E papritur! Çfarë po ndodh, selia e PD bëhet ROZË, zbulohet shkaku (VIDEO)
Muaji tetor, është një muaj me një mesazh të fortë dhe shumë të rëndësishëm për të sensibilizuar sa më shumë vajza dhe gra për kancerin e gjirit.
Një muaj që i dedikohet kontrolleve dhe informacioneve për kapjen në kohë dhe parandalimin e kancerit të gjirit, një kontroll që duhet kryer nga të gjitha vajzat dhe gratë në mënyrë periodike, çdo vit.
Në shenjë sensibilizimi, me këtë mesazh është bashkuar edhe Partia Demokratike, selia e së cilës këtë mbrëmje është ndriçuar me ngjyrën rozë.