Gazetari kroat e bën shqiponjën në emision dhe përshëndet njësitë speciale, krerët e UÇK-së dhe Kurtin

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, i cili edhe drejton emisionin “Bujica” të premten ia ka kushtuar zhvillimeve në Kosovë dhe sulmit të 24 shtatorit.

Bujanec në një moment gjatë emisionit e ka bërë shqiponjën, ndërkohë që ka përshëndetur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, e kryeministrin Albin Kurti.

“Vëllai me vëlla, shqiptari me kroat”, ka thënë Bujanec.

Të ftuar në emision e ka pasur Tom Kaçinarin, i cili edhe i ka dhuruar një konjak “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Kaçinari ka deklaruar se Vuçiq e ka orgnaizuar sulmin e 24 shtatorit dhe sipas tij, presidenti serb po investon edhe para të pista në Kroaci.

VIDEO nga minuta e 56.

 

Scroll to Top