Familja Deda nga Lezha sjell në jetë fëmijën e shtatë! Vjen në jetë Hana, vajza e gjashtë nga motrat me 1 vëlla
Në Maternitetin “Koço Gliozheni’ ka ardhur në jetë fëmija i shtatë i familjes Deda nga Lezha. Hana është e gjashta nga motrat që kanë vetëm një vëlla. Neta, e ëma, dhe Hana gëzojnë shëndet të plotë dhe përfitojnë bonusin e bebes prej 120 mijë lekësh.
Rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare nga qeveria shqiptare për çdo të porsalindur në pesë vitet e fundit.
Ky program do të vijojë të mbështesë familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.
“Vendimi i prindërve Neta dhe Arbri për të sjellë në jetë fëmijën e shtatë është shembull frymëzues për shoqërinë tonë dhe familjet e reja në një kohë që treguesit edhe në nivel botëror dëshmojnë uljen e numrit të lindjeve. Programet dhe politikat sociale të qeverisë do të vazhdojnë të mbështetësin nënat me tre apo më shumë fëmijë. ”- ka thënë Minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bashkë me urimin për ardhjen në jetë të fëmijës.
Veç kënaqësisë për gëzimin e kësaj familje, mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni” inkurajojnë familjet shqiptare për të përmirësuar lindshmërinë që është ulur në të gjithë botën.
Statusi i plotë i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu
Një lajm i mirë vjen nga Materniteti “Koço Gliozheni”.
Hana e vogël erdhi sot në jetë duke lumturuar pesë motrat dhe vëllain e familjes Deda nga Lezha.
Vendimi i prindërve Neta dhe Arbri për të sjellë në jetë fëmijën e shtatë është shembull frymëzues për shoqërinë tonë dhe familjet e reja në një kohë që treguesit edhe në nivel botëror dëshmojnë uljen e numrit të lindjeve.
Nëna dhe Hana e vogël gëzojnë shëndet të plotë dhe falenderoj përzemërsisht stafin e mjekëve, infermierëve si dhe çdo punonjës të Maternitetit “Koço Gliozheni” që punojnë çdo ditë me përkushtim në shërbim të nënave dhe foshnjeve.
Programet dhe politikat sociale të qeverisë do të vazhdojnë të mbështesin të gjitha nënat, veçanërisht ato me tre ose më shumë fëmijë.