FJALËT E FJALORIT GREK QË U HUAZUAN NGA NJË GJUHË PARAGREKE, PELLAZGJIKJA, E QË ETIMOLOGJIA E TYRE NUK SHPJEGOHET DOT NË GREQISHT POR MARRIN KUPTIM TË DREJPERDREJT NË GJUHEN SHQIPE.

PJES NGA STUDIMI I AUTORIT A. J. VAN WINDEKENS.

  • Thonë se gjuha pellazgjike nuk ekzistonte (gënjejnë).
  • Thonë se prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët e shpikën Rilindasit (gënjejnë).
  • Thonë se pellazgjishtja nuk ishte gjuhë indoeuropiane (gënjejnë).
  • Thonë se greqishtja nuk ka huazuar fjalë nga pellazgjishtja paragreke (gënjejnë).

Por… studimet që thonë të kundërtat e këtyre pak tentativave të përmendura, që hidhen në qarkullim për të shuar konceptin e lidhjes së shqipes (si një gjuhë shumë e lashtë indoeuropiane – shkencërisht e vërtetuar) me pellazgjishten, do arrijnë ta vërtetojnë një ditë qartësisht këtë lidhje.

Sepse shqipja ishte gjuha paragreke e cila flitej në këtë hapësirë, qysh para ngjizjes së gjuhës greke. Studimi i mëposhtëm trajton pikërisht këtë linjë logjike: fjalët e fjalorit grek që u huazuan nga një gjuhë paragreke, pellazgjikja, e që etimologjia e tyre nuk shpjegohet dot në greqisht.

  • A. J. VAN WINDEKENS.
  • PELLAZGJIKJA.
  • STUDIM MBI NJË GJUHË INDOEUROPIANE PARAHELENIKE.

(Louvain, Publications Universitaires, 1952)

Ka një hipotezë të pranuar përgjithësisht se një numër elementësh jogrekë, të fjalorit grek, datojnë që nga koha kur fiset helene hynë për herë të parë në zonën e Egjeut dhe filluan të huazojnë tipare të kulturës nga populli që ata gjetën të vendosur tashmë atje. Gjysmë shekulli më parë, studiuesit folën për një gjuhë “mesdhetare” paragreke, jo greke, nga e cila grekët supozohej të kishin përfituar fjalët θάλασσα, λαβύρινθος, πλίνθος [thálassa, lavýrinthos, plínthos / det, labirint, tulla] dhe shumë fjalë të tjera. Kohët e fundit, janë gjetur etimologjitë indoeuropiane për një numër fjalësh të supozuara “mesdhetare” dhe ka pasur disa teorizime për një gjuhë protoindoeuropiane që mund të jetë folur nga grupe të caktuara në Greqi, përpara se të vinin grekët. Madje, ekstremistët kanë arritur deri në mohimin e ekzistencës së një gjuhe “mesdhetare” dhe kanë këmbëngulur se i vetmi paraardhës i greqishtes në Greqi ishte një gjuhë indoeuropiane.

Tani, “mesdhetarja” mund të rezultojë të jetë një gjuhë mitike, por përpara se hipoteza indoeuropiane në formën e saj më radikale të pranohet, do të jetë e nevojshme të gjendet një vend për Eteo-qiprioten dhe gjuhën e çuditshme të Praisosit në Kretë, dhe “Minoikja” duhet të identifikohet (ose më mirë, dy gjuhët e ndryshme, njëra prej të cilave qëndron në themel të Linearit A dhe tjetra të Linearit B.

