Dëbimi i shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit (dokumentacion dhe foto)
Shqiptarët deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX jetonin në shumicën e qyteteve dhe qytezave, fshatrave të Sanxhakut të Nishit si dhe në rajonet e përafërta. Sanxhaku i Nishit ishte një njësi administrative-territoriale e Perandorisë Osmane me qendër në Nish, qytet i lashtë, qendër e Dardanisë Ilire.
Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ishin përqendruar në Qarkun e Toplicës, i cili përfshinte rrethin e Jabllanicës, Kosanicës, Prokuplës dhe qytetin e Prokuplës; Qarkun e Nishit që përfshinte rrethet e Vllasotincës, Leskocit, Nishit dhe qytetin e Nishit; Qarkun e Vranjës me rrethin e Masuricës, Polanicës, Pçinjit dhe qytetin e Vranjës dhe Qarkut të Pirotit (Nishavës).
Banorë shqiptarë kishte edhe në vende tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në Qupri, Paraçin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Karanovc (Kralevë) madje edhe në Beograd.
Në Sanxhakun e Nishit jetonin rreth 250.000 banorë shqiptarë autokton të vendosur në mbi 700 vendbanime vetëm me banorë shqiptarë, por edhe në të përziera ku jetonin serbë, çerkezë etj.
Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Osmane, kishte filluar planet për pushtimin e tokave shqiptare. “Naçertanija” e Ilija Grashaninit ishte një platformë
dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program u konstruktua në vitin 1844, ndërkohë që nisë të realizohet gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878, duke vazhduar më vonë në vitin 1912.
Pas 16 dhjetorit 1877, ushtria serbe do ta fillojë fushatën më tragjike që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Divizionet serbe të Danubit dhe Moravës sulmojnë popullsinë civile, duke vrarë e masakruar pleq, gra, fëmijë etj. Ua vënë flakën vendbanimeve shqiptare, djegin shtëpi dhe objekte të tjera të pronarëve shqiptarë. Çdo gjë e shndërrojnë në hi e pluhur. Serbia në këtë luftë ushtroi një spastrim masiv të popullsisë shqiptare, ku në këtë krim u mbështet edhe nga forcat ruse.
Ushtarakët serbë për të realizuar këtë qëllim kishin përdorur mjetet më brutale të dhunës fizik ndaj shqiptarëve. Me dhjetëra mijëra shqiptarë të moshave të ndryshme vriten nga zjarri i armëve, i bajonetave, nga djegiet për së gjalli, nga ngrirjet në dëborë e akull. Togje kufomash shqiptare, shtëpi të rrënuara, nëna të ngrira me foshnje në gji, fëmijë të uritur e të pambrojtur, uri e skamje nga zjarret dhe nga plaçkitjet si dhe skena të trishtueshme ishin pamjet që mbushnin Sanxhakun e Nishit, në qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës, Leskocit, Përkuplës, Kurshumlisë etj.
Nëpër lumenjtë Moravë, Nishavë etj., notonin me qindra kufoma shqiptare të hedhura nga forcat ushtarake. Nga vrasjet e shumta u hapën varre masive, që nga Nishi e deri në Kurshumli.
Princi serb Millan Obrenoviq, për të arritur këtë qëllim, ushtarëve të vet serbë u kishte shpërndarë proklamatë, në të cilën thuhej:
“… sa më pak shqiptarë që të mbetën në territoret e çliruara nga Turqia, aq më shumë do të kontribuoni për shtetin. Sa më shumë shqiptarë të shpërngulur, aq më të mëdha meritat për atdhe”.
Dhuna dhe shfarosja e shqiptarëve bëhej në mënyrat dhe metodat më mizore dhe barbare, për çka dëshmojnë edhe vetë serbët. Një mësues, dëshmitar i kohës shkruan: “… Në acar dhe të ftohtë të
madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta me përplot mall…..Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në
Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajt dhe qetë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë sepse qerre kishte pak. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria…” .
Udhëpërshkruesi serb, Sreten Popoviq, ndër të tjera, shkruante: “Ato netë, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit”. Në një burim tjetër thuhet: “Me ndjekjen e arnautëve, disa fshatra në ato anë mbetën plotësisht të shkreta. Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t’i tregonte, prandaj ato fshatra të shkreta të Sanxhakut të Nishit – Prokuplë, Leskoc, Vranje duhet të popullzoheshin”.
Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon qëllimet e qeverisë serbe për pushtimin e territoreve në Jug. Ai shkruan se dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim “që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional” dhe të krijohet mundësia “që aksioni serb në të ardhmen të drejtohej kah pjesët e Kosovës”.
Pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera shkruanin: “Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna“. Mirëpo, përkundër kësaj, Serbia
zyrtare filloi me nxitim kolonizimin e vendbanimeve të Sanxhakut të Nishit me elementin sllav të sjellë nga viset e ndryshme si, Serbia, Mali i Zi, Bosnja etj. Pushteti dhe kolonët e rinj serbë
plaçkitën tërë pasurinë e shqiptarëve.
Në territorin e Kosovës shqiptarët muhaxhirë u vendosën në fshatra dhe qytete. Pati lëvizje të mëdha, ku nga fshatrat kaluan në qytet, ose prej një fshati në fshatin tjetër. Ata u vendosën kryesisht në trevat rreth kufirit me Serbinë e sotme, në territorin e rrafshit të Kosovës, Llapit, Anamoravës etj. me shpresë se një ditë do të kthehen në vendlindjen e tyre. Shumë familje shqiptare muhaxhire u vendosën edhe në territorin e Maqedonisë, e shumë prej tyre përfunduan jashtë Kosovës, tej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e më gjerë deri në Siri.
Tani është një përvjetor reflektimi për brezat që stërgjyshërit e tyre u detyruan të lënë vatrat dhe gjithë çfarë kishin para dhunës së ushtrisë së Serbisë. E kaluara nuk duhet harruar. Krimi, vendbanimet dhe pronat e Sanxhakut të Nishit nuk do të harrohen nga shqiptarët. E drejta për pronën është një e drejtë e patjetërsueshme, ajo kurrë nuk vjetërsohet.
Sipas Prof. dr. Jusuf Osmani
VENDBANIMET NË SANXHAKUN E NISHIT KU KA JETUAR
POPULLATA SHQIPTARE DERI NË VITIN 1877/1878
ALABANA (rrethina e Bllacës).
ALAKINCI (rrethina e Surdulicës).
ARAQA (qarku i Toplicës).
ARBANASHKA (rrethina e Prokuplës). Kishte 38 shtëpi shqiptare dhe
20 serbe.
ARBANASI (rrethina e Meroshinës)..
ARBANISHTA (Shënoi – Dr. Sabit Uka).
BABOTINCI (rrethina e Prokuplës, 7 shtëpi shqiptare, 12 shtëpi
serbe).
BACA (rrethina e Prokuplës). Kishte 39 shtëpi shqiptare.
BACIJEVICI (rrethina e Surdulicës).
BADNJAVCI (rrethina e Zhitoraxhës), kishte 2 shtëpi serbe dhe
32 shtëpi shqiptare).
BADARXHITË (të ardhur nga Ivaja, sot janë Zborc të Shtimës).
BAGAROJA (Qarku i Toplicës).
BAGJURI (Qarku i Toplicës).
BAJÇINCI (rrethina e Prokuplës). Kishte 51 shtëpi shqiptare.
BAJÇINOVCI (rrethina e Prokuplës).
BAJKALLOLLËT (të ardhur nga njëra prej vendbanimeve të
quajtur Banjë.
BAJRA (Qarku i Vranjës).
BAJRE (rrethina e Leskovcit).
BELLANOVCE (rrethina e Vlladiqinhanit, rrethi i Polanicës).
BALINOVCI (rrethina e Prokuplës).
BALINOVCI (rrethina e Vranjës).
BALINOVCI I EP. (Qarku i Vranjës, Polanicë).
BALINOVCI I P. (Qarku i Vranjës, Rrethi i Polanicës).
BALLAJINCI (rrethina e Zhitoraxhës). Kishte 47 shtëpi serbe e 6
shqiptare).
BALLTIQI (Qarku i Toplicës, rrethi i Prokuplës).
BANJA – Banjëskollët (nga Banja e Kushumlisë).
BANJA (Qarku i Toplicës).
BANJA E REPANJES. (E shënon dr. Sabit Uka).
BANJA KUMAREVA (rrethina e Vranjës).
BANJSKA (rrethi i Kosanicës).
BANKOVIQI (rrethi i Kosanicës).
BANUSHEVCI (rrethina e Vranjës),
BAÇIQE (Qarku i Toplicës).
BARA (Qarku i Vranjës, rrethi i Masuricës).
BARBATOVCI (rrethina e Bllacës). Kishte 17 shtëpi shqiptare.
BARDUSI (Qarku i Toplicës, rrethina e Kushumlisë). Kishte 16
shtëpi shqiptare.
BARLLOVA (rrethina e Kushumlisë).
BEDILA (Qarku i Toplicës, rrethi i Dobriqit).
BEJASHTICA E EPËRME (rrethina e Prokuplës),
BEJASHTICA E POSHTME (rrethina e Prokuplës). Kishte 14
shtëpi shqiptare.
BELANICA. (Nuk kemi mundur të konstatojmë se ku gjendet ky
vendbanim).
BELIBREGU (Nuk kemi mundur të konstatojmë se ku gjendet ky
vendbanim).
BELLA PALLANKA (sot qendër komunale në Serbi).
BELLO (Rrethi i Kosanicës).
BELLOGOSHI (rrethina e Prokuplës).
BELLOLINI (rrethina e Prokuplës) – Bollainët.
BELLOPOLJA (rrethina e Kushumlisë).
BELOTINAC (rrethina e Dolevcit).
BERAXHIKA (Qarku i Toplicës).
BERIANA (Qarku i Toplicës, më vonë Qarku i Vranjës, rrrethi i
Leskovcit)
BERILA (rrethina e Prokuplës, 12 shtëpi shqiptare).
BERJANI (Pusta Rekë).
BERNJASHA ( ?? ) – Bernjashët.
BESELICA (Qarku i Toplicës). Kishte shtëpi shqiptare 40 (st.
turke), 20 (st. serbe).
BËRNICA, shtëpi shqiptare 36, shtëpi serbe 10.
BINXHOLLI ( ?? ).
BLLACA (Rrethi i Prokuplës). Kishte 35 shtëpi shqiptare.
BOBISHTE (rrethina e Leskovcit)?
BODËRLAKËT (nuk dihet nga janë).
BOGOJEVCI (rrethina e Leskovcit).
BOGUJEVCI I EP. (rrethina e Prokuplës). Kishte 8 shtëpi
shqiptare.
BOGUJEVCI I P. (rrethina e Prokuplës). Kishte 16 shtëpi
shqiptare).
BOGUNOVCI (komuna e Medvexhës).
BOJNIKU (rrethina i Leskovcit).
BOKA (Qarku i Vranjës, rrethi i Pqinjit).
BORINCI (rrethina e Bojnikut).
BOROVCI (rrethina e Medvexhës).
BOZHURNA (rrethina e Prokuplës). Kishte 13 shtëpi shqiptare.
BOZHURNJA (Qarku i Toplicës, rrethi i Dobriqit).
BRADASHI (Qarku i Toplicës).
BRAINA (rrethina e Medvexhës, rrethi i Jabllanicës).
BRAJSHORI (rrethi i Jabllanicës).
BRALLEVA (rrethi i Kosanicës).
BREGOVINA (rrethina e Prokuplës).
BRENICA (rrethina e Nishit).
BRESENÇIQI (rrethina e Prokuplës). Kishte 40 shtëpi shqiptare).
BRESTI (rrethina e Zhitoraxhës). Vendbanim shqiptarë.
BRESTOVCI (rrethina e Bojnikut).
BRESTVOCI (rrethina e Leskovcit).
BREZNICA E EP. (rrethina e Prokuplës). Kishte 2 shtëpi shqiptare
dhe 8 serbe).
BREZNICA E P. (rrethina e Prokuplës). Kishte 31 shtëpi shqiptare.
BREZNIKU (Qarku i Toplicës, rrethina e Prokuplës).
BUBLICA (rrethina e Prokuplës).
BUÇINCA (rrethina e Prokuplës).
BUÇINCI (Rrethi i Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
BUÇIQI (rrethina e Meroshinës). Kishte 17 shtëpi shqiptare,
BUDECI – Budecët.
BUJAK, kishte shtëpi shqiptare 26.
BUJNOVCI – Bujnocët.
BUKOLLORANA (rrethina e Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
BUKOVAGLLAVA (rrethina e Leskovcit).
BULLATOVCI (rrethina e Prokuplës). Kishte 13 shtëpi shqiptare.
BUNBEREKU (Rrethi i Prokuplës).
BUNJACI (Rrethi i Kosanicës).
BURINCI (Rrethi i Kosanicës).
BUSHTRANI (rrethina e Vranjës).
BUVCA (Rrethi i Jabllanicës, tani komuna e Lebanës).
BYQMETI I EPËRM (rrethina e Medvexhës).
BYQMETI I MESËM (rrethina e Medvexhës).
BYQMETI I POSHTËM (rrethina e Medvexhës).
CEKAVICA (rrethina e Lebanës).
CËRKVICA (rrethina e Bojnikut).
CERNATOVA – e Epërme dhe e Poshtme (rrethina e Zhitoraxhës).
CËRNCAVCI I EPËRM (rrethina e Leskovcit).
CËRNCAVCI I POSHTËM (rrethina e Leskovicit).
CËRNI LLUG (rrethina e Vranjës).
CERNOVERHI (rrethina e Medvexhës, Rrethi i Jabllanicës).
CEROVICA (Qarku i Toplicës, rrethi i Prokuplës).
CERVADIKU (rrethi i Jabllanicës).
CERVONEKU? (rrethi i Pqinjit)
ÇESTELINI (rrethina e Vranjës) – Çestelinët.
ÇOKOT (rrethina e Nishit) – Çokotët – Çokotanët.
ÇOKOTIN (rrethina e Medvexhës)
ÇUKOVC (rrethina e Prokuplës).
ÇUKOVCI (rrethina e Bojnikut, Rrethi i Jabllanicës) – Çukofcët.
ÇUKOVCI (rrethina e Leskovcit).
