Ali Ymeri, ish- diplomatit shqiptar për 20 vjet në Turqi: ‘Në Turqi një e treta janë me gjak shqiptar’
Dëshmia e një gjenerali: Në Turqi një e treta janë me gjak shqiptar
DOSSIER-ARKIVË/ Pjesë nga ditari personal i Ali Ymerit, ish- diplomatit shqiptar për 20 vjet në Turqi. Diplomacia turke pranon se shqiptarët drejtuan perandorinë që pushtoi Kostandinopojën. Si u vlerësua Enver Hoxha nga turqit për çështjen e Qipros dhe qëndrimi i tyre pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës.
Nga Leonard Veizi
Ali Ymeri shkruan se kënaqësia për të punuar në një vend të tillë si Turqia, ishte rezultat i një opinioni pozitiv që ndihej në të gjitha shtresat e shoqërisë turke ndaj Shqipërisë. “Pozicioni gjeopolitik që zënë të dy vendet në rajon dhe interesat e përbashkëta, që rrjedhin prej tij, veçanërisht pas luftës së Dytë Botërore (për shkak të sistemeve ideologjike të kundërta), këtyre marrëdhënieve u pat dhënë një përmbajtje të re simpatie e miqësie. Një ndjenjë e tillë pati zënë vend dhe mund të themi qe bërë e pranishme (pavarësisht nga qëndrimet zyrtare për shkak të sistemeve) në ndërgjegjen e çdo qytetari të thjeshtë dhe zyrtari në të dy vendet”, shkruan në ditarin e tij diplomati. Sipas tij, krejt ndryshe nga ç’thuhej e ndodhte në vende të tjera të botës së civilizuar , në Turqi shqiptarët janë njerëz të dashur e të respektuar.
Enver Hoxha merr në mbrojtje Turqinë
Ish-konsulli i Stambollit shkruan se miqësia midis dy popujve tanë u rrit sidomos dhe nga qëndrimet që mbajti qeveria shqiptare gjatë krizave të njohura të Qipros në vitet 1965-1974. Ai shton se mbështetja e bërë nga ana e Shqipërisë, nuk duhej kuptuar si një çështje emocionesh, por si domosdoshmëri për zgjidhjen e konfliktit në rrugë paqësore mes dy vendeve të interesuara, Turqisë dhe Greqisë. Mirëpo ky qëndrim rriti edhe një herë në sytë e opinionit turk respektin ndaj shqiptarëve. “Për të qenë i sinqertë, dëshiroj të theksoj se, mbas këtyre ngjarjeve, Enver Hoxha filloi të lakohej në gojët e shumë qytetarëve turq, si përfaqësues i politikës së drejtë dhe parimore në marrëdhëniet midis vendeve”, pohon diplomati.
Denoncimi i Traktatit të Varshavës
Në shënimet e tij Ali Ymeri shkruan për ndikim mjaft pozitiv në marrëdhëniet shqiptaro-turke të politikës së kohës, të cilat u ngritën dukshëm nga pika ku kishin ndalur për shumë vite në të kaluarën, 15 vjet para luf.tës së Dytë Botërore. “Impuls të fuqishëm morën këto marrëdhënie sidomos nga qëndrimi i guximshëm i qeverisë shqiptare në mbrojtje të lirisë e të pavarësisë së popujve nga Bashkimi Sovjetik dhe Traktati i Varshavës. Shkëputja nga Lindja, denoncimi dhe çmontimi i bazave të vendosura në territorin shqiptar dhe dalja nga Traktati i Varshavës (1968), u vlerësuan nga Turqia si akte që meritonin vëmendje dhe admirim.
Këtyre akteve i duhet shtuar edhe qëndrimi i pavarur që mbajti vendi ynë në përkrahje të Turqisë në OKB në vitin 1965. Shtypi dhe propaganda turke këto akte i komentonin si veprime të pavarura, që buronin nga një politikë e jashtme principiale, e drejtë, pa ekuivoke, që ishte në funksion të respektimit të të drejtave dhe lirive të cilitdo vend për vetëvendosje”, shkruan diplomati.
