Elvana Gjata me avionë privatë e Porsche luksoz në hotele 19.000€/nata
Pak ditë më parë, SPAK vuri nën hetim pasuror këngëtaren Elvana Gjata.
Shkak për këtë u bë lidhja me Ervin Matën, një prej personave të shpallur në kërkim, i cili është koka e trafikut të drogës nga vendet latine. Këngëtarja nuk e ka fshehur kurrë luksin pas lidhjes me bosin e kokainës, Ervin Mata.
Si fillim, Elvana Gjata posedon edhe një makinë ‘Porsche’, të blerë pas lidhjes me Ervin Matën. Kjo makinë “Porsche Macan s 95b”, me njyrë të zezë kushton rreth 100 mijë euro.
Gjithashtu ajo ka edhe një shtëpi në Tiranë me vlerë qindra mijëra euro, e cila dyshohet se është dhuratë nga Ervin Mata, por që këngëtarja nuk e ka regjistruar në emrin e saj por të një të afërmi.
Në verën e vitit 2017, Elvana Gjata ka kaluar pushimet në Mykonos, dhe këtu për 1 javë pushime dyshohet se ka shpenzuar 1 milionë euro. Gjatë këtyre pushimeve ajo është takuar me personazhe të famshme, në restorantet më të shtrenjta ku një tavolinë kap shifrën 10 mijë euro. Ndërkohë që për në ishullin e të pasurve, ajo ka udhëtuar me avion charter.
Por jo vetëm kaq pasi 30-vjetorin e lindjes, Elvana e festoi në mënyrë përrallore edhe pse duke mbajtur të fshehur “financuesin” e saj Ervin Mata i cili thuhet se ka shpenzuar mijëra euro për këtë ditëlindje.
Luksin e shfrenuar gjatë lidhjes me Ervin Matën, Elvana Gjata e ka treguar edhe gjatë pushimeve luksoze në juglindje të Francës në vitin 2018. Asokohe ajo fluturoi me helikopter për në hotelin ku do qendronte, ndërsa u fotografua nën shoqërinë e disa prej personazheve VIP në Shqipëri.
Pushimet e tyre filluan duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce, për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës me “Ferrari”, “Lamborghini” dhe helikopter. Për të reklamuar edhe më shumë pasurinë e të dashurit bos droge, Elvana Gjata rezervoi suitën në katin më të lartë të hotelit ‘’Shangri-La Hotel’’ të Parisit, ashtu si edhe Beyonce. Në hotelin në fjalë çmimi për një natë kap shifrën e 19,000 dollarë, që nënkupton se është destinacioni i preferuar i pasanikëve nga e gjithë bota”.
Pak ditë më pas ishte miku i ngushtë Elvanës, Valdrin Sahiti, i cili publikoi në “Instagram” një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.