E rrallë në Shqipëri/ Vajza i gjen burrë nënës pas vdekjes së babait të sëmurë që i shërbyen me vite
Jeta shpeshherë vjen me stuhitë e veta, por njerëzit e fortë nuk dorëzohen kurrë dhe përpiqen t’ia dalin me çdo çmim. Një histori dhimbjeje dhe shprese është ajo e Merita Misliut nga qyteti i Pogradecit, të cilës jeta i solli shumë surpriza të hidhura.
Ajo rrëfeu në “Abc e Mëngjesit” historinë e trishtë të familjes së saj, sëmundjen e burrit, i cili humbi shikimin nga diabeti dhe më pas sëmundjen e vet.
Pengu më i madh i burrit të saj thotë Merita ishte se nuk e pa kurrë me sy vajzën e dytë.
“Jam nga Pogradeci dhe martuar në Tiranë dhe jam nëna e dy vajzave. Nëntë vitet por kanë qenë mirë, pas nëntë vitesh burri im është sëmur dhe kishte një diabet të fshehtë dhe gradualisht i doli në sipërfaqe. E kroi si qesharake vajti sheqeri 750 dhe atëherë i dha goditje në sy dhe plagë në këmbë dhe që atëherë 11 vjet ka qenë i sëmurë. Shikonte 15% në fillim dhe gradualisht i iku shikimi. Vajza e dytë ka qenë 3 vjeçe, dhe kur vdekur babai ka qenë 15 vjeçe dhe nuk e pa asnjëherë vajzën e dytë dhe thoshte: bëmë o zot ta shikoj vajzën e dytë se si është bërë. Gjatë kësaj kohë që u godit në sy dhe në plagë në këmbë unë e përjetova shumë keq, kisha dy fëmijë të vegjël dhe një vjehërr të sëmurë në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe unë kalove një depresion shumë të fortë. Një vit kam pirë ilaçe pa ndërprerje, ishin shumë të shtrenjta. Burrit nuk iu ndave, i shërbeva dhe nuk iu largova asnjë sekondë deri në minutën e fundit”, tha ajo.
Pasi vdekjes së burrit, Merita thotë se lëvizën drejt Gjermanisë, por edhe kjo zhvendosje pati problematikat dhe sfidat e veta.
“Para se të vinim në Gjermani, vajza e madhe tha se duhet të shkojmë në azil dhe ta shikosh shëndetin tënd, Pas një viti këtu ku erdhëm. Vajza po bënte 19 vjeçe atë ditë dhe po gëzonim dhe unë po prija tortën. Në atë kohë po mendoja se pse fëmijët e mi nuk gëzuan njëherë gjithmonë me sëmundje. Sado që unë s’u kam lënë ma ngut asgjë dhe s’u kam lënë mangët asgjë. Përjetova kriza të tmerrshme koka. Ishin dhimbje më të tmerrshme se dhimbjet e lindjes. Erdhi pastaj ambulanca dhe kam vajtur në Hamburg dhe i falënderoj nga zemra pasi nuk kanë bërë asnjë dallim, që isha azilant, apo që isha e huaj, por më kanë shërbyer. Kam qenë 11 orë në operacion.”, tha ajo.
Por pas këtyre vuajtjeve, jeta i kishte rezervuar sërish lumturinë. Ajo thotë se vajza e saj e madhe i gjeti një partner, ndërsa shtoi se prej pesë vitesh ata janë së bashku.
“Vajzat thoshin si nuk të pamë njëherë të gëzosh. Kur erdhëm këtu vajza shkonte me shoqet, janë këto restorantet e picave dhe atje rastësisht vajza e madhe në muhabet e sipër dhe i tha vajzës: Më gjej një grua shqiptare se ka dëgjuar se janë të mira dhe vajza i tha se kam mamin. Vajza tha se dua lumturinë tende dhe duam njëherë të qeshësh, më vinte si zor në fillim duke parë mentalitetin tonë. E kam takuar bashkë me vajzat. Kemi gati pesë vjet bashkë”, tha ajo.