FOTO: Veprimi i fundit i Xhensila Myrtezaj, konfirmon ndarjen nga Bes Kallaku?
Prej disa javësh këngëtarja Xhensila Myfrtezaj dhe Bes Kallaku janë në qendër të vëmdjes së medias rozë, për shkak të lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe dy fëmijë, Akja dhe Amen.
Ndonëse çifti kanë vendosur që të heshtin në lidhje me këto aludime, së fundmi këngëtarja i ka nxitur akoma më shumë zërat për ndarje.
Xhensila ka postuar në InstaStory një video duke kënduar në makinë, ndërsa krahas saj shkruan: “Mjafton të ketë Diell, Ajk dhe Amen”, duke mos përmendur as emrin e bashkëshortit të saj.
Kujtojmë se çifti më i përfolur i “showbizz”-it përfliten se ka nisur procedurat e divorcit.
Dyshimet se martesa e tyre është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.
Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.