E papritur/ Saimir Kodra padit Egla Cenon
Moderatori i emisionit investigativ “Stop” ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania 3. Ai është shprehur se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë në jetën e tij aktoren Egla Ceno.
Aktorja pak ditë më parë, gjatë një rrëfimi me banorët hodhi akuza se Saimir Kodra e kishte ngacmuar seksualisht. Këto akuza janë hedhur poshtë nga moderatori Saimir Kodra, i cili ka marrë masa ligjore ndaj aktores.
“Nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë në jetën time”, ka thënë Kodra.