Florjan Binaj: Edhe Jezu Krishti të vijë këtu, shqiptarët nuk do i besojnë! Komenti juaj?
Aktori dhe moderatori Florjan Binaj, është shprehur se me politikën dhe politikanët që vendi ynë po përballet është krijuar një frymë mosbesimi. I ftuar në “Opinion”, Binaj tha se në vendin tonë edhe Jezu Krishti të vijë, shqiptarët nuk do i besojnë.
Teksa ishte duke folur për Lëvizjen “Shqipëria Bëhet” Binaj theksoi se në këtë lëvizje ka njerës të cilët kanë dhënë kontrubutin e tyre në shoqëi.
“Është plotësisht e drejtë ajo mosbesia që është gjithandej lart e poshtë për këtë vend. Fakti që ne po themi të njëjtat gjëra që kanë thënë dhe ata para nesh është fakti që ata i kanë thënë dhe nuk i kanë bërë. Se politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë. Këtu edhe Jezu Krishti të vijë nuk i besojnë, e marrin nëpër këmbë, e çojnë andej këndej, e bëjnë për budalla e këtej me radhë.
Ne secili kemi mbi 1 dekadë përvojë. Unë kam gati 20 vite përvojë kontribut në fushën time, Edlira po ashtu më shumë se 20 vite në fushën e saj, Adriatiku gati 20 vite në fushën e tij… Ne kemi bërë këtë dhe po vijmë në këtë pikë. Gjithë pjesa tjetër që po na krahasojnë dhe po na venë në peshore e kanë filluar nga kjo pika e fundit dhe e kanë bërë karrierën mbrapa”, tha Binaj.