FAKTE/ TERRORIZIMI I SHQIPTARËVE NË MAQEDONI FILLOI NË SHTATOR TË VITIT 1944 !
Në nëntor të vitit 1944, një delegacion i shqiptarëve të Maqedonisë i kërkoi Llazar Kolishevskit, udhëheqës i lartë maqedon në PKJ që të ndalet terrori mbi shqiptarët. Kolishevski e dërgoi delegacionin e shqiptarëve pranë Shtabit të Korpormates Parë Maqedonase, duke ua bërë me dije se repartet ushtarake kishin dorë të lirë në veprimtarinë antishqiptare.
Komandanti i Korpormates Parë Maqedone i deklaroi delegacionit shqiptar me cinizëm se ajo që po bëhej me shqiptarèt ishte veçse një spastrim dhe se ata që “vriten duhet të qërohen”.
Në atë takim ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i SHTABIT SUPREM TË “UNÇJ”, pranë Shtabit Kryesor të “UNÇ” të Maqedonisë gjeneral Svetozar Vukmanoviç Tempo, i cili jo vetëm që mbështeti veprimet antishqiptare të reparteve ushtarake por theksoi “AKOMA MBANI NJERËZ NËPËR KAMPE ? ATA QË KENI PËR T’I PASTRUAR I QËRONI SHPEJT”.
P.S.
Për veprimtari kriminale antishqiptare, gjeneral Svetozar Vukmanoviç Tempo,dekorohet me dy medalje nga Enver Hoxha; me urdhër “YLLI PARTIZAN” KLASI I DYTË dhe “MEDALJEN E KUJTIMIT” !