Djali i aktorit Naim Frashëri replikon me Reshat Arbanën: Je njeri i vogël, o sekretar partie. Të vret sytë madhështia e tim eti dhe Sandër Prosit
Djali i aktorit të madh Naim Frashëri, Anil Frashëri, ka reaguar i revoltuar pas një interviste të Reshat Arbanës, publikuar në faqen tonë “Aktorët shqiptarë”.
“Si ka mundesi qe ky aktor te zere ne goje Gjon Karmen dhe Ndrek Lucen, dhe mos ti zere kurre ne goje Naim Frasherin, Sander Prosin, apo Pjeter Gjoken.
Madheshtia e te tjereve ketij i vret syte, kete ka bere dhe kur e kisha koleg ne Teater.
Sa per turp eshte per kete aktor.
Ky historikisht, qe kur isha ne Teater, nuk i përmendte. As Naimin dhe as Sandrin, aq i vogel si njeri eshte.
Po kujt i plasi per sekretarin e partisë, qe tani del i persekutuar”, shkruan në reagimin e tij, Anil Frashëri.
Reagimi i djalit të Naim Frashërit, vjen pas thënies së Arbanës se “dikur ishte Kadri Roshi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Gjon Karma, Ndrek Luca, sot kemi banalitete”.