Dhurata për Sekretarin e Parë
Ali Ymeri shkruan se ishte kuptimplotë gjesti i kryetarit të Bashkisë së qytetit Golxhuk në brigjet e gjirit të Izmirit, i cili, me rastin e vizitës së ansamblit artistik “Rozafa” të Shkodrës (1981), në shenjë të mirënjohjes e miqësisë ndaj Shqipërisë dhe udhëheqësit të saj, Enver Hoxha, më dorëzoi për të një bust të Qemal Ataturkut. “Kjo atmosferë e krijuar në ato vite, nuk qe as e para dhe as e fundit. Ansamblet tona si dhe grupe të tjerë artistikë, ndryshe nga ato të vendeve të tjera pjesëmarrëse të festivaleve të organizuar nga Turqia, duartrokiteshin në mënyrë më të ngrohtë dhe me tifozllëk të jashtëzakonshëm.
Çlirimi nga paragjykimet
Ali Ymeri thotë se janë të panumërt personalitetet, që kontribuuan shumë, sidomos pas viteve ’60-të në fȯɾcìɱìɳ e miqësisë turko-shqiptare dhe që i dhanë kësaj, duke e çliruar nga paragjykimet ideologjike, një përmbajtje të re. Në shënimet e tij, ai evidenton disa prej tyre: “Prof.dr. Neshit Erez, mjek gjinekolog me emër në Turqi, me origjinë tepër të lashtë shqiptare, fliste për prejardhjen e tij sikur të kishte emigruar ato ditë nga Prizreni për në Turqi.
Po aq të angazhuar e të përkushtuar e shikonim forcimi e miqësisë mes dy popujve tanë edhe personalitete të tjerë si Barllas Kumtay, deputet dhe ministër i Turizmit në disa qeveri, Qerim Gokai, ish-ministër e Vali i Stambollit, Haluk Chilloi, profesor e dekan në Universitetin e Stambollit, për një kohë, ministër i Tregëtisë, i nderuari Tasin Osguc, për një kohë të gjatë rektor i Universitetit të Ankarasë, etj”. Për sa i përket marrëdhënieve me median Ali Ymeri shkruan: “Gazetarët, pa as më të voglin kompleks, kanë shkruar me objektivitet dhe respekt për vendin tonë. Midis tyre dëshiroj të kujtoj Burhan Felek, kryetar i Bashkimit të Gazetarëve turq, Nadir Nadi, gazetar dhe pronar i gazetës “Xhumhuryet” (Republika), që kishte filluar të botohej që në vitet e përmbysjes së Sulltanatit. Jehonë të fuqishme gjatë këtyre viteve patën edhe shkrimet e botuara në mjaft gazeta me emër e tirazh të madh”
Turqia pranon se është shtypur nga Shqipëria
Ndryshe nga kombet e tjerë, shqiptarët janë më të pranishëm në strukturat shtetërore dhe të integruar plotësisht në shoqërinë turke. Në një rast domethënës diplomati shqiptar, Ali Ymeri shkruan: “Me rastin e 500- vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në vitin 1968, ambasadori i atëhershëm turk në Shqipëri, Ruzhdie Vejseli i kërkoi takim zotit Reiz Malile, atëherë zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në këtë takim u ndodha edhe unë, meqë puna ime në Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhej edhe me Turqinë.
Ambasadori Vejseli, sa hyri, iu drejtua zotit Reiz: “Eh, keni më për të folur kundër Turqisë”? Kuptohet që gjatë këtij jubileu u fol natyrshëm për të kaluarën 500-vjeçare. Por e keqja ishte se në propagandën tonë Turqia moderne njehsohej me perandorinë Osmane. Zoti Reiz, pasi u përshëndet me të, i tha: “Kjo propagandë nuk ka të bëjë aspak me Turqinë moderne, të krijuar si rezultat i luf.tës çlirimtare që organizoi e zhvilloi populli turk me Ataturkun e madh e që përfundoi me rrëzimin e Sulltanit, por me Perandorinë Osmane”. Përgjigja me sa dukej e kënaqi. Duke qeshur, ambasadori vazhdoi: “Sa për mua nuk e dimë se kush e ka shtypur njëri-tjetrin, pasi në atë periudhë, duke filluar nga sadrazemet (kryeministrat), vezirët (ministrat), gjer te gjeneralët e shumtë dhe, në përgjithësi, administrata shtetërore turke ka qenë e predominuar nga shqiptarët”… Ky keqkuptim u evitua, por duke nxjerrë në shesh edhe një të vërtetë të madhe për dominimin e elementit shqiptar në administratën gjigante të Perandorisë Osmane.
