Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai Novi Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë

Shkruan: Akademik Flori Bruqi,PH.D.

  • …Zërat, lotët, klithmat e dhimbjeve të mijëra njerëzve u fshehën e u mbuluan kujdesshëm nga dëbora e acari i hidhur i mesditave të vitit 1877-1878. …
  • Asnjë mundësi tjetër nuk iu dha karvanit të shqiptarëve për dëbimin e tyre më dhunë mga trojet e veta stërgjyshëore , veç largimit të tyre të pa kthim nga tokat në Sanxhakun e Nishit…
  • Pas atyre ju mbeti gjithçka : Shtëpitë ,kullat ,oborret, fushat dhe varret e të parëve të tyre….
  • Kanë kaluar 140 vjetë nga dëbimi t masivë i shqiptareve në Sanxhakun e Nishit….

Është periudha kur dhuna masive e ushtrisë serbe ranë si gjeraqina mbi popullsinë e pafajshme shqiptare. Zona të shkatërruara dhe të u masakruara, duke lënë pas veç gjurmët e shqiptarëve të dëbuar më dhunë nga trojet e tyre etnike . Pikërisht këtë gjurmë e ndoqa edhe ne. Për t’a ri sjellë historinë dhe atë që nuk është e shuar ende në këto territore.

Në vitin 1875 shpërtheu Kriza e Lindjes, me kryengritje të mëdha anti -osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë . Ato u pasuan nga revolta e shumë popujve të tjerë, siç ishin Bullgarët ,e një vit më pas (1876) edhe serbët e malazezet. Të tilla pati edhe në Shqipëri edhe pse ndrojtja ishte shumë e madhe për një arsye te thjeