Fjalori greqisht – shqip i vitit 1809

Gjuha shqipe dokumentohet qysh në shekullin XV, pra periudhën e Skënderbeut, kur prifti dhe miku i tij Pal Engjëlli shkruan formulën e pagëzimit. Në dukje një formulë e thjeshtë, veç në një fjali me dy rreshta, ajo do të kthehet në bazën e studimit të historisë së gjuhësisë shqiptare.

Një tjetër dokument që vjen pas tij është fjalorthi i Arnold Von Harf. Ky ishte udhëtar gjerman dhe për nevojat e tij në komunikim, përpiloi një fjalor të tillë.

Pastaj “Meshari” i dom Buzukut e të tjerë dokumente e libra dëshmojnë se gjuha shqipe nuk ishte gjuhë që lindi dhe ekzistoi vonë, por ishte gjuhë aq e lashtë, sa në asnjë mënyrë nuk mund të na lërë ne në fatin e historisë si “njerëz pa identitet”.

Ndërkohë që shekulli XIX kishte ardhur bashkë me ndryshime të shumtë, kishte kohë qysh kur shqiptparët qenë vendosur në ishujt e Greqisë së sotshme, fillimisht me rolin ushtarak. Ata kishin krijuar regjinimentin shqiptar “Gjuajtësit e Orientit”, dhe me shumë mundësi, kjo ka qenë një shtysë në krijimin e gjenezës së zgjimit kombëtar.

Vitet kur “Gjuajtësit e Orientit” ishin më aktiv se kurrë, si për çudi përkojnë me një prirje të veçantë për kultivimin e gjuhës shqipe në shkollat e shqiptarëve të Korfuzit. Sipas studimeve, kjo prirje u frymëzua nga fama e revolucionit Francez dhe ndikimi i tij në gjithë fushat e artit e kulturës.

Kjo periudhë la disa fjalorë e punime të thjeshtë shkencore e filologjike, prej të cilave besoj se vlejnë të përmenden ata të Kundoriotit, A.Vretos,G.Rucadhit dhe mbi të gjitha fjalorin e mirënjohur Greqisht-Shqip të Marko Boçarit.

Fjalori i Marko Boçarit përbëhet nga 111 faqe dhe përmban 1494 fjalë shqip dhe 1701 fjalë greke. Akoma edhe sot ruhet origjinali i tij, ku sipas të dhënave bibliografike është në Bibliotekën Kombëtare të Parisit si dhuratë që konsulli Pouqevill i bëri popullit të tij. Ky qe fjalori që i erdhi në ndihmë edhe vetë konsullit për të hartuar një tjetër fjalor, edhe ai mjaft i njohur: Fjalorin grëngjisht – shqip i cili përmban 440 fjalë. Edhe ky, njëlloj si ai i Boçarit gjendet në Paris.

Me sa duket, dëshmitë më të qarta të identitetit tonë nuk janë “këtu me ne”, prandaj, mos ndoshta Ministria e Kulturës duhet të fillojë një projekt për t’ia rrikthyer ato dëshmi “zotërve të saj të vërtetë”?/ZgjohuShqiptar.info

Scroll to Top