ÇESTELINI (rrethina e Vranjës).
ÇOKOT (rrethina e Nishit).
ÇOKOTIN (rrethina e Medvexhës)
CUBOLLËT (Janë nga Toplica, por nuk dihet se të cilit fshat).
ÇUKOVC (rrethina e Prokuplës).
ÇUKOVCI (rrethina e Bojnikut, Rrethi i Jabllanicës).
ÇUKOVCI (rrethina e Leskovcit).
CVIRCA – rrethina e Medvexhës – (në vitit 1878 është ndarë në dy
pjesë.
DABINOVCI (rrethina e Kushumlisë). Kishte 22 shtëpi shqiptare.
DAMAÇËT (nuk dihet se nga kanë ardhur).
DANKOVËT (rrethina e Kushumlisë) – Dankët (Kelani). Kishte 26
shtëpi shqiptare.
DAVIDOVCI (rrethina e Vranjës).
DEDINCA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 36 shtëpi shqiptare.
DEDIQI (rrethi i Jabllanicës).
DEGËRMANI (rrethina e Kushumlisë).
DEKUTINCI (Qarku i Vranjës, rrethi i Masuricës).
DËRVODELI (rrethina e Lebanës).
DËRVODELJA (Rrethina e Leskovcit).
DESHISHKA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 25 shtëpi shqiptare.
DESHULLOVA (rrethina e Meroshinës).
DEVÇA (rrethina e Meroshinës).
DEVÇA E POSHTME (Qarku i Toplicës, rrethi i Dobriqit).
DEVOTINI.(E regjistron dr. S. Uka).
DIBRA (Nnga Dibra kishte shkuar në Toplicë dhe nga aty
në Marinë të Skënderaj).
DLLUGOJNICA (rrethi i Masuricës).
DOBËRNJAC (Qarku i Vranjës, Polanicë).
DOBRATIQI (rrethina e Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
DOBRATINI. (Qarku i Toplicës). Kishte 29 shtëpi shqiptare
DOBRIQI (Qarku i Toplicës, rrethi i Dobriqit).
DOLEVCI (sot qendër komunale në Serbi).
DOPLANE (rrethina e Leskovcit).
DOSHLAKËT (nga Qarku i Toplicës, nuk dihet fshati).
DRAGIDEO (rrethina e Prokuplës) – Dragidellët.
DRAGOBUZHDA (rrethina e Vranjës).
DRAGOLLOMËT: Janë vendosur në fshatin Dubovc të komunës
së Vushtrrisë.
DRAGOLLUKËT (nuk dihet se nga kanë ardhur).
DRAGOVCI (rrethina e Bojnikut).
DRAGUSHA E EP. (rrethina e Bllacës). Kishte 75 shtëpi shqiptare.
DRAGUSHA E P. (rrethina e Bllacës.
DRAGUSHA E VOGËL (rrethina e Bllacës). Kishte 64 shtëpi
shqiptare.
DRAJINCA (rrethina e Surdulicës).
DRENOVCI – i Epërm dhe i Poshtëm (rrethina e Zhitoraxhës).
DRENOVCI (rrethina e Prokuplës).
DRENOVCI (rrethina e Vranjes).
DREVINJA (rrethi i Prokuplës). Kishte 31 shtëpi shqiptare.
DUBLINCI (rrethi i Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
DUBNICA (rrethina e Vranjës).
DUBOVA (rrethina e Zhitoraxhës).
DUBRANJA (Qarku i Toplicës).
DUBRAVA (rrethina e Bojnikut).
DUBRAVA (rrethina e Kurshumlisë).
DUDOLLËT (nuk dihet se nga kanë ardhur).
DUGI DOLLI (Qarku i Nishit)
DUGI DOLLI (rrethi i Kosanicës).
DUGOLLUKA (rrethi i Kosanicës).
DUKATI (Qarku i Toplicës).
DUPOLEVA (rrethina e Vranjës).
GABROVAC (rrethi i Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
GAGINCA (rrethina e Leskovcit).
GAJTONI I EPËRM (rrethina e Medvexhës).
GAJTONI I POSHTËM (rrethina e Medvexhës).
GALLAP. Kishte 42 shtëpi shqiptare.
GAZDARA (rrethina e Medvexhës).
GAZDARA (rrethi i Prokuplës).
GECËT (nuk dihet se ku gjendet, ose është lagje e ndonjë fshati
tjetër).
GEGLA (rrethina e Lebanës).
GËRBAVCI (rrethina e Medvexhës).
GËRBAVNICA (rrethi i Jabllanicës). Kishte 32 shtëpi shqiptare.
GËRGURI I EPËRM (rrethina e Bllacës).
GËRGURI I POSHTËM (rrethina e Bllacës) – Gërgurët, shtëpi
shqiptare 83.
GËRGUROVCI (rrethina e Lebanit).
GESOLICA (rrethi i Kosanicës).
GJAKA (rrethina e Kushumlisë).
GJAKA E EPËRME (Qarku i Toplicës).
GJAKA E POSHTME (Qarku i Toplicës). Kishte 41 shtëpi
shqiptare.
GJAKUS (rrethina e Zhitoraxhës). Kishte 27 shtëpi serbe dhe 2 shqiptare.
GJEMNICA – Gjepnica (rrethina e Bllacës). Kishtee 7 shtëpi
shqiptare).
GJERAKU (Qarku i Toplicës).
GJEREKARJA (Qarku i Toplicës).
GJINGJUSHA (rrethina e Bojnikut).
GJORËT (nuk dihet se nga kanë ardhur).
GJUKELLA (rrethi i Prokuplës).
GJULEKARI (rrethina e Medvexhës).
GJUREVCI (rrethina e Prokuplës).
GJUREVCI (rrethina e Bllacës). Kishte 12 serbe e 3 shqiptare.
GJURGJEVICA (Qarku i Toplicës).
GJUSHILLOFCËT (Qarku i Toplicës).
GJUSHINCA (rrethina e Prokuplës). Kishte 31 shtëpi shqiptare).
GLLACOLLËT (nuk dihet nga kanë ardhur në Batllavë).
GLLASOVIKU (rrethina e Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
GLLOBODERËT. (Nuk dihet se nga kanë ardhur).
GLLOGËT: (nuk është konstatur se ku gjendet fshati Gllog).
GOJNOVCI (rrethina e Prokuplës). Kishte 30 shtëpi shqiptare.
GOLLAKU – Gollakët.
GOSTURANËT (e konsiderojnë veten muhaxhirë, por nuk dihet se nga
janë).
GORINA (rrethina e Leskovcit).
GOVORI – Govorët.
GRABANICA (Qarku i Toplicës).
GRABOVCI (rrethina e Prokuplës).
GRABOVCI (rrethi i Jabllanicës).
GRACOLLËT (nuk dihet fshati).
GRADNI? (Gradishte – rrethina e Meroshinës).
GRAINCA (rrethina e Bojnikut).
GRANICA (Qarku i Toplicës).
GRASHTICËT (nuk kemi shënime për ta).
GREBONICA (rethina e Kushumlisë, Rrethi i Kosanicës).
GUBETINI (rrethina e Prokuplës). Kishte 36 shtëpi shqiptare.
GUBETINI (Qarku i Toplicës, rrethi i Dobriqit).
GURIVCI (rrethi i Kosanicës).
HASANOVCI (rrethina e Zhitoraxhës). Vendbanim shqiptar).
HËRRGAJA (rrethina e Prokuplës). Kishte 54 shtëpi shqiptare.
HUMI (Qarku i Nishit).
HURUGLICA E EPËRME (rrethina e Leskovcit).
HURUGLICA E POSHTME (rrethina e Leskovcit).
IGRISHTA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 23 shtëpi shqiptare.
IGRISHTA (rrethina e Leskovcit).
IVAJA (rrethina e Bojnikut, rrethi i Jabllanicës).
IVANKULLA. Kishte 25 shtëpi shqiptare.
IZUMNO (rrethina e Vranjës).
JABUÇA (rrethina e Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
JAKOVCI (Qarku i Vranjës, rrethi i Polanicës).
JASHANICA E EP. (rrethina e Bllacës). Kishte 70 shtëpi shqiptare.
JASHANICA E P. (rrethina e Bllacës). Kishte 16 shtëpi shqiptare.
JELLASHNICA (rrethina e Leskocit).
JELLASHNICA (rrethina e Surdulicës).
JELLSHNICA (rrethina e Nishit).
KACABAQI (rrethina e Bojnikut).
KAÇAPOR (rrethina e Bllacës).
KACAPUNA (Qarku i Vranjës, rrethi i Polanicës).
KAÇMERI – Novosella (Qarku i Toplicës).
KALIMANCA (rrethi i Polanicës).
KALLUDRA (rrethina e Prokuplës).
KALLUGJERICA (rrethina e Leskovcit).
KAMENICA (rrethina e Bojnikut, rrethi i Jabllanicës).
KAMENICA (rrethina e Nishit).
KAMENICA (rrethi i Kosanicës).
KAPITI (rrethina e Medvexhës).
KARANOVCËT (Janë nga Kraleva që është quajtur Karanovc).
KASTRATI (rrethina e Kushumlisë). Kishte 31 shtëpi shqiptare.
KATIQI (rrethi i Prokuplës).
KATUNI (rrethina e Vranjës).
KËRÇMARA E EP. (rrethina e Kushumlisë).
KËRÇMARA E P. (rrethina e Kushumlisë).
KËRÇMARI (Qarku i Toplicës). Kishte 30 shtëpi shqiptare).
KËRTOKU (rrethina e Kushumlisë). Kishte 36 shtëpi shqiptare.
KIJEVAC (rrethina e Surdulicës).
KITMERËT (nga Nishi, në Prizren).
KLAIQI (rrethina e Lebanës).
KLISIRA (rrethina e Surdulicës).
KLISURA (rrethina e Dolevcit).
KLISURICA (rrethina e Prokuplës). Kishte 51 shtëpi shqiptare
dhe 11 shtëpi serbe).
KLLASHNICA (rrethina e Vranjës).
KNEZ SELLO (Qarku i Nishit).
KODRA (Qarku i Toplicës, e shënon dr. S. Uka) – Kodralitë.
KALLUDRA (rrethi i Kosanicës). Kishte 26 shtëpi shqiptare.
KOMRENA E EPËRME (komuna e Nishit?).
KONÇIQI (rrethina e Prokuplës). Kishte 47 shtëpi shqiptare dhe 2 serbe.
KONJINA (Qarku i Toplicës).
KONJUFCA E EPËRME (rrethina e Bojnikut).
KONJUFCA E POSHTME (rrethina e Bojnikut),
KONJUHI (Qarku i Toplicës). Kishte 41 shtëpi shqiptare.
KONJUSHA (rrethina e Prokuplës). Kishte 25 shtëpi shqiptare.
KONJUSHA E EP. (rrethina e Prokuplës). Kishte 15 shtëpi
shqiptare.
KONJUSHA E P. (rrethina e Prokuplës). Kishte 16 shtëpi
shqiptare.
KONJUVA (rrethina e Kushumlisë).
KONXHELI (rrethina e Prokuplës). Kishte 5 shtëpi shqiptare dhe
15 serbe).
KOPRANI (rrethi i Jabllanicës).
KORBEVCI (rrethi i Jabllanicës).
KORDINCA E P. (rrethina e Prokuplës). Kishte 13 shtëpi shqiptare.
KORDINICA E EP. (rrethina e Prokuplës). Kishte 19 shtëpi
shqiptare.
KOSHAREVA. (E shënon dr. Sabit Uka).
KOSTANICA (Qarku i Toplicës).
KOSTENICA (rrethina e Prokuplës). Kishte 26 shtëpi shqiptare dhe 24
serbe.
KOSTRAQËT (nuk kam të dhëna se nga kanë ardhur).
KOVANLLUKU (rrethina e Meroshinës).
KOZHINCA (rrethina e Prokuplës). Vendbanim shqiptar.
KOZMAQA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 31 shtëpi shqiptare.
KOZNICA (rrethi i Masuricës).
KRALANËT (të shpërngulur nga Kralani i Dushkajës në trevën e
Toplicës dhe nga aty më 1878 në fshatin Vërboc të Drenasit.
KREMENATA (rrethina e Leskocit).
KRIVA FEJA (rrethina e Vranjës).
KRIVAQA (rrethina e Lebanit, rrethi i Jabllanicës)
KRIVODËRVA (rrethi i Jabllanicës).
KRUSHEVICA (rrethina e Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
KUÇI (rrethi i Kosanicës).
KULLA (rrethi i Kosanicës).
KULLAQI (rrethi i Jabllanicës).
KUMAREVA (rrethina e Vranjës).
KUPILLA (rrethi i Kosanicës).
KUPINA (rrethina e Leskovcit).
KUPINOVA (rrethina e Kushumlisë).
KURILLI (rrethi i Prokuplës).
KUSHUMLIJA. Qendër rajonale. Kishte 172 shtëpi shqiptare.
KUTLESHI (rrethina e Leskovcit).
KUTLLATI (rrethi i Kosanicës).
KUTLLOVCI I MADH (rrethina e Bllacës).
KUTLLOVCI I VOGËL (rrethina e Bllacës). Kishte 35 shtëpi shqiptare.
LALINCE (rrethina e Vranjes).
LALINOVCI (rrethina e Lebanës).
LEBANA (Qendër komunale, në rrethin e Jabllanicës)
LEBOVCI (Qarku i Vranjës).
LECE (rrethina e Medvexhës, rrethi i Jabllanicës).
LENJANËT (Në fshatin Karaçevë e Poshtme, komuna e
Kamenicës, thuhet se janë muhaxhirë).
LËNMAQA. (Nuk kemi mundur ta ubifikojmë).
LEPAJA (rrethina e Meroshinës).
LEPOSHTICA (rrethi i Jabllanicës).
LEPOSHTICA (rrethi i Prokuplës).
LESKOVA (rrethi i Masuricës).
LESKOVCI (Qendër rajonale).
LEVQA E EPËRME (Qarku i Toplicës).
LIPOVICA (rrethina e Lebanës).
LIPOVICA (rrethina e Leskovcit).
LITENËT: Kanë jetuar në Pakashticë të Ep. të Podujevës, të shpërngulur
në Turqi.
LLAGATINCA (rrethi i Jabllancës).
LLALINCA (Qarku i Nishit).
LLALLOSHËT (Në Hërrticë ë Podujevës, thuhet se janë
muhaxhirë).
LLAPASHTICA e EP. (rrethina e Medvexhës).
LLAPASHTICA E P. (rrethina e Medvexhës).
LLAPATINCA (rrethina e Bojnikut).
LLAZALA (rrethina e Leskocit).
LLOMNICA (rrethi i Kosanicës).
LLOMNICA E EPËRME (komuna e Vllasotincës).
LLOMNICA E POSHTME (komuna e Vllasotincës).
LLOQPOTOKU (Nuk është konstatuar se ku gjendet).
LLOZANA (rrethina e Bojnikut).
LLOZNA (rrethi i Kosanicës).
LLUGARI (rrethina e Lebanës).
LLUGIQI (rrethi i Kosanicës). Kishte 22 shtëpi shqiptare.
LLUKOVA (rrethina e Kushumlisë).
LLUKOVA (rrethina e Vranjës).
LUKOMIRI (rrethina e Zhitoraxhës). Kishte 32 shtëpi serbe
dhe 4 shtëpi shqiptare).
LUSHA (rrethina e Kushumlisë) – Lushakët. Kishte 29 shtëpi
shqiptare.
MAÇKOVCI (rrethina e Kushumlisë). Kishte 38 shtëpi shqiptare.
MAÇKOVCI (Qarku i Toplicës). Kishte 15 shtëpi shqiptare.
MAGASHI (rrethina e Bojnikut).
MAGOVO (rrethina e Kushumlisë).
MAJKOVCI (rrethina e Bojnikut).
MALOKËT, (nga Toplica). Nuk dihet se nga cili fshat.
MALQA (rrethina e Nishit).
MANASTIRI (rrethi i Prokuplës).
MANASTIRI (rrethina e Nishit).
MAQEDONCI (rrethina e Medvexhës).
MAQINA E EP. (rrethina e Prokuplës). Vendbanim shqiptar.
MAQJASTENA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 12 shtëpi shqiptare 32.
MAQKOVCI (rrethina e Vranjës).
MARDOQËT (e ardhur nga Perpori te Braina).
MARINAKUTINA (Qarku i Nishit).
MARKOVICE (rrethina e Kushumlisë).
MAROVCI (rrethina e Medvexhës).
MARTELËT (Në fshatin Prapashticë të Prishtinës dhe Brainë të
Gallapit, janë marrë të dhënat për këta banorë).
MASURICA (rrethina e Surdulicës).
MATAROVA (rrethina e Kushumlisë).
MAVRIQËT (të ardhur nga Medvexha).
MAXHARA (rrethina e Prokuplës). Kishte 21 shtëpi shqiptare.
MAZARAQI (rrethi i Polanicës).
MEDVECI (rrethina e Medvexhës).
MEDVEXHA (rrethi i Jabllanicës). Quhen edhe Plepollët.
MEGJA (rrethina e e Leskovcit). Kishte 26 shtëpi shqiptare dhe 15
shtëpi serbe.
MEGJUROVA E EPËRME (rrethina e Nishit).
MEGJUROVA E POSHTME (rrethina e Nishit).
MEHANJA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 35 shtëpi shqiptare.
MEKISHI (rrethina e Dolevcit). Kishte 30 shtëpi serbe dhe 1
shqiptare.
MELOVA (rrethina e Leskovcit).
MERKONJA (rrethina e Medvexhës).
MERLAKU (rrethina e Prokuplës).
MERLINCA (Qarku i Toplicës).
MEROVCI – Omerovci (rrethina e Prokuplës) Kishte 42 shtëpi
shqiptare.
MERQEZI (rrethina e Leskovcit).
MERRNICA (Qarku i Toplicës).
MERSHELI (rrethina e Prokuplës).
MERVESHI (rrethina e Bojnikut).
MËSHICA (rrethina e Leskocit).
METEJEVCI I EPËRM (Qarku i Nishit).
METEJEVCI I POSHTËM (Qarku i Nishit).
MEXHU-HANA (rrethina e Bllacës) Kishte 41 shtëpi shqiptare).
MIHALICA (rrethi i Jabllanicës).
MIHOVC (rrethina e Leskocit).
MIKULANI I EPËRM (rrethina e Kushumlisë).
MIKULANI I P. (rrethina e Kushumlisë). Kishte 27 htëpi shqiptare dhe 9
serbe.
MIKULLOVCI (rrethina e Prokuplës). Kishte 41 shtëpi shqiptare dhe 16
serbe.
MILIVOJCI (rrethina e Vranjës).
MILLOVOJLOVCËT (rrethina e Leskovcit).
MIRNICA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 32 shtëpi shqiptare.
MIROQICA (rrethi i Kosanicës).
MIROSLLAVI. (Nuk kam mundur të ubifikoj si vendbanim).
MIROVCI (rrethi i Kosanicës).
MISKIQI (rrethi i Jabllanicës).
MLINAKËT (Qarku i Toplicës).
MLINËT: (nga Qarku i Toplicës). Migruan në Turqi.
MLLADOSHEVA (Qarku i Toplicës).
MOLLIQËT – Mollkuqët (nuk dihet se nga kanë ardhur. Një kohë të
shkurtër kanë jetuar në Sllatinë të Fushë-Kosovës, por
janë shpërngulur.
MOLLOVA: Mollovit?
MOMQILLI (rrethina e Zhitoraxhës).
MORINËT (nga rrethina e Prokuplës).
MOSHTANICA (rrethina e Vranjës).
MRAMORI (rrethina e Meroshinës).
MUÇAKA (lagje e fshatit Llallincës, e Qarkut të Vranjës).
MULIQ (treva e Toplicës. Kishte 14 shtëpi shqiptare.
MULEVIQ (rrethi i Kosanicës).
MURIQI – Muriqët. Konsiderohen si muhaxhirë. Kanë jetuar në Pejë
dhe në fshatin Pjetërqi i Ep. i Klinës.
MUZAÇI (rrethina e Bllacës). Kishte 42 shtëpi shqiptare.
NEGOSAVLE (rrethina e Medvexhës).
NELAKU (rrethina e Leskocit).
NERADOVCI I EPËRM (rrethina e Vranjës).
NERADOVCI I POSHTËM (rrethina e Vranjës).
NESUSHTA (rrethi i Jabllanicës).
NEVADA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 26 shtëpi shqiptare.
NICA (Qarku i Toplicës).
NISHI – Nishlitë (Hadri, Bunjaku).
NOVOSELLA (rrethina e Leskovcit).
NOVOSELLA (rrethi i Pqinjit).
NOVOSELLA (rrethina e Lebanës).
NOVOSELLA (rrethina e Prokuplës).
NOVOSELLA (rrethina e Surdulicës).
NOVOSELLA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 10 shtëpi shqiptare.
OBËRTINCA (rrethina e Prokuplës). Vendbanim shqiptarë.
OBLLAQINA (rrethina e Meroshinës).
OBRAZHDA (rrethina e Bojnikut). Kishte 34 shtëpi shqiptare.
ORACI (Qarku i Toplicës).
ORANA (rrethina e Bojnikut, rrethi i Jabllanicës).
ORAQA (rrethi i Kosanicës).
ORASHACI (rrethina e Leskovicit).
ORLANA (rrethina e Dolevcit).
ORLISHTA (rrethi i Kosanicës). Kishte 33 shtëpi shqiptare.
ORLLOVCI (rrethina e Kushumlisë).
OSTRAGLLAVA (rrethina e Vranjës).
OTULLA KONJSKA (rrethi i Pqinjit).
PACA (rrethi i Prokuplës).
PAÇARA – Paçarët. Jetojnë në Gremnik dhe Drenoc të Klinës.
PAQARADA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 19 shtëpi shqiptare.
PARADA (rrethina e Kushumlisë).
PASHINCA (rrethina e Prokuplës). Kishte 1 shtëpi shqiptare dhe 8 shtëpi
serbe.
PASJAÇA (Qarku i Nishit).
PASJAÇA (Qarku i Pirotit).
PASJAÇA (rrethina e Prokuplës).
PASJAQA (rrethina e Zhitoraxhës). Kishte 24 shtëpi shqiptare.
PAVLLOVCI (rrethina e Vranjës).
PËRPORA (rrethi i Jabllanicës).
PERTATA (rrethina e Lebanës).
PERUNIKA (rrethina e Kushumlisë).
PËRVETICA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 27 shtëpi shqiptare.
PESTISHI (rrethina e Prokuplës).
PETRESH. Kishte 49 shtëpi shqiptare.
PETROVAC (rrethina e Lebanës).
PETROVAC (rrethina e Leskovcit)
PETROVCI (rrethina e Prokuplës). Kishte 10 shtëpi shqiptare dhe 10
serbe.
PIROTI (Qarku i Nishavës-Pirotit. Janë vendosur në Gjakovë.
PISKALA (rrethina e Prokuplës) Kishte 16 shtëpi shqiptare.
PLAÇKAVICA (rrethina e Vranjës).
PLAKOVA (rrethina e Kushumlisë, rrethi i Kosanicës).
PLAKOVA (Rrethi i Prokuplës). Kishte 37 shtëpi shqiptare.
PLAKOVIQ (Qarku i Toplicës). Kishte 15 shtëpi shqiptare.
PLLANA E MADHE (rrethi i Prokuplës). Kishte 124 shtëpi
shqiptare. Sipas një burimi tjetër ka pasur 885 shtëpi dhe të
gjitha janë shpërngulur.
PLLANA E POSHTME (rrethi i Prokuplës). Kishte 7 shtëpi serbe
dhe 24 shqiptare. – Batallovit – nga Pllana e M. e Toplicës janë
vendosur në Pestovë të Vushtrrisë.
PLLANA E VOGËL (rrethina e Prokuplës). Si vendbanim
vendbanim shqiptarë me emrin Pllana kishte 178 shtëpi.
PLLAVCI (rrethina e Bojnikut).
PLLOQNIKU I EPËRM (rrethina e Prokuplës).
PLOQNIKU I POSHTËM (rrethina e Prokuplës).
POGASHTICA (rrethi i Kosanicës).
POLLOMI (rrethina e Vlladiqinhanit).
POLLOMI (Qarku i Toplicës).
POLLOMI (Qarku i Vranjës).
POPOVA (Qarku i Nishit).
POPOVA (rrethina e Bllacës). Kishte 27 shtëpi shqiptare.
POPOVCI (rrethina e Lebanës, rrethi i Jabllanicës).
POROSHTICA (rrethina e Lebanës).
POROSHTICA (rrethina e Medvexhës).
POTURQOI (Qarku i Toplicës). Kishte 42 shtëpi shqiptare.
PREBEZA E EPËRME (rrethina e Bllacës) Kishte 14 shtëpi shqiptare.
PREBEZA E POSHTME (rrethina e Bllacës) Kishte 22 shtëpi
shqiptare).
PREBOJI (Rrethi i Prokuplës).
PREKADINI (rrethina e Prokuplës). Kishte 86 shtëpi shqiptare).
PREKASHNICA (rrethina e Prokuplës).
PREKODOLLCA (rrethina e Vlladiqinhanit, rrethi i Polanicës).
PREKOPUCA (rrethina e Prokuplës). Kishte 30 shtëpi shqiptare.
PREKOQELLNICA (rrethina e Lebanës).
PREKOROGJA (rrethina e Kushumlisë).
PREOBRAZHENJA (rrethina e Vranjës).
PREPOLLCI (rrethi i Prokuplës).
PRESTRESHNJA (rrethina e Bllacës). Kishte 40 shtëpi shqiptare).
PRETREZHANA (rrethina e Bllacës). Kishte 18 shtëpi shqiptare)
PREVALLCI (rrethi i Pqinjit).
PRIDVORICA (rrethina e Bllacës). Kishte 60 shtëpi shqiptare.
PRIDVORICA (rrethina e Bojnikut). Kishte 55 shtëpi shqiptare.
PROKUPLA (kishte 1114 shtëpi, 750 shqiptare dhe 364 serbe),
Sipas një burimi tjetër kishte 680 shtëpi shqiptare dhe
120 shtëpi serbe: Prokupët-Prokupalitë – Prokuplanët – Dallkët
(Prokuplët).
PROLLOMI (rrethina e Kushumlisë, rrethi i Kosanicës).
PROSEKA (Qarku i Nishit).
PUKOVAC (rrethina e Dolevcit). Kishte 113 shtëpi serbe dhe
9 shqiptare).
PUPOVCI I MADH (rrethina e Kushumlisë).
PUPOVICA E EPËRME (rrethi i Prokuplës).
PUPOVICA E POSHTME (rrethi i Prokuplës).
PUSTA (rrethi i Jabllanicës).
PUSTO VOJLLEVCE (Qarku i Toplicës).
QAVOTËT (nuk dihet se nga kanë ardhur. Thuhet se janë
muhaxhirë. Janë vendosur në Berrnicë të Epërme dhe në Prishtinë.
QUNARAKU (rrethi i Prokuplës).
QUNGULA (rrethina e Bllacës).
QUNGULLA (Qarku i Toplicës). Kishte 42 shtëpi shqiptare.
QYQALLA (rrethina e Bllacës). Kishte 16 shtëpi shqiptare).
RABOVCI (rrethi i Prokuplës).
RAÇA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 29 shtëpi shqiptare.
RADEVCI (rrethina e Lebanës).
RADINOVCI (rrethina e Lebanës).
RADOVCE (rrethi i Jabllanicës).
RAFUNA (rrethina e Lebanës, rrethi i Jabllanicës).
RAKOVICA (rrethi i Kosanicës). Kishte 41 shtëpi shqiptare.
RAMABAJA (rrethina e Medvexhës).
RAMADEN – Ramadenët. (Nuk e kemi ubifikuar këtë vendbanim).
RAMANOVCI I POSHTËM (rrethina e Surdulicës).
RAMNISHTA (rrethi i Jabllanicës).
RANUTOVCI (rrethina e Vranjës).
RAPEVLA (rrethi i Pqinjit).
RASHEVCI (rrethi i Prokuplës).
RASHICA E P. (rrethina e Bllacës). Kishte 30 shtëpi shqiptare.
RASHKA – Rashkët. Janë vendosur në vendbanimin Dumosh të Podujevës.
RASKOVAQA – e Epërmja dhe e Poshmja (rrethina e Meroshinës).
RASTALICA (rrethina e Kushumlisë) . Kishte 21 shtëpi shqiptare.
RASTAVNICA (rrethina e Prokuplës). Kishte 29 shtëpi shqiptare.
RATAJI (rrethina e Vranjës).
RAVNA REKA (rrethi i Polanicës).
RAVNISHORTI (rrethina e Kushumlisë).
REBELICA (rrethi i Kosanicës).
REÇICA (rrethina e Bojnikut).
REÇICA (rrethina e Zhitoraxhës).
REÇICA E EP. (rrethina e Prokuplës). Kishte 15 shtëpi shqiptare.
REÇICA E P. (rrethina e Prokuplës). Kishte 15 shtëpi shqiptare dhe 22 serbe.
RELINCI (rrethina e Prokuplës). Kishte 6 shtëpi shqiptare dhe 24 serbe.
RESINCI I EPËRM (rrethina e Prokuplës). Kishte 14 shtëpi shqiptare,
RESINCI I POSHTËM (rrethina e Prokuplës).
RETEKOCERI I MAQEDONCIT (rrethina e Medvexhës).
RETKOCERI I EPËRM (rrethina e Medvexhës),
RETKOCERI I P. (rrethina e Medvexhës). Kishte 140 shtëpi shqiptare.
RIBINCE (rrethina e Vranjës).
ROSTAQA – ROZHDANCE (rrethi i Pqinjit).
RRAPI (rrethi i Kosanicës).
RUBANI (rrethi i Prokuplës).
RUBOVCI – Rubovcët, të vendosur në Velegllavë të Kamenicës.
RUDARI (rrethina e Kushumlisë).
RUDOVCI (rrethi i Prokuplës – Pusta Reka).
RUJKOVCI (rrethina e Medvexhës).
RUJNIKU (Qarku i Nishit).
SAGONJEVA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 69 shtëpi shqiptare.
SAMAKOVA (rrethina e Koshumlisë).
SAMARINOVCI (rrethina e Zhitoraxhës). Kishte19 shtëpi serbe dhe 2
shqiptare.
SEKICOLLI (rrethina e Lebanës).
SEKIRAQA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 49 shtëpi shqiptare.
SELISHTA (rrethina e Kushumlisë).
SELISHTE (rrethina e Prokuplës).
SELLOVA (rrethina e Kushumlisë).
SEOCI (rrethina e Kushumlisë).
SFORCËT Janë vendosur në lagjen Mukatë të Slivovës së Prishtinës.
SHAHIQI (rrethi i Jabllanicës).
SHAJINOVCI (rrethina e Dolevcit).
SHALKËT. Kanë jetuar në Batferr të Gojbulës, komuna e Vushtrrisë.
SHAMALLUKA (rrethina e Kushumlisë, rrethi i Kosanicës).
SHAPRINCI (rrethi i Pqinjit).
SHARLINCI (rrethina e Dolevcit). Kishte 28 shtëpi serbe dhe 1 shqiptare.
SHATRA E EPËRME (rrethina e Kushumlisë).
SHATRA E POSHTME (rrethina e Kushumlisë). Kishte 26 shtëpi
shqiptare.
SHILEMANJA (rrethina e Bllacës). Kishte 29 shtëpi shqiptare.
SHILLOVA (rrethina e Lebanës, rrethi i Jabllanicës)
SHILLOVA (Qarku i Toplicës).
SHILLOVA E SHKRETË (rrethina e Medvexhës).
SHIROKONJIVE (rrethina e Prokuplës).
SHISHMANOVCI (rrethina e Prokuplës). Kishte 25 shtëpi shqiptare).
SHULLCA (Qarku i Toplicës).
SHUSHNJAKU (rrethi i Prokuplës).
SIBNICA (rrethina e Bllacës). Kishte 45 shtëpi shqiptare)
SIJARICA (rrethina e Vranjës).
SIJARINA (rrethina e Medvexhës).
SIRKESHËT (lagje e Cvircës), të vendosur në Gjilan.
SINISHTA (rrethi i Prokuplës).
SKOVARI (rrethi i Prokuplës).
SKOVËRQI (rrethi i Jabllanicës).
SLISHANI (rrethina i Lebanës).
SLIVNICA ( rrethina e Vranjës).
SLIVOVA (rrethi i Prokuplës).
SLLATINA (rrethi i Prokuplës).
SLLAVINCI (rrethi i Prokuplës).
SLLAVNIKU (rrethina e Bojnikut).
SMËRÇA (rrethi i Prokuplës).
SMËRDAN (rrethina e Leskocit).
SMËRDANI (rrethina e Prokuplës). Kishte 12 shtëpi shqiptare.
SMËRDIQI (rrethina e Zhitoraxhës)
SMËRXHA (rrethi i Jabllanicës).
SMILEVIQI (rrethina e Vranjës).
SOBINA (rrethina e Vranjës).
SODERCE (rrethina e Vranjës).
SOFIJASIT (nuk kemi të dhëna, i shënon dr. Sabit Uka në
Prizren).
SOFTOLLËT (janë nga Kërçmari i Toplicës).
SPANCA (rrethina e Prokuplës). Kishte 38 shtëpi shqiptare.
SPONCA (rrethina e Medvexhës).
STARABAJA (rrethina e Medvexhës).
STARASELLA (rrethina e Prokuplës). Kishte 16 shtëpi shqiptare.
STATOVCI I EPËRM (rrethina e Prokuplës).
STATOVCI I MESËM (rrethina e Prokuplës).
STATOVCI I POSHTËM (rrethina e Prokuplës).
STROPSKA (rrethina e Vranjës).
STUBLLA (rrethina e Bllacës). Kishte 30 shtëpi shqiptare.
STUBLLA (rrethina e Bojnikut), Kishte 59 shtëpi shqiptare.
STUBLLA (rrethina e Medvexhës).
STUBLLA (rrethi i Jabllanicës).
STUBLLA (rrethi i Polanicës).
STUDIMLE (Qarku i Toplicës – rrethi i Leskovcit).
STULLCA – Stullcakët.
SURDULICA (sot komunë).
SUVA MORAVA (rrethi i Polanicës).
SUVI DOLLI (rrethina e Bllacës).
SUVI DOLLI (Qarku i Nishit).
SUVI DOLLI (rrethina e Surdulicës).
SUVI DOLLI (rrethina e Vranjës).
SUVOJNICA (rrethi i Pqinjit).
SFARÇA E EPËRME (rrethina e Bllacës Kishte 35 shtëpi
shqiptare.
SFARÇA E P. (rrethina e Bllacës). Kishte 23 shtëpi shqiptare.
SVËRBQA (rrethi i Jabllanicës).
SVINJISHTA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 20 shtëpi shqiptare.
TALINOFCËT (Muhaxhirë të vendosur në Talinoc të Ferizajt dhe
nga aty kanë ardhur në Hajkobillë ku kanë qendruar pak kohë
dhe janë shpërngulur në Turqi.
TALIROVCI (rrethi i Jabllaniës).
TASHEVCI (rrethina e Kushumlisë). Kishte 3 shtëpi shqiptare.
TEBESHINJA E POSHTME (rrethina e Vranjës).
TENA (e shënon dr. Sabit Uka).
TËRBUJA E EPËRME (rrethina e Bllacës).
TËRBUJA E POSHTME (rrethina e Bllacës). Kishte 19 shtëpit
shqiptare.
TËRHA (Qarku i Toplicës). Kishte 22 shtëpi shqiptare.
TËRMKA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 22 shtëpi shqiptare.
TERNAVA E EPËRME (Qarku i Nishit).
TËRNAVILLAZI (rrethina e Prokuplës). Kishte 15 shtëpi
shqiptare.
TËRPEZA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 30 shtëpi shqiptare.
TERNAVA E EPËRME (rrethina e Prokuplës) Kishte 19 shtëpi
shqiptare dhe shtëpi serbe.
TERNAVA E POSHTME (Qarku i Nishit).
TERNAVA E POSHTME (rrethina e Prokuplës). Tërnave kishte 51
shtëpi shqiptare dhe 48 serbe.
TËRRNAVCI – Tërnavcit.
TERRSTENA (rrethina e Vranjës).
TËRSHKA ARBANISHTA (e shënon dr. Sabit Uka).
TIHOVCI (rrethina e Kushumlisë).
TMAVA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 41 shtëpi shqiptare.
TOÇANI I EPËRM (rrethina e Kushumlisë). Kishte 46 shtëpi
shqiptare.
TOÇANI I POSHTËM (rrethina e Kushumlisë). Kishte 14 shtëpi
shqiptare.
TOGAQEVCI (rrethina e Lebanës).
TOPANICA (rrethina e Zhitoraxhës). Kishte 61 shtëpi shqiptare
dhe 32 serbe.
TOPANICA (rrethi i Dobriqit).
TOPANICA E EPËRME (Qarku i Nishit).
TOPANICA E EPËRME (rrethi i Prokuplës, 15 shtëpi shqiptare).
TOPANICA E POSHTME (Qarku i Nishit).
TOPANICA E POSHTME (rrethi i Prokuplës). Kishte 27 shtëpi
serbe dhe 7 shqiptare).
TOPLICËT (të ardhur nga Cekavica e Jabllanicës dhe Konjuhi i
Toplicës).
TOPLLANCI (rrethina e Vranjës).
TOSHI – Toshët.
TOVËRLANI (rrethina e Prokuplës).
TOVËRLANI (rrethi i Kosanicës).
TREBESHINA E EPËRME (rrethina e Vranjës).
TREBINJA (rrethina e Kushumlisë).
TREQAKU (rrethina e Kushumlisë).
TUBUZHDE (rrethi i Pqinjit).
TULLARI (rrethina e Medvexhës).
TULLARI (rrethi i Prokuplës). Kishte 32 shtëpi shqiptare.
TUPALLA (rrethina e Medvexhës).
TURJANA (rrethina e Bojnikut).
TURUQICA. (E shënon dr. S. Uka).
USHEVCE (rrethina e Vranjës).
USHI. (E shënon dr. Sabit Uka).
VAGËRMENI (rrethi i Kosanicës).
VARDENIKU – (VARADINI) – (rrethina e Medvexhës).
VASILEVCI (rrethina e Kushumlisë).
VËRBAVA (e shënon dr. Sabit Uka).
VËRBICA – Vërbicët. (I shënon dr. Sabit Uka).
VËRBOVCI (rrethina e Bllacës).
VERBOVCI I EPËRM (Toplicë). Kishte 35 shtëpi shqiptare.
VËRBOVCI I POSHTËM (Qarku i Toplicës,). Kishte 20 shtëpi
shqiptare).
VËRSHEVCI (rrethina e Kushumlisë).
VËRTOPI (rrethi i Jabllanicës).
VËRTOPI (rrethi i Prokuplës).
VIÇA (rrethina e Prokuplës). Kishte 10 shtëpi shqiptare).
VINA. (E shënon dr. Sabit Uka).
VISHESELLA (rrethina e Bllacës).
VISOKA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 32 shtëpi shqiptare.
VITOSHA (Qarku i Toplicës).
VLLAHIA (Qarku i Toplicës).
VLLAHINJA (rrethi i Kosanicës). Kishte 32 shtëpi shqiptare.
VLLASA (rrethi i Jabllanicës).
VLLASA (rrethi i Kosanicës).
VLLASA e Leskocit. Kishte 37 shtëpi shqipare.
VLLASI (rrethina e Vranjes).
VLLASI I EPËRM (Qarku i Nishit)
VLLASI I POSHTEM (Qarku i Nishit).
VLLASINA (rrethina e Surdulicës). Ishin vendosur në Kllokot të
Vitisë.
VLLASOTINCA (qendër komunale).
VLLASOVA (rrethina e Prokuplës).
VODICE (rrethina e Prokuplës).
VODICE (rrethi i Kosanicës).
VODINCI (rrethi i Kosanicës).
VOJLLOVCI I MADH (rrethina e Lebanit).
VOJLLOVCI I VOGËL (rrethina e Lebanit).
VOVA (rrethi i Kosanicës).
VRANJA (rrethi i Pqinjit).
VRANJA E P. (rrethi i Pqinjit).
VRANOVCI (Qarku i Toplicës).
VRANOVCI I EPËRM (rrethina e Lebanit).
VRANOVCI I POSHTËM (rrethina e Lebanit).
VRAPCA (rrethina e Medvexhës).
VRATOGOSHI I EPËRM (rrethina e Vranjës).
VRATOGOSHI I POSHTËM (rrethina e Vranjës).
VRELLA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 26 shtëpi shqiptare.
VRELLA (Qarku i Nishit).
VREZHINA E EPËRME (Qarku i Nishit).
VREZHINA E POSHTME (Qarku i Nishit).
VUÇJAKU (rrethi i Kosanicës).
VUJANOVA (rrethi i Jabllanicës). Janovët.
VUKOJEVCI (rrethina e Kushumlisë).
XHIGOLI (rrethina e Prokuplës). Kishte 61 shtëpi shqiptare.
ZAGRAXHA (rrethina e Kushumlisë).
ZAGUZHANI (rrethina e Surdulicës).
ZAPSKA E EPËRME (rrethina e Vranjës).
ZAPSKA E POSHTME (rrethina e Vranjës).
ZDARAVINJA (Qarku i Toplicës, rrethina e Prokuplës).
ZEBICA (rrethina e Kushumlisë, rrethi i Kosanicës).
ZHARK (Qarku i Toplicës).
ZHDELLOVA (Qarku i Toplicës)
ZHEGROVA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 35 shtëpi shqiptare.
ZHITNI POTOK (rrethina e Prokuplës).
ZHITNI POTOK (Pustareka). Kishte 21 shtëpi shqiptare.
ZHITORAGJA (sot qendër komunale).
ZHUGOLLËT (rrethina e Vranjës).
ZHUSHI – RESINCA (Qarku i Toplicës).
ZLLATA (rrethina e Prokuplës.
ZLLATOKOP (rrethina e Vranjës).
ZUBA. (E shënon dr. Sabit Uka).
ZUÇA (rrethina e Kushumlisë). Kishte 24 shtëpi shqiptare.
Pergatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup.com