FOTOT: Vesh më vesh me “armiqtë” e Doktorit, Monika dhe deputetët besnikë “tradhtojnë” Berishën
Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur dje një pritje për trupën diplomatike. Ai ka ftuar në këtë pritje edhe opozitën. Mes tyre, me përjashtim të Ilir Metës, ka qenë pothuajse gjithë Partia e Lirisë, me Monika Kryemadhin në krye.
Nga PD zyrtare ka qenë Lulzim Basha, por nuk ka munguar as Tritan Shehu dhe Ervin Salianji.
Ajo që shihet nga fotot, është që të gjithë janë shfaqur vesh më vesh me “armiqtë” e Doktorit, nga takimi i përzemërt me përfaqësuesin e Ambasadës amerikane, tek ato me presidentin Begaj apo ministrin Igli Hasani.