Dyfishohen bektashinjtë, bie numri i myslimanëve dhe të krishterëve/ Cili është komenti juaj?
Myslimanët bektashi janë rritur ndjeshëm përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në censin e vitit 2023 janë deklaruar më shumë se 115 mijë bektashinj, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2011 kur rezultonin 58 mijë myslimanë bektashinj.
Pjesa më e madhe e popullsisë, rreth 1.1 milion i përkasin besimit fetar mysliman, megjithatë krahasuar me vitin 2011 edhe kjo kategori ka pësuar rënie, prej rreth 485 mijë besimtarësh.
Të krishterët katolikë rezultojnë 201 mijë në vitin 2023, nga 280 mijë që përllogariteshin në vitin 2011. Ortodoksët kanë përsuar një rënie të lehtë, nga 189 mijë në vitin 2011 dhe 173 mijë në censin e 2023. Kishat Ungjillore kanë rritur numrin e besimtarëve, nga 3 mijë 797 në vitin 2011 në rreth 10 mijë qytetarë.
Ndërkohë bie në sy një rritje e qytetarëve që janë deklaruar ateistë, pra që nuk i përkasin asnjë besimi fetar. Në total, në vitin 2023 përgjigjes së anketuesve për fenë i janë përgjigjur 85 mijë persona se nuk besojnë në zot, dhe 244 mijë kanë preferuar të mos përgjigjen. Krahasuar me vitin 2011, numri i ateistëve është rritur me 15 mijë qytetarë