi, se vrau vetë vëllanë e tij, Olenian. Dhe meqë
- Agriosi (Egri) hapi gjyq kundër tij, u strehua në Argos pranë
- Adrastit (Άδραστο)… (Apoll. VIII. 5).
Ngaqë te monedha nga Kerkyra me simbolin, nga ana tjetër kemi lopën që i jep qumësht viçit të vogël, simbol që e gjejmë në më të shumtat e monedhave të të quajturave koloni të saj, domethënë të Apollonisë dhe Epidamnit apo Dyrrahit të mëvonshëm, zgjodha dhe dystatirët e argjendtë të mëpasshëm nga Karistoja (Κάρυστο) e Eubesë, te të cilët kemi po të njëjtën paraqitje.
Duke ditur se edhe sot në Karisto flasin arvanitisht, dhe duke marrë këndesin, apo gjelin apo kokoshin, që gjendet në anën tjetër te të dy këto monedha, si simbol etnik i banorëve të Karistos, atëherë do të mund të thosha se alfabeti, të cilin e kemi të shkruar te shishja e bojës e mëposhtme në formë këndesi, nëse nuk është alfabeti i stërlashtë i Karistos, të paktën është alfabet që mund ta përdorte dhe kyqytet i lashtë.
Shishja e bojës e Viterbos Ky objekt qeramike, i tipit të famshëm të qeramikës së teknologjisë “bucchero”, që është karakteristik për ngjyrën e zezë të ndritshme dhe për paretet e holla, është gjetur në Viterbo të Tirrenisë dhe kronologjizohet i shek. të 7 p.e.r. dhe sot ndodhet në Metropolitan Museum of Art të Nju-Jorkut.
Teksti i Diskut të Festos, i cili është shkruar në radhë (trajtë) helikoidale (spirale) mefigura simbole,fillon nga të dyja anët në qendër dhe shkon për nga jashtë, në një mënyrë gra fie si e sotmja, domethënë me shkrim me drejtim nga e majta në të djathtë.
Vërtetimin e kësaj mënyre shkrimi, e kemi shumë mirë te të gjashtë simbolet me paraqitje njerëzish:ku siç shikojmë se të gjitha shohin për nga e djathta.
Për vulosje janë përdorur në tërësi 46 vula me simbole figura të ndryshme dhe në shumatore me to kemi 241 vulosje, 123 në të quajturën nga unë ana e parë dhe 118 te tjetra.
Ngaqë numri i këtyre 46 simboleve apo figurave, që secila shqiptohet si dhe tingulli i asaj që pasqyrohet, nuk ishte i mjaftueshëm për të dhënë gjuhën arvanitase, krijuesi i këtij alfabeti, me katër nga këto simbole, plotësoi edhe 7 të tjera me të kthyer në vulosje apo në grafi në e figurës së tyre, duke bërë në tërësi (shumatore) simbolet apo shkronjat e tij 53.
Të katër këto simbole janë:të cilat të shkruara i gjejmë dhe Te tabela e mëparshme, të cilin unë e quaj tabelë e alfabetit të Diskut të Festos, jap të gjitha ato simbole me radhën që i gjemë, duke marrë si të parë anën e sipërpërmendur, duke i shtuar madje edhe një shtyllë, ku jap dhe se sa herë secilin nga këto simbole e kemi të shkruar në tërësi.
Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht, nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur.
Ndërmjet tyre, që janë jashtëzakonisht të shumta, gjeta dhe një, i cili edhe ai ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodh”.
Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë me emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von Elbassan”.
Emërtimin “Alfabeti i Elbasanit” e ka marrë se Elbasani është vendi ku është gjetur apo më mirë është ruajtur. Gjermani Johann Georg von Hahn, që u përket studiuesve të mirë në lëmenjtë e kërkimeve të gjuhës, folklorit dhe gjeogra fisë të shekullit të mëparshëm, këtij alfabeti i kushton një kapitull të tërë te libri i ‘Albanesische Studien’ ‘’ /