Gazeta Amerikane ,The Minneapolis Journal: Nxënësit në Salesi afër Athines,nuk kuptonin asnjë fjalë në greqisht!
Gazeta “The Journal Junior”, shtojca ditore e “The Minneapolis Journal”, më 31 gusht 1901 ka botuar një artikull për Greqinë dhe shqiptarët.Por, në artikull ceket se nxënësit nuk kuptonin asnjë fjalë në greqisht, që ishte gjuhë e huaj për ta,ky është rast më i rrallë meqë greqishtja nuk njihej fare dhe atë afër kryeqytetit të shtetit.
Në këtë artikull thuhet se korrespondenti ka vërejtur një ngjarje “kureshtare”, 12 milje (19.3 kilometra) larg nga Athina.
Fala është për fshatin Salesi dhe mësuesen që ishte caktuar të jepte mësim aty. Por, në artikull ceket se nxënësit nuk kuptonin asnjë fjalë në greqisht, që ishte gjuhë e huaj për ta. Prandaj, ajo njofton autoritetet që të dërgojnë përkthyesin për ta “shpëtuar” atë!
Në shkrim thuhet se është gjë e rëndomtë në Greqi që në fshatra të flitet veç shqipja, porse ky është rast më i rrallë meqë greqishtja nuk njihej fare dhe atë afër kryeqytetit të shtetit.