E trishtë/ Në ditën e Krishtlindjeve, ndahet nga jeta motra e Inis dhe Ingrid Gjonit
Zi në familjen Gjoni! Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka ndërruar jetë. Ilda Gjoni, nëna e aktores Anna Lika ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ka ndarë lajmin e trishtë në Instagram.
“Ahh moj Ilda Gjoni mke keput shpirtin me ke merzit shum, po ti ke qen gjithmon pozitive e dashur e gjendur, njeri me zemer te madhe dhe nuk e mendoja kur qe njerzit e mire te dashur zoti i deshte prane vetes, nuk kam fjale te pershkruaj dhimbjen dhe merzin per ty Ilda nuk doja kure qe keto fjale ti shkruaj per ty sepse nuk ka fjale ti do ngelesh gjithmone ne zemrat tona dhe do ngelesh gjithmon shembulli si nje mami dhe nje teze perfekte do na mungosh Ilda qofsh e xhenetit Lamtumur nga kjo bote te duam shume do na mungosh”, shkruan ai.
Edhe e bija Ana Lika ka reaguar për këtë lajm të trishtë.