Filogjenetikë: Studimi i ri gjuhësor, nga 161 gjuhë indoevropiane, shqipja e para në Evropë, e dyta në botë (e para ka vdekur)
Idriz Morina
Studimi i ri gjuhësor i kryer me metodën filogjenetike, ka sjellur disa risi të rëndësishme në gjetjen e vendit të gjuhëve, që konsiderohen se janë të prejardhura apo njihen si familja indo-europiane, që sot kanë mbijetuar apo kanë lidhje bijërie me gjuhët e lashta, të 161 gjuhëve (sa i numëron ky studim) të kësaj familje të pretenduar.
Studimi, i kryer sipas modelit të analizës filogjenetike Bayesian-e që mbështetet në kodimin e fjalëve primare, nuk flet për popullatat, por gjithashtu merrë parasysh gjetjet apo rezultatet e studimeve gjenetike, mbi kampionët gjenetik të skeleteve të lashtë deri në rreth 11.500 vjet, dhe kampionëve të gjetura në Europë, që përputhen me ato të lashta.
Por, ajo që ka rëndësi shumë për gjuhësinë është se modeli, megjithëse quhet i diskutueshëm, në disa aspekte, ai fuqizon rëndësinë e gjuhës shqipe dhe i jep rol primar asaj në studimet gjuhësore indoevropiane e botërore. Sipas figurës kohore në tabelën e projektuar në bazë të studimit, një gjuhë “mëmë” e paemëruar, llogaritet si truall gjuhësor “anatolian”, një emërim eponim bazuar në emrin e territorit, dhe menjëherë si gjuhë e parë apo degëzim i saj, është vendosur tokarishtja, e regjistruar edhe më parë si gjuhë e vdekur, por që ka mbijetuar nëpërmjet mbishkrimeve, dhe si degëzim po ashtu i pavarur i dytë është gjuha shqipe. Pas gjuhës shqipe edhe në kohë, jo vetëm në renditje, vie armenishtja dhe pas saj në kohë dhe renditje vie greqishtja e vjetër.
Megjithëse u jep një moshë të përafërt, studimi nëpërmjet hijezimit, ngjyrës, dhe renditjes ndihmon në përcaktimin e ‘moshës së gjuhëve’.
Sipas studimit rreth gjysma e njerëzimit, e flet njërën nga gjuhët indoeuropiane, që sipas Ëorldometers, sot (e diel) numri i popullsisë botërore është 8.05 miliardë (“8,051,126,665 as of Sunday, July 30, 2023″), dhe gjuha shqipe, përkatësisht shqiptarët e flasin gjuhën më të lashtë të kësaj familje, pa një prejardhje të dytë (ndikimet janë çështje tjetër)!
Lashtësia
Po ashtu në foton ku paraqiten shtigjet e qarkullimit të gjuhëve, e përcakton qartë rrjedhën e gjuhës shqipe të pavarur nga çdo gjuhë tjetër indoeuropiane, pasi e gjen thuajse me të njëjtën kohë me ‘gjuhën mëmë’ ‘anatoliken’, dhe thuajse paralele me tokarishten, që i mbetet besnike truallit gjuhësor – anatolik. Po ashtu shihet edhe armenishtja, që është e një trualli të njëjtë, por, e zhvilluar pak kohë pas shqipes, dhe më pas vie greqishtja e vjetër, që sipas tabelës kanë lëvizur nga Anatolia, drejt Ballkanit apo truallit ilir.
Këto tri gjuhë renditen si gjuhët më të vjetra të familjes indoeuropiane, pa një trung të dytë, ndërsa studimi nuk e përjashton mundësinë, pa përjashtuar dy teza (e mëparshmja: Stepa Pontiko-Kaspiane ~6000 vjet B.P.:, dhe nga ky studim teza “Stepeve”), edhe pse rezultatet e tij, e mohojnë një qarkullim të këtyre gjuhëve nga Anatolia mbi Detin e Zi në drejtim të Europës veriore, perëndimore dhe jug-perëndimore.
Ndërsa, gjuhët tjera, që sipas studimit origjinojnë nga po i njëjti ‘bazen’ gjuhësor, kanë lëvizur nga Anatolia në drejtim të diku të territorit të sotëm të Ukrainës dhe sipër saj, nga ku origjinojnë gjuhët kelte, gjermanike, italike, balte, sllave etj.
Sipas studimit rrënja mesatare e lashtësisë për indo-evropianen është rreth 8120 vjet, por gjuha apo ndonjë gjuhë tjetër më e vjetër mund të jetë krijuar edhe deri në rreth 9600 vjet më parë dhe një kulminacion i ndarjes së tyre rreth 6740 vjet më parë!
Pra, informacionet e dhëna nga disa media në gjuhën shqipe, pastaj të promovuara në rrjete sociale, dhe nga ngutshmëria e disa të tjerëve, pohojnë se gjuha shqipe është rreth 6 mijëvjeçare, duke iu referuar gabimisht këtij studimi.
Si e analizuam më lart, dhe bazuar në premisën e mësipërme se disa gjuhë mund të jenë rreth 9 mijë vjet të vjetra, dhe në këtë rast nuk mund të jenë të tjera, veç ato pa një origjinë tjetër, e këtu janë vetëm katër gjuhë, tokarishtja (e vdekur), shqipja, armenishtja dhe greqishtja e vjetër (e vdekur, sepse në mesjetën e vonë dhe deri në krijimin e shtetit grek askush nuk e fliste. Edhe ashtu shteti grek u krijua me mbi 50% të popullit shqiptar e të territorit të tij, duke u zgjeruar më tej po në kurriz të asimilimit dhe dëbimit të shqiptarëve, si dhe të territorit etnik shqiptarë), atëherë rezulton se gjuha shqipe, bazuar edhe në tabelën e dhënë ku strukturohet afërisht koha me hijëzim, dhe nisur nga fakti si gjuhë e dytë, rezulton se shqipja është 8-9 mijë vjet e vjetër apo edhe më shumë! Kjo pasi vet studimi nuk mëton të vë kufij të fundit kohor, përkatësisht të një kohe fillestare të krijimit të gjuhëve, që njihen si indo-europiane.
Po ashtu këtë hipotezë timen e mbështetë edhe zbulimi i fundit palafit në Lim të Pogradecit, që e cilëson si vendbanimin më të lashtë në Europë, rreth 8.5 mijë vjeçar (edhe pse sipas mendimit tim, dhe rezultateve shkencore, që të dyja tezat duhet të rishikohen dhe plotësohen në kontekst të zbulimeve të tjera të mëdha arkeologjike, por që për lashtësinë e gjuhës shqipe, në rreth 9 mijë vjet, nuk e ndryshojnë dhe cenojnë këtë lashtësi!)
Rrëzimi i tezave të dyshimta të mbështetura nga akademitë!
Pra, studimi, siç e thekson, dhe është me rëndësi ka rrëzuar disa teza tradicionale të gjuhëtarëve. Njëra prej tyre tashmë është se “Indo-iranishtja nuk ka asnjë lidhje të ngushtë me balto-sllavishten, duke dobësuar rastin e përhapjes së saj përmes stepës”, duke përmbysur pohimet se ato grupe kishin lidhje mes tyre. Dhe rrëzimi i tezës tjetër, prejardhja e drejtpërdrejtë e gjuhëve moderne nga një gjuhë e lashtë, përkatëse e shkruar.
Mendoj se ky studim duhet t’i mbushë mend disa gjuhëtarë të akademive, që kanë zhgënjyer deri më sot për lashtësinë e gjuhës shqipe, prejardhjen e saj, varfërinë leksikore, apo të teorive, që mund të quhen vërtetë të marra se ilirët apo paraardhësit tanë erdhën këtu rreth 2-3 mijë vjet para erës sonë, hipotezë, që e kam kundërshtuar që në mbrojtjen e tezës sime në 2017 për imazhin e shqiptarëve (“Imazhi i shqiptarëve….”), dhe që po ashtu i jep fund ‘piskamave’ të gjuhëtarëve si Xhevat Lloshi, se çdo gjuhë zhduket brenda një cikli dymijëvjeçar, dhe ky studim mbështet mendimin për origjinën dhe lashtësinë e gjuhëve, të atyre studiuesve të sinqertë, që janë shfaqur që në shekullin e 18-të e këndej, dhe që studimet dhe akademitë tona, në Shqipëri dhe Kosovë, i lënë jashtë studimeve, jashtë librave akademikë, dhe i shohin me përbuzje tezat dhe rezultatet e tyre, kryesisht duke i injoruar në tërësi!
Po ashtu ky studim godet rëndë tezën më idiotike, që mbështetet edhe nga shumë gjuhëtarë dhe madje edhe nga disa studiues të letërsisë, se ajo nuk e dimë sa është e lashtë sepse është shkruar shumë vonë (shekulli XV). Pra, ekzistojnë shkenca, metoda kërkimore, dhe mpleksje të tyre, si në këtë studim, që mbështetet edhe në rezultate arkeologjike edhe gjenetike, që e injorojnë thuaja në tërësi, ‘lashtësinë e shkrimit”, për të renditur apo kualifikuar lashtësinë dhe prejardhjen e gjuhëve!
Pra, ky studim ka zbuluar se mbështetja në prejardhjen e një gjuhe në varësi të lashtësisë së shkrimit të saj, dhe jo edhe në të folurën e saj, ka prodhuar shtrembërime, siç thuhet në arsyetimin e këtij studimi: “Së pari, grupet e të dhënave të përdorura kishin kampionim të kufizuar gjuhësor dhe mospërputhje të gjerë të kodimit. Së dyti, disa analiza zbatuan supozimin se gjuhët moderne të folura rrjedhin drejtpërdrejt nga gjuhët e shkruara të lashta dhe jo nga varietetet e folura paralele. Së bashku, këto probleme metodologjike shtrembëruan vlerësimet e gjatësisë së degëve dhe konkluzionet e datave”.
Rëndësia politike
Po ashtu teza dhe studimet e tilla duhet të përdoren me rigorozitet në bisedimet për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi, ashtu siç bënte Rugova duke e afirmuar kulturën shqiptare, përfshirë krijimin e shtetit dardan, që në lashtësi, para më se tre mijë viteve!
Wolfgang Haak, një udhëheqës grupi në Departamentin e Arkeogjenetikës në Institutin Max Planck për Antropologjinë Evolucionare, përmbledh kështu ndikimin e këtij studimi të ri: “Përveç një vlerësimi të rafinuar të kohës për pemën e përgjithshme të gjuhës, topologjia e pemës dhe rendi i degëzimit janë më kritike për përafrimin me ngjarjet kryesore arkeologjike dhe ndryshimin e modeleve të prejardhjes që shihen në të dhënat e lashta të gjenomit njerëzor. Ky është një hap i madh përpara nga skenarët reciprokisht ekskluzivë, të mëparshëm, drejt një modeli më të besueshëm që integron gjetjet arkeologjike, antropologjike dhe gjenetike.” (Cituar këtu sipas scienmag.com)!
Studimi është kryer nga 33 studiues, dhe është botuar përveç në revistën shkencore Science edhe në një numër të madh revistash tjera, dhe gjithashtu edhe në shumë media të botës, kryesisht euro-perëndimore, të cilat i kanë dhënë jehonë rezultateve të studimit.
Në vijim, po e prezantojmë pjesën e studimit, që është e qasshme për publikun apo lexuesin në Science:
Përmbledhja
Pothuajse gjysma e popullsisë së botës flet një gjuhë të familjes së gjuhëve indo-evropiane. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku u fol fillimisht gjuha e përbashkët stërgjyshore e kësaj familjeje (proto-indo-evropiane) dhe kur dhe pse u përhap përmes Euroazisë. Hipoteza e “Stepës” parashtron një zgjerim nga stepa Pontiko-Kaspike, jo më herët se 6500 vjet më parë (viti P.P.), dhe kryesisht me blegtori të bazuar në kuaj nga ~ 5000 vjet p.e.s. Një hipotezë alternative “anadollake” ose “bujqësi” parashtron se indo-evropianët u shpërndanë me bujqësi jashtë pjesëve të Gjysmëhënës Pjellore, duke filluar që nga ~ 9500 deri në 8500 vjet p.e.s. ADN-ja e lashtë (ADN) po sjell tani perspektiva të reja të vlefshme, por këto mbeten vetëm interpretime indirekte të parahistorisë së gjuhës. Në këtë studim, ne testuam midis parashikimeve të thellësisë kohore të hipotezave anadollake dhe stepës, drejtpërdrejt nga të dhënat gjuhësore. Ne raportojmë një kornizë të re për kronologjinë dhe sekuencën e divergjencës indo-evropiane, duke përdorur metodën filogjenetike Bayesian të aplikuara në një grup të dhënash të reja e të gjera të fjalorit bazë në 161 gjuhë indo-evropiane.
ARSYETIM
Analizat e mëparshme filolinguistike kanë prodhuar rezultate kontradiktore. Ne diagnostikuam dhe zgjidhëm shkaqet e kësaj mospërputhjeje, në veçanti dy. Së pari, grupet e të dhënave të përdorura kishin kampionim të kufizuar gjuhësor dhe mospërputhje të gjerë të kodimit. Së dyti, disa analiza zbatuan supozimin se gjuhët moderne të folura rrjedhin drejtpërdrejt nga gjuhët e shkruara të lashta dhe jo nga varietetet e folura paralele. Së bashku, këto probleme metodologjike shtrembëruan vlerësimet e gjatësisë së degëve dhe konkluzionet e datave. Ne paraqesim një grup të ri të dhënash të njohjes (origjina e fjalëve të përbashkëta) në të gjithë indo-evropianishten. Ky grup të dhënash eliminon mospërputhjet e kaluara dhe ofron një mostër gjuhësore më të plotë dhe më të balancuar, duke përfshirë 52 gjuhë jomoderne për një grup më të dendur pikash të kalibrimit kohor. Ne aplikuam analizën filogjenetike Bayesian të mundësuar nga prejardhja për të testuar dhe jo për të zbatuar supozimet e drejtpërdrejta të prejardhjes.
REZULTATET
Pak gjuhë të lashta të shkruara janë kthyer si paraardhës të drejtpërdrejtë të klasave moderne. Ne gjejmë një moshë rrënjësore mesatare për indo-evropianen prej ~ 8120 vjet B.P. (95% dendësia më e lartë e pasme: 6740 deri 9610 vjet B.P.). Kronologjia jonë është e fuqishme në një sërë modelesh alternative filogjenetike dhe analiza të ndjeshmërisë që ndryshojnë nëngrupet e të dhënave dhe parametrat e tjerë. Indo-evropiane tashmë ishte ndarë me shpejtësi në degë të shumta kryesore deri në 7000 vjet P.P., pa një bërthamë koherente jo-anadoliane. Indo-iranishtja nuk ka asnjë lidhje të ngushtë me balto-sllavishten, duke dobësuar rastin e përhapjes së saj përmes stepës.
PËRFUNDIM
Rezultatet tona nuk janë plotësisht në përputhje as me hipotezën e stepës dhe as me hipotezën e bujqësisë. Dëshmitë e fundit të ADN-së sugjerojnë se dega e Anadollit nuk mund të merret në stepë, por në jug të Kaukazit. Për degët e tjera, zgjerimi(et) e mundshme kandidate jashtë kulturës Yamnaya janë të dallueshme në ADN, por disa kishin vetëm ndikim të kufizuar gjenetik. Rezultatet tona tregojnë se këto zgjerime nga ~ 5000 vjet B.P. e tutje erdhi gjithashtu shumë vonë për kronologjinë gjuhësore të divergjencës indo-evropiane. Megjithatë, ato janë në përputhje me një atdheun përfundimtar në jug të Kaukazit dhe një degë të mëvonshme drejt veriut në stepë, si një atdhe dytësor për disa degë të indo-evropianëve që hyjnë në Evropë me zgjerimet e mëvonshme të lidhura me Corded Ëare. Kështu, filogjenetika gjuhësore dhe ADN-ja kombinohen për të sugjeruar se zgjidhja e enigmës 200-vjeçare indo-evropiane qëndron në një hibrid të hipotezave bujqësore dhe stepës.
Abstrakt
Origjina e familjes së gjuhëve indo-evropiane është shumë e diskutueshme. Analizat filogjenetike Bayesian të fjalorit bazë kanë prodhuar rezultate kontradiktore, me disa që mbështesin një zgjerim bujqësor jashtë Anadollit ~ 9000 vjet më parë (vjet B.P.), ndërsa të tjerët mbështesin një përhapje me baritorizëm të bazuar në kuaj nga Stepa Pontiko-Kaspiane ~6000 vjet B.P. Këtu ne paraqesim një bazë të dhënash të gjerë të fjalorit bazë indo-evropian që eliminon mospërputhjet e së kaluarës në kodimin përkatës. Analiza filogjenetike e mundësuar nga prejardhja e këtij grupi të dhënash tregon se pak gjuhë të lashta janë paraardhës të drejtpërdrejtë të klasave moderne dhe prodhojnë një moshë rrënjë prej ~ 8120 vjet B.P. për familjen. Megjithëse kjo datë nuk është në përputhje me hipotezën e stepës, ajo nuk përjashton një atdhe fillestar në jug të Kaukazit, me një degë të mëvonshme drejt veriut në stepë dhe më pas nëpër Evropë. Ne e pajtojmë këtë hipotezë hibride me provat e lashta të ADN-së të publikuara së fundmi nga stepa dhe gjysmëhëna pjellore veriore. /usalbanianmediagroup.com/