Emocionohet Piloti kosovar kur kërkon leje për ulje në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur gjuhën shqipe (video)
Blin Hoxha nga Prishtina është piloti shqiptar i cili së fundmi shihet në një video ku kërkon leje për ulje në Aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe.
Në video shihet edhe emblema e UÇK-së tek lidhja e tij në dëgjueset me aeroportin e Prishtinës.
Vlen të theksohet se Blini është shkolluar në Akademinë e Aviacionit në Maltë “ European Malta Academy”, një ndër akademitë më prestigjioze të aviacionit jo vetëm në Evropë. /Albinfo.ch