Një shqiptar në çdo tre turq
“Komandanti i arm.atës së parë të Stambollit gjatë një vizite kortezie që i bëra në pranverë të vitit 1972, me rastin e emërimit tim në postin e Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, duke folur për marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy popujve tanë nënvizoi se shqiptarët në Turqi janë pjesa e respektuar e shoqërisë turke. Ata i kanë dhënë kësaj shoqërie dijetarë të mëdhenj në të gjitha fushat dhe komandantë të shquar e më emër në histori.
Kontributi i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet i pranishëm këtu. Pasi më pyeti për numrin e shqiptarëve në Turqi dhe pasi mori përgjigjen time, sipas së cilës shqiptarët në Turqi janë qytetarë, prandaj dhe nuk mbajmë ndonjë evidencë, ai shtoi: Shqiptarët në Turqi janë vërtet të shumtë, pothuajse në çdo 3 veta, 1 duhet të jetë i tillë… Është vështirë, nënvizoi gjenerali, që të gjesh familje pa 3 veta të lidhur me persona me origjinë shqiptare.
Martesat e vendasve me vajza me origjinë shqiptare janë nga më të preferuarat. Kjo e ka shpjegimin te karakteri i tyre i mirë… nikoqire, të ndershme e shtëpiake, pa folur këtu për bukuritë e cilësi të tjera me vlerë. Me gjeneralin mbetëm miq të mirë. S’kisha se si të mos e falënderoja për një të vërtetë të tillë. Është fakt se turku, ndryshe nga kombësitë e tjera që ndodhen në këtë vend, e ka të vështirë të dallojë nga vetja shqiptarin”, shkruan në kujtimet e tij diplomati Ali Ymeri.
Stërnipi i Ali Pashës, gjyqtar në Stamboll
Një nip i Ali Pash Tepelenës, ka qenë gjyqtar në Stamboll. Në shënimet e tij, diplomati shqiptar Ali Ymeri shkruan se e ka harruar emrin e tij, por takimi me të ka ndodhur më shumë se 40 vjet më parë, në vitin 1973. Stërnipi i Ali Pashait i ka thënë diplomatit shqiptar se edhe në fushën juridike ka pasur shumë shqiptarë. Pa u shkëputur nga një temë e tillë, Ali Ymeri shkruan: “Në një kafene ku ndodheshin turq e shqiptarë bëhej një bisedë e lidhur me temën e mësipërme. Njëri prej pjesëmarrësve në bisedë, shqiptari i quajtur Rushdi, nisi të flasë me superlativa për vendin që zënë shqiptarët në jetën politike, shoqërore, ekonomike, institucionale, ushtarake, etj., në Turqi. Mirëpo ky theksim i natyrshëm, nuk i pëlqeu një zyrtari turk që u ndodh aty, duke ndërhyrë ai iu drejtua Rushitit: “Ju mos doni të na i nxirrni edhe Pejgamberin shqiptar? Miqësisht ky i fundit iu përgjigj: “Nuk përjashtohet që edhe ai të jetë i tillë”.
Ministri i Jashtëm turk, pohon origjinën shqiptare
Duke dashur t’i referohemi drejtpërdrejt atë çka ka shkruar diplomati shqiptar, po citojmë një nga dëshmitë diplomatike të tij: “Ishim në hollin e hotel “Keban” në Stamboll. Në një çast nëpunësi i recepsionit më afrohet dhe më pyet: “Në çfarë gjuhe flisni? Po flas në gjuhën shqipe, i përgjigjem (aty pranë ishte dhe gruaja ime). Ua, tha ai, edhe unë jam shqiptar, por nuk di shqip. Nuk ka gjë, mjaft që nuk keni harruar se jeni shqiptar dhe krenoheni për këtë, i thashë unë. Ju jeni shumë i ri dhe shqipen edhe mund ta mësoni.
