E fundit / Ilir Meta thumbon Sali Berishën: Me këtë regjim çdo marrëveshje e heshtur është krim
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe njëherë ka përsëritur pozicionin e Partisë së Lirisë në opozitë. Sipas Metës, forca politike që ai drejton është vendosur kundër kapjes së shtetit për të mbrojtur interesin publik.
Kreu i PL-së thekson se duhet një bashkëpunim sa më i sinqertë dhe sa më i gjerë opozitar. Sipas tij “ky është një regjim me të cilin çdo lloj kompromisi, me të cilin çdo lloj marrëveshje e heshtur është një krim përsa i takon interesit publik”.
“Për ne si Parti e Lirisë është e rëndësishme që kemi një pozicion shumë të qartë në opozitë me këtë regjim, që jemi shumë të vendosur kundër kapjes së shtetit për të mbrojtur interesin publik, për të mbrojtur interesin kombëtar.
Jemi të ndërgjegjshëm që duhet një bashkëpunim sa më i sinqertë dhe sa më i gjerë opozitar dhe ne këtë gjë e kemi bërë me të gjithë ata që kanë pasur këtë dëshirë, që kanë pasur këtë përkushtim në të kaluarën.
Këtë gjë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen, por në çdo rast ne mbetemi një adresë e sigurt për të gjithë ata që ndajnë bindjet me ne, se ky është një regjim me të cilin çdo lloj kompromisi, me të cilin çdo lloj marrëveshje e heshtur është një krim përsa i takon interesit publik, interesit kombëtar dhe të ardhmes së këtij vendi, që është në një pikëpyetje të jashtëzakonshme”, thuhet në reagimin e Ilir Metës.
Nuk dihet përse e ka bërë këtë reagim Ilir Meta, por në opozitë prej kohësh ka shpërthyer debati se kush përfiton kulla nga pushteti.
Dhe siç u provua, është pikërisht Sali Berisha, që nëpërmjet ortakëve të djalit të vet, por ndërton një kullë gjigande në mes të Tiranës, me leje të pushtetit.
Me siguri që Meta nuk e ka për Berishën, se nga opozita ai është i vetmi që po pasurohet, duke ndërtuar kulla.