Fotografitë e restaurimeve të mahnitshme të kullave dhe shtëpive historike gjatë vitit 2023 në Kosovë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku, ka ndarë me publikun përparimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që po jepet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ai ka publikuar një seri imazhesh të kullave dhe shtëpive historike që janë restauruar gjatë vitit 2023 në Kosovë, duke nënvizuar përkushtimin e tij për kujdesin dhe vlerësimin e thesarëve kulturore të vendit.
“Për trashëgiminë tonë kulturore”, shkroi Hajrulla Çeku në mbishkrimin e këtyre fotografive, që japin një pasqyrë të punës dhe investimit të bërë nga MKRS.
Imazhet tregojnë një transformim të mahnitshëm të disa objekteve, ku ndër to janë edhe: Kulla e Ministerit në Pejë, shtëpia-muze e familjes Sokoli në Prizren, Hani i Haraçisë në Gjakovë, e të tjera.
Viti 2023 duket se ka shënuar një hap pozitiv për të ndihmuar në rivitalizimin e monumenteve të rëndësishme që dëshmojnë për historinë dhe identitetin e Kosovës. /Telegrafi/