Dhe më tej vazhdova ta pyes prej nga ishte dhe kur kishte ardhur familja e tij në Turqi. Familja ime ka ardhur nga Shkodra, më tha ai. Babanë e kam pasur gjeneral e tani është në pension. Gjyshja më ka folur shumë për Shkodrën dhe njerëzit e saj të mirë dhe ʈɾìɱɑ. Pasi mbaruam bisedën rutinë, i dhashë kartëvizitën time dhe ai të tijën. E lexova dhe vura re se mbiemri i tij ishte i njëjtë me atë të ministrit të Jashtëm turk.
Çfarë e keni ju ministrin e Jashtëm, i drejtohem përsëri atij. Axhë, tha tjetri në shqip. Në bisedë me ambasadorin tonë në Ankara, Ylvi Lulo, i tregova këtë ngjarje. Avash (shprehje e tij e zakonshme), tha ai duke qeshur, se na e bëre Turqinë të gjithë shqiptare. Ylviu nuk kishte shumë kohë që kishte ardhur në Ankara, ndaj reagonte edhe kështu, ndërsa unë isha më i vjetër në Turqi. Ti mos harro, i thashë duke qeshur, se tët at (xha Zabitin) e ke patur vali në Irak në kohën e perandorisë osmane. Por edhe të dy dajat e Qeros (e shoqja) u ʋɾɑɳȅ në Çanakala në kohën e luf.tës çlirimtare.
Ȧi nisi të tërhiqej dhe të më jepte të drejtë. Ky diskutim vazhdoi gjatë dhe unë i solla edhe shumë shembuj të tjerë të pranisë së shumtë elementit shqiptar me banim në Turqi. Duke dashur ta mbyll këtë diskutim, Ylviu me të qeshur më tha: “Më trego një vend këtu, në Turqi, ku nuk ka shqiptarë, se për të pasur ka kudo”. Pas pak kohësh do të gjendeshim përballë një rasti jo të zakonshëm, ambasadori ynë në Ankara, Ylvi Lulo kishte ftuar për darkë ministrin e Jashtëm turk të asaj kohe (1972), Haluk Bajulken, së bashku me disa drejtorë të kësaj ministrie dhe tre ambasadorë të huaj miq të tij.
Në këtë darkë isha dhe unë i pranishëm. Atëherë isha në Stamboll Konsull i Përgjithshëm. Gjatë kësaj darke sa int.ime aq dhe miqësore, ministri turk, duke folur me ambasadorin norvegjez, tha këto fjalë: “Ne me ju jemi anëtarë të të njëjtave aleanca politike, ekonomike, ushtarake, ndërsa me shqiptarët jemi vëllezër e në të njëjtën kohë na lidhin fate dhe interesa të përbashkëta”. Po aty gjeti rastin, pa as më të voglin hezitim të deklarojë se edhe ai vetë ishte shqiptar me origjinë nga Shkodra. Sikurse na tha ai, e ëma i kishte folur shumë për vendlindjen e saj. Bisedat më të preferuara kishte ato që bënin fjalë mbi Shkodrën. Shumë domethënës qe fakti që, pas këtij deklarimi, edhe disa prej të pranishmëve pohuan se ishin me origjinë shqiptare. Kurse njëri prej tyre kishte gruan me origjinë shqiptare.
Kjo flet për atë realitet e për numrin e madh të shqiptarëve në Turqi, të cilët, në shumicën e tyre, ndonëse nuk e ruajnë gjuhën e origjinës, asnjëherë nuk i fshehin ndjenjat për ta quajtur veten shqiptar. Kjo shpjegohet me opinionin shumë pozitiv që ekziston në Turqi për shqiptarët në shekuj, për ndershmërinë , aftësinë etj. Besa ndaj fjalës së dhënë njihet botërisht dhe formulohet “arnaut besase”. Konsiderata të tilla i ndesh gati në çdo bisedë me njerëz të zakonshëm, por dhe me ata të niveleve të larta zyrtare. Kjo na gëzonte dhe na lehtësonte misionin tone”.
Origjina e Qemal Ataturkut
Në shënimet e tij diplomati shqiptar thotë se shumë zyrtarë, kur binte fjala për Ataturkun, nënvizonin vëmendjen që tregonte ky i fundit për Shqipërinë, aq sa në vitin 1928, kur Ahmet Zogu u shpall monark, pakënaqësia e tij shkoi deri në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me të. Aktin e shpalljes së monarkisë, Ataturku e konsideroi hap mbrapa dhe ndërprerje të progresit në Shqipëri, në kundërshtim, natyrisht, me atmosferën civilizuese ku pat hyrë Evropa prej vitesh.
Ali Ymeri shkruan se edhe përpara këtyre ngjarjeve, Ataturku ishte interesuar për të ardhmen e një Shqipërie moderne e të pavarur nga fuqitë e huaja. Pikërisht për këtë dhe në funksion të këtij qëllimi, rreth viteve 1920, dërgoi një numër kuadrosh me origjinë shqiptare e mes tyre kolonelin Selaudin Shkoza (prizrenas), i cili në qeverinë që doli nga Kongresi i Lushnjës, në 1920, u caktua Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Qëndrimi zyrtar i matur i vendit tonë ndaj origjinës shqiptare të Ataturkut është një arsye më tepër që ndikonte vazhdimisht në rritjen e respektit, të konsideratave pozitive për Shqipërinë.
Ataturku në politikën tonë shqiptare është cilësuar gjithmonë si burrë shteti, reformator i madh turk, çɭìɾìɱʈɑɾ i vendit të tij, Turqisë dhe mbrojtës i flaktë dhe i vendosur i pavarësisë nacionale turke. Ne kurrë nuk kemi rrahur gjoksin për origjinën e tij, sepse kjo nuk ishte një meritë. Ai i përkiste popullit turk dhe vetëm atij. Pozicionime të tilla patën vlera të veçanta, sidomos pas viteve ’70, kur forca të caktuara politike në vend, sidomos ekstremi fetar, nëpërmejt ekspozimit të “huaj”, kërkonin të denigronin dhe godisnin personalitetin e Ataturkut. Më kujtohet mirë kur në vitin 1970-’72 në gazetën “Aksham” botohej një shkrim i gjatë ku vërtetohej origjina shqiptare e Ataturkut.
Shkrimi u bë objekt i gjerë diskutimi në shtyp dhe gjithë mjetet e informacionit deri në parlament, por në fund u la me të vërtetë ashtu siç ishte. Gjatë këtyre diskutimeve pati shumë persona zyrtarë që pyesnin e donin të dinin mendimin tonë si diplomatë shqiptarë. Ndërsa ne iu dhamë përgjigjen zyrtare, sipas së cilës Ataturku nga shteti ynë njihej si reformator i madh i shtetit turk, të cilit i shërbeu me devotshmëri gjatë gjithë jetës së tij. Ish-ministri i parë në qeverinë Ataturke, Tefik Rustu Aras, gjatë një vizite kortezie (pensionist në atë kohë) që i bëra me rastin e emërimit të tij në Stamboll si Konsull i Përgjithshëm, në bisedë e sipër, midis të tjerash, më tha: “Ataturku nuk kishte thënë asnjëherë se ishte shqiptar, por kurrë nuk e kishte mohuar”.
Jetëshkrimi/ Shënimet e një diplomati
Ali Ymeri u lind në 1927 në Sevaster të Vlorës. Studimet e larta i mbaroi në Moskë e më pas në Tiranë, për Histori-Gjeografi. Në vitin 1966 emërohet në Ministrinë e Jashtme, në vitin ‘69 emërohet pranë Ambasadës së RSH në Ankara, dhe në vitin 1972, Konsull i Përgjithshëm në Stamboll. Këtë funksion e kreu derisa doli në pension në vitin 1985. Ishte i martuar me Abe Haziz Hitajn. Në tetorin e 15 viteve më parë, diplomati i njohur, ndërroi jetë , duke lënë pas kujtimet e tij. Në ditar, Ali Ymeri shkruan se ka pasqyruar shkurtimisht marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke, të cilat, veçanërisht pas viteve ’60, kanë njohur vetëm progres.
Leonard Veizi/ DITA