E shoqja fiton betejën me kancerin, Dr.Kalo: U kurua në Kanada ku ka donatorë dhe jo oligarkë
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e mirë. Bashkëshortja e tij ka fituar betejën me kancerin në pankreas.
“Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit”, shkruan doktori i dashur për të gjithë shqiptarët.
Doktor Kalo shkruan se gruaja e tij u trajtua për një vit në qendrën “BC-Cancer Victoria” në British Columbia në Kanada dhe nuk nguron të ndajë me ndjekësit edhe eksperiencën në këtë klinikë.
Postimi i Doktor Kalos
17.11.2023……Fillimi i fundjavës për të gjithë shqipfolësit kudo në Botë, ndaj e kalofshi atë sa më mirë mes të dashurve tuaj…..Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotëshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit/“Steve Job’s disease” (mes Nëntori 2022 – mes Nëntori 2023)…..Një “ëndër e keqe” e përjetuar plot shqetsime e përpjekje pas një operacioni mjaft radikal (“Whipple’s procedure”) e gjashtë muajve kemioterapie…..