Faksi për Shkëlzenin, që provon se ministrat ishin ushtarë të djalit të Berishës në Gërdec
Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Bersisha, është thirrur nga SPAK si dëshmitar në lidhje me përfshirjen e tij në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec, që më pas solli tragjedinë e madhe. Ndër të tjera ai do të japë llogari për një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.
Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Aldo Bumçi ka thënë se shënimi nuk është i tij dhe kjo është një përpjekje qesharake për t’i ikur përgjegjësisë dhe dekonspirimit të Shkëlzenit. Faksi është nisur nga zyra e Aldo Bumçit dhe për këtë ka provë shkencore kokën e faksit. Shënimi është i Viktor Gumit, zëvendësministrit të Drejtësisë në atë kohë, i cili falë atij shënimi për ta marrë me të mirë u bë deputetë dhe ministër, më pas dhe u flak në rrugë sapo e mbyllën çështjen.
Si qëndron historia e faksit që po “huton” SPAK
Ky është faksi që Aldo Bumçi ka nisur nga zyra e tij, në adresë të një zyre në Ministrinë e Mbrojtjes ku punonte në mënyrë informale Shkëlzen Berisha për projektin e Gërdecit. Faksi është fotokopje e “Memo”-s zyrtare, që Bumçi si ministër Drejtësie i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mbrojtjes, për ta miratuar procedurën e koncesionit të Gërdecit me VKM nga qeveria. Por për të informuar paralelisht Shkëlzenin, që “çdo gjë është në rregull”, një fotokopje të “Memo”-s, i ka vënë shënimin sipër “Për Shkëlzen Berishën” dhe e ka nisur në një numur faksi që i korenspondon protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sekretarja e Aldo Bumçit në dëshminë e saj në Prokurori e pranon se e ka nisur ajo faksin me porosi të Bumçit dhe ka parë Shkëlzen Berishën të hyjë dy herë në atë kohë tek zyra e Bumçit. Sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes, Anila Lala, pranon që ka marrë faksin nga Ministria e Drejtësisë dhe kur ajo e ka marrë, shënimi “Për Shkëlzen Berishën” ka qenë sipër faksit.
Ajo e ka çuar në një zyrë, ku ka menduar se mund ta merrte Shkëlzen Berisha. Pra, gjithë rruga informale ka qenë e qartë. Faksi është thjeshtë një informim servil i Bumçit për Shkëlzenin që “ja ka mbaruar porosinë” dhe nuk ka lidhje me rrugën zyrtare të “Memo”-s. Mbrojtja që bën Berisha dhe Bumçi është pikërisht ky fakt që i implikon më shumë. Ata thonë se Memoja origjinale nuk e ka atë shënim! Natyrisht që nuk e ka dhe kjo është akuza: D.m.th në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.
Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin. Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze. /tema