DY VERSIONET MË ORIGJINALE TË BIBLËS JANË VEPRA TË AUTORËVE ILIR-DARDANË, SHËN HIJERONIMI DHE SHËN NIKETË DARDANI
Librat e shenjtë dhe shqiptarët
DY VERSIONET MË ORIGJINALE TË BIBLËS JANË VEPRA TË AUTORËVE ILIR-DARDANË, SHËN HIJERONIMI DHE SHËN NIKETË DARDANI
Njëri nga librat e shenjtë është Bibla*, e cila ndër shekuj ka pësuar ndryshime dhe plotësime të mëdha si asnjë libër tjetër në historinë e njerëzimit. Deri më sot njihen së paku tetë mijë (8.000) versione të saj.
Përveç faktit se Bibla nuk ka qenë një libër i vetëm, por një përmbledhje librash; sipas versionit protestant, përmban 66 libra, kurse sipas versionit roman-katolik, përmban 73 libra. Dhiata e Vjetër përmban 39 libra në gjuhën aramaishte (hebraishte), ndërsa Dhiata e Re përmban 27 libra në gjuhën e vjetër greke (pellazgjishte), librat tjerë janë shtuar më vonë. Por, një fakt tjetër që nuk i është kushtuar rëndësi e duhur nga studiuesit, apo nuk është trajtuar siç duhet në bazë të fakteve shkencore, në gjithë këtë histori, qytetërimi i sotëm, perëndimor dhe lindor duhet ta pranojnë se, versionet më të plota dhe më të besueshme të Biblës janë shkruar, duke u krahasuar me tekste të vjetra, përkthyer, përshtatur dhe plotësuar nga autorët ilirë-dardanë: Bibla Vulgata nga Shën Hieronimi (i lindur më 347 në Stridon të Dalmacisë) dhe Bibla Besika nga Shën Niketë Dardani (i lindur rreth vitit 335 në Ramesianë të Dardanisë).
Asnjëri nga këto versione të Biblës, së paku deri më sot, nuk janë ruajtur në origjinal, pikërisht për këto shkaqe që mendojmë ne, jo për shkaqe religjioze, por për motive të tjera, duke e falsifikuar me këtë jo vetëm Biblën e shenjtë dhe historinë e përhapjes së saj, por edhe një pjesë të rëndësishme të historisë, kulturës, gjuhës, alfabetit dhe trashëgimisë së lashtë ilire-dardane të shqiptarëve.
Kush ka mundur t’i lexojë, kuptojë, deshifrojë, përkthejë dhe rishkruaj, disa shekuj më vonë, tekstet e para të librave të shenjtë, përveç dijetarëve ilirë dhe dardanë, të cilët ndoshta kanë qenë të vetmit që i kanë njohur dhe kanë komunikuar në ato gjuhë të lashta dhe kanë shkruar me alfabetet e para që ka krijuar njerëzimi, në radhë të parë për shkak të afrisë së ilirishtes (shqipes së lashtë) me ato gjuhë.
Cili mund të jetë shpjegimi ndryshe, kur edhe sot, grekët dhe disa popuj të tjerë mendojnë se Bibla është shkruar në gjuhën e lashtë aramaishte, ndërsa më vonë është përkthyer në gjuhën e lashtë greke (duke mohuar se kjo gjuhë ka qenë dialekt i pellazgjishtes) dhe më vonë edhe në gjuhën latine, gjithashtu duke mohuar se alfabeti i saj është krijuar mbi bazë të alfabetit pellazg dhe etrusk (fenikasit kanë qenë përhapës, jo krijues të tij)?
Njëkohësisht, duhet të hulumtohet edhe për ekzistimin e versionit të Biblës Besika (Bessica), të përkthyer dhe përshtatur në gjuhën e tyre trakishte (besishte) për besimtarët e fiseve ilire-dardane-trake-dake dhe fiseve të tjera, banorë të krahinave dhe shteteve të lashta në Evropën e sotme Juglindore.
Duke mos gjetur argumente shkencore për falsifikimin e saj dhe fakteve që dëshmojnë qartë përmes Biblës Besika, në gjuhën dhe me alfabetin e popullit ilir-dardan të Besëve në Traki, gjatë viteve të fundit disa studiues dhe akademikë bullgarë kanë hapur debat të gjerë, për dhe kundër, nëse vërtet është zbuluar Bibla Besika nga studiuesi bullgar, sipas medieve thuhet se një kopje të saj e ka zbuluar dr. Stefan Gajd, në manastirin Shën Katerina në Sinaj të Egjiptit.
Sa për njohuri fillestare, populli i Besëve ka jetuar në Traki, fillimisht në pjesën jugperëndimore të Bullgarisë së sotme më vonë në gjithëë vendin dhe më gjerë, ndërsa kryeqyteti i tyre besohet se ka qenë qyteti i lashtë Besapara, gjurmët e të cilit janë të pranishme edhe në ditët e sotme, në afërsi të qytetit Pazarxhik të Bullgarisë.
* Bibla është botuar e plotë ose pjesërisht në afro 5 miliardë kopje deri më sot, në mbi 2.800 gjuhë të botës.
***
Vazhdon…
(17.V.2020)