Dua Lipa: “Jeta është shumë më argëtuese me homoseksualët…”!
Dua Lipa ka reflektuar rreth mbështetjes për komunitetin LGBTQ+, duke i thënë Trixie Mattel se jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët. Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ është gjatë gjithë kohës një aleate e zëshme e komunitetit LGBTQ+, duke kritikuar Katarin për shkak të regjistrit të të drejtave të njeriut në prag të Kampionatit Botëror në FIFA, në vitin 2022 dhe duke kritikuar artistin DaBaby, i cili kishte bërë komente homofobike për këngën e saj “Levitating”.
Së fundmi në një intervistë u diskutua edhe miqësia e saj me artistin homoseksual Troye Sivan, ndërsa Mattel gjithashtu mori një moment për të reflektuar rreth mbështetjes nga fansat dhe miqtë ‘queer’. “Pra, je e rrethuar nga homoseksualët”,-filloi Mattel. “Në çfarë pike të jetës tënde e kuptove se duhet të pranosh se ‘meshkujt homoseksualë do të jenë rrotull teje përgjithmonë’?”.
Unë thjesht e dua këtë. Nuk ishte një çështje ‘pranimi’ , unë isha në mes të kësaj. Jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët.
Gjatë një interviste ekskluzive me Vogue France vitin e kaluar këngëtarja rikonfirmoi mbështetjen e saj për komunitetin ‘queer’. Asokohe ylli i muzikës pop u shpreh se:
Homofobia dhe transfobia janë fqinj të misogjinisë. Shumë njerëz, thellësisht, janë thjesht të frikësuar nga vetja e tyre. Liria e të tjerëve i detyron ata të përballen me diçka që ata janë shumë të frikësuar për ta shprehur. Bukuria e një qenieje të lirë, të vërtetë dhe të krenar i paralizon ata.
Rikujtojmë, se fituesja e tri çmimeve Grammy zbuloi se albumi i saj i ri do të quhet “Radical Optimism” dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj. “Radical Optimism” ka tashmë dy këngë solo të publikuar: “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme. “Radical Optimism” vjen pas dy albumeve shumë të suksesshme që Dua ka publikuar përgjatë karrierës së saj, “Dua Lipa”, i publikuar në vitin 2017, dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020.