Për fat të mirë, profesori A. J. Van Windekens, autori i monografisë që shqyrtohet këtu, nuk është ekstremist. Eseja e tij mbi “pellazgjishten”, një gjuhë hipotetike parahelenike indoeuropiane, është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe shumë bindëse. Metoda e tij ka qenë përzgjedhja nga fjalori greqisht I një numri të kufizuar fjalësh për të cilat nuk ka asnjë etimologji të dukshme. Falë një studimi dhe një analize të kujdesshme të këtyre fjalëve, ka qenë e mundur të dallohen modele të rregullta të ndryshimit fonetik të cilat lejojnë shndërrimin e këtij fjalori të përzgjedhur në forma të dallueshme indoeuropiane. Sipas asaj që ai vetë shkruan: “Kjo vepër ka lindur nga bindja . . . se fjalori grek, faktikisht, përfshin fjalë pa etimologji, ku si prapashtesat ashtu edhe rrënjët e tyre, mund të shpjegohen me indoevropianishten, nëse do të zbatonim rregulla fonetike të ndryshme nga ato që rregullojnë interpretimin etimologjik të fjalëve të vërteta greke.”

Rezultati përfundimtar i këtij procesi mund të ilustrohet me disa shembuj të dukshëm: πηλός [pilós] mund të lidhet me I-E “bel- (baltë); πύργος [pýrgos] dhe Πέργαμος [Pérgamos] me fjalë si “burg”, “berg” dhe I-E *bheregh- (i lartë); τύρσις [týrsis] dhe turris me I-E *derk- dhe δέρκομαι [dérkomai].

Van Windekens arrin në përfundimin se fonetikisht dhe morfologjikisht “pellazgjishtja” ishte një gjuhë me origjinë indoeuropiane. Ai do t’i njihte si fjalë të kësaj gjuhe, fjalët “labyrinth”, “terebinth” dhe të afërta që shfaqin mbaresat -nth si prapashtesa.

Shumë prej fjalëve “pellazge” janë emra kafshësh, bimësh, mineralesh dhe objektesh materiale që grekët do t’i përvetësonin natyrshëm pas mbërritjes së tyre. Ka edhe shumë emra vendesh që ai beson se grekët i kanë marrë nga “pellazgjishtja”. Midis tyre janë Argos, Pergamos, Pindos dhe Olympos.

Lista e fjalëve “pellazge” e Van Windekens-it nuk përfshin të gjitha fjalët që dikur mendohej se ishin me origjinë “mesdhetare”, dhe ai në asnjë moment nuk këmbëngul se asnjë gjuhë tjetër përveç “pellazgjishtes” nuk mund të jetë folur në Greqi përpara se të vinin grekët. Natyrisht, është e mundur, që në fund të fundit, fjalë të tjera “mesdhetare” të mund të shfaqen si “pellazge” ose që etimologji orientale (sumerike, semite, hurriane) të gjenden për të tjerat. Aktualisht, duhet të nxirret përfundimi se, duke përjashtuar disa kundërshtime që gjuhëtarët janë të detyruar të ngrenë, hipoteza e Van Windekens është e arsyeshme. Me pak fat, një ditë mund të zbulojmë se “pellazgjishtja” ekzistonte vërtetë.

Marr nga FB: Thënie për shqiptarët

@followers

Burimi:

  • American Journal of Philology 1954-04: Volume 75, Issue 2.
  • American Journal of Philology 1954-04: Vol 75 Iss 2
  • Publication date 1954-04
  • Topics Classical Studies, History, Linguistics, Literature, Scholarly Journals, microfilm
  • Publisher Johns Hopkins University Press
  • Collection pub_american-journal-of-philology; sim_microfilm; periodicals
  • Contributor Internet Archive
  • Language English; Ancient Greek
  • Volume 75
  • American Journal of Philology 1954-04: Volume 75, Issue 2.
  • Digitized from IA1533302-07.
  • Previous issue: sim_american-journal-of-philology_1954-01_75_1.
  • Next issue: sim_american-journal-of-philology_1954-07_75_3.
  • Adaptive_ocr true
  • Addeddate 2021-05-28 15:47:28
  • Auditor associate-rhegrace-oplas@archive.org
  • Betterpdf true
  • Boxid IA1533302
  • Canister IA1533302-07
  • Contrast_max 245
  • Contrast_min 88
  • Copies 4
  • Derive_version 0.0.19
  • Foldoutcount 0
  • Identifier sim_american-journal-of-philology_1954-04_75_2

Libri i plot dixhital:

https://archive.org/…/sim_american-journal-of-philology…

Scroll to Top