Duke çaluar futet në lokal, dalin pamjet e plagosjes së policit në Tiranë (Video)
Ky është momenti kur efektivët e repartit “Shqiponja” futen në lokalin në zonën e Kinostudios, menjëherë pasi u përballën me të shtënat me armë zjarri nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj. Pamjet i përkasin ngjarjes së ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Edlir Alleshi
Siç shihet në videon e siguruar nga gazetari Besar Bajraktaraj, fillimisht në lokal futet me shpejtësi kolegu i Alleshit. Ky i fundit, pasi u godit me dy plumba, shihet që humbet ekuilibrin për pak çaste, më pas, duke çaluar futet po ashtu me shpejtësi në lokal.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi teksa efektivi Edlir Alleshi së bashku me 3 kolegë të tij po patrullonin në zonë dhe dalluan Bozhanajn i cili nisi të bënte lëvizje të dyshimta.