‘DOKTORËT ISHIN DORËZUAR ’/ GAZETARI KOLONJAR TREGON HISTORINË E TRISHTË: “SOT NJË VIT MË PARË ,NJË FORCË E MBINATYRSHME ME KTHEU NË JETE…

Nga Muharrem Meko:

Sot nje vit me pare, nje hap larg vdekjes ! ( Mirenjohje Doktor Aurel Jankos dhe ekipit te tij ne QSUT …). …31 tetor 2022…fix nje vit me pare , ne kete ore une gjendesha ne sallen e Operacionit, prane QSUT, …ne duart e arta te mjekut te rralle ne llojin e vet, Aurel Janko dhe ekipit te tij ! Por s kishte shkuar gjitheçka mire; 4 hemoragji njera pas tjetres, sa here qe doktori tentonte te qepte plagen e operacionit , aq sa ne nje çast, sic me thane me vone; mjeket ishin dorezuar !

… por doktor Reli- JO !

I kishte thirur kujteses, e aty per aty u kish kerkuar kolegeve te rikthehen; ishte kujtuar leksioni i nje mjeku indian, gjate nje seminari nderkombetar, mbi evitimin e hemoragjise pergjate nje operacioni !

Menefund “eksperimenti Janko” kishte triumfuar; kur hapa syte ,doktor Reli krejtesisht i raskapitur po qendronte prane krevatit tim; doktoresha e amnestezise, Tixhja, mu afrua prane;- edhe njeqind vite te tjera,me kete operacion qe te beri Doktor Aureli – me uroj ajo tere embelsi e delikatese !

Hajde te ta puth pak doren- i drejtohem une, Doktor Relit!

Ai ngriti koken lart, shoqeruar shoqeruar edhe me gisht tregues e mu drejtua ; -atij lart, sepse po te ishte per mua …dhe tundi koken, duke lene te kuptohej se gjithecka ,kishte qene frut i nje force te mbinatyrshme ,ne kete rast !

Po une qe s besoj – i them ?

Po mire, ju komunistet vazhdoni ne tuajen, me pergjigjet ai, aty per aty !

Ne salle kishte rene nje heshtje gati ,absolute; mjeket e ekipit te operacionit dukeshin si te ngrire; po u fliste i rikthyeri ne jete, pas shtate ore “vdekje” !

Ne fakt, ka zot-iu u drejtohem une atyre,ne menyre krejt normale… madje edhe sot cuditem me veten se si isha aq i kthjellet ,pas gjithe atyre perpecive qe kishin ndodhur me mua!

-Pse ka, apo e pe ngushte sot ? me drejtohet njeri prej tyre; Fredi, Baholli, qe me von do ta merja vesh po prej tij, se babai i tij, ishte si vellai i kusheririt tim, Irfan Meko …dhe vazhdoj me tej;- apo po te duket si Jezusi ?!

Po ,pikerisht se po me duket si ai-ju pergjigja !

Aty per aty nje nuse e re me hodhi doren mbi supin tim te mbuluar me batanie e me thote ;

Jashte Lenca me djemte ishin mbytur ne lote…e kishin humbur çdo shprese e kur ju thashe se shpetove, shperthyen fare !

-Po ti ku e njeh Lencen- i them ?

Edhe une jam nga Boshanji-ma kthen ajo terë buzeqeshje e aq embel- jam nusja e Tani Hajros…jam pergjegjese e salles se reanimacionit !

S kisha se si t i shpetoja nje lloje supersticioni ne ato momente…nderkohe qe ne dere u dhane te dy djemte !

mamin mezi e ngjallem – me thane ata…kane ardhur te gjithe nga Korça !

Shko ti Melsi e u thuaj se jam shume mire, ju drejtova te voglit, nderkohe qe Geni kishte vene koken prane fytyres sime e s rreshtete ne lote !

Ehhh…ja per kete kane thene qe ne krye te heres; – ymer gjati s behet ymer shkurter, kurre !

Scroll to Top