Dëgjojeni momentin kur u këndua kënga e njohur “Mora fjalë” nga Qazim Beka, vetëm tre vjet pas rënies heroike të Jasharajve (VIDEO)
“Mora fjalë”, kënga që dëgjohet më së shumti nga shqiptarët sa herë që vjen Epopeja e UÇK-së, e së fundmi edhe në stadiumin e Shqipërisë kënduar nga mijëra tifozë sa herë që luan ndeshje Kombëtarja Kuq e Zi ka ngritur një çështje tjetër se kush e këndoi i pari, Shkurte Fejza apo dikush tjetër…, shkruan Periskopi.
Shqiptarët të gjithë e njohin si kënga e Shkurte Fejzës, por në fakt është këngëtari nga Drenica, Qazim Beka ai i cili e ka kënduar për herë të parë më 5 mars të vitit 2001, e ku kënga atë kohë mbante emrin “Çou Adem”.
Videoja e mëposhtme tregon më së miri momentin kur kënga “Mora fjalë”, në atë kohë “Çou Adem”, këndohet për herë të parë në përvjetorin e lavdishëm të Epopesë dhe sakrificës së Jasharajve në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari.