Fatmir Mediu: Gërdecin e bëri ose Shërbimi Inteligjent Maqedonas, ose Putini. Më paralajmëruan edhe nga NATO se do ndodhte diçka e rëndë
Ish -ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka qenë i ftuar në Breaking në Top News. I pyetur nga moderatorja Fiori Dardha për procesin e Gërdecit, Mediu u përgjigj.
“Ka nisur një process i paligjshëm dhe tenton të krijojë një lloji procesi publik. Seanca e parë shërbeu për krijimin e një momenti emotiv dhe asgjë tjetër. Siç e thatë dhe ju akuza ime ishte shpërdorimi i detyrës. Prokuroria ka rënë dakord që Mediu nuk ka lidhje me shpërthimin e Gërdecit.
Nga dëshmitarët ishte e qartë se as kam qenë në Gërdec dhe as kam pas lidhje me familjarët dhe as me mënyrën si është bërë procesi nga kompania private”, tha ai.
Mediu shtoi më tej, se sipas tij, për Gërdecin ka pasu një sabotazh.
“Kush mund të ketë qenë i interesuar për një tragjedi të tillë”, e pyet moderatorja?
“Kur ndodhin ngjarje të tilla duhen parë në një kontekst më të gjerë se sa konteksti i ngushtë politik apo i momentit. Për faktin, sepse ne nuk jetonim në një pranverë anëtarësimi në NATO.
Anëtarësimi i Shqipërisë pa dyshim që kishte kundërshtarët e vetë, qoftë fqinj, qoftë interesa që nga pikëpamja gjeopolitike, nuk janë për zgjerimin e NATO-s në Ballkan.
Këtë e ka bërë të qartë Putin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që ka thënë që Ballkani është backyard i Rusisë dhe ne nuk lejojmë zgjerimin.
Ne kemi pasur një paralajmërim kur unë kam qenë në Bruksel së bashku me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, që ne duhet të kishim vëmedje për ngjarje të jashtëzakonshme që mund të ndodhnin para marrjes së ftesës për anëtarësim.
Është bërë e qartë edhe në takim nga zv drejtoreshën e inteligjencës së NATO-s. Më tej ne e kemi prezantuar këtë shqetësim te kryeministri, te kreu i SHISH, te presidenti, te shefi i shtabit dhe ka shkresa për këtë.
Drejtori i SHISH ka sjellë disa fakte, të cilat nuk e devijojnë hetimin, por nga pikëpamja e një shteti serioz patjetër që duhet analizuar, jo nga gjykata por nga strukturat e sigurisë që marrin gjithë informacionin e inteligjencës për të dalë në një përfundim.
Këto info nuk u analizuan asnjëherë. Dhe është e turpshme për këtë shtet që nuk i analizon jo për efekt të procesit gjyqësor, por për efekt të sigurisë së vendit. Unë i këkroj dhe më thonë që i kemi konfidenciale.
Nëse ka një ngjarje që duhet analizuar dhe duhet analizuar seriozisht është kjo. Nëse ka një paralajmërim nga NATO, nëse ka një informacion nga drejtori i SHISH për konflikt biznesi, për pjesëmarrje ose prezencë të njerëzve që nuk kanë interes për Shqipërinë, apo edhe për interesa të shërbimeve inteligjente ….
Dhe po e them konkretisht për kreun e Shërbimeve Inteligjente maqedase, që është ai që ka krijuar atë situatë në Kumanovë, që ka pas dorë në këtë proces, atëherë le ta analizojmë, nëse ka pasur ndërhyrje apo jo. Nuk i kam thënë unë keto, janë pjesë të dokumentacioneve që janë në Këshillin e Sigurimit”, tha Mediu