Fjala Valto, nuk rrjedh nga sllavishtja, por nga shqipja (ilirishtja)
Agron Dalipaj
VALTO (gr.βαλτός; shq. baltë).
Për fjalën valtos të gr., Babinjioti (ELNEG 254) është kategorik se është e prejardhur prej sllav. ▪︎[blato], por nuk jep një motivim etimologjik.
Çabej (SE II 144) shkruan se “përqasja e saj me rrënjët indeuropiane duket e vështirë”. Topalli (FEGS 164), duke pranuar mendimin e pararendësve të tij, e pranon si një fjalë e trashëguar. Të gjithë autorët e huaj që janë marrë me këtë fjalë nuk kanë arritur të japin një etimologji konkrete dhe nuk janë futur brenda fjalës.
E vërteta e fjalës qëndron brenda fjalës dhe shqipja e motivon atë thjeshtësisht:
Përsa balta është një material i lakueshëm e i lujtshëm për shkak të plasticitetit të saj dhe mund ti japim çdo formë që duam, etimologjikisht ajo pozon:
- BALT/ë,~a =
- BALT = BALujT =
- BA’Luj’T =
- BA LU T =
- BA T’LU =
- T’LU BA =
- LU T’BA = LU-C’BA =
- LLUC-BA =
- LLUQ-BA =
- QULL-BA.
Prej këtij motivimi arrijmë në përfundimin se fjala baltë është një fjalë e shqipes sepse motivohet prej saj dhe kështu edhe [blato] e sllavishtes buron prej shqipes.
Fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe përkundër etimologjisë që shqipja jep, do pranohej çdo tjetër më bindëse.