1835, Dekreti i Mbretërisë së Greqisë njeh Çamërinë si pjesë e Shqipërisë
Nga Arben LLALLA
Në fletoren zyrtare të Mbretërisë së Greqisë e dhjetorit të vitit 1835 botohet dekreti rreth zonës se deri ku përfshihet veprimi i Konsullatës së Greqisë e vendosur në Janinë, Vlorë dhe Durrës Fletorja zyrtare është nxjerrë nga arkiva e Akademisë së Athinës.
Fletorja zyrtare e Mbretërisë së Greqisë, numër 21, botuar më 20 dhjetor 1835 (këtu).
Rreth nënndarjes së Konsullatës së Epirit dhe Shqipërisë, në nënkonsullata.
Vendimi i oborrit mbretëror për punët e jashtme të shtetit:
Nënndarja e zonës së katërt, ku zyra konsullore e Turqisë deri tani ka qenë e papërcaktuar nga nenet nga data 30 janar deri më 11 shkurt 1835. Udhëzimet konsullore shtesë u vendosën mbi propozimin e Sekretariatit si më poshtë,
Periferitë e konsullatës së Epirit dhe Shqipërisë ndarë në këto nënkonsullata:
Të Epirit që ka qendër në Janinë. Kjo përfshin krahinat Zagorisë, Meçovës dhe Konicës dhe shtrihet në lindje deri në qytetet Grevena, Paramithi e Sul deri në Kalarite (Artë, shën, A.Ll.), në perëndim përgjatë gjithë vijës bregdetare të Çamërisë që nis nga Butrinti dhe përmban edhe Sajadhën.
Të Shqipërisë së Poshtme që selinë kryesore e ka në Vlorë. Kjo nënkonsullatë përfshin tërë bregdetin perëndimor deri në Kavajë duke filluar nga Butrinti deri në kufijtë e saj në lindje në një pjesë të Konicës dhe nga ana tjetër në Berat përfshin gjithë plazhet përreth.
Të Shqipërisë Veriore me qendër në Durrës. Kjo nënkonsullatë shtrihet gjatë gjithë vijës bregdetare të Kavajës dhe rrethinat e këtij qyteti deri në limitet e bregdetit Austriak (Kotorr), në kufijtë e provincës së Shkodrës nga Kavaja në perëndim, deri në lindje duke përfshirë zonën e Ohrit dhe rrethinat përkatëse.
Athinë më 19 nëntor 1835.
Në Oborrin Mbretëror nga Sekretari i Punëve të Jashtme, Jakov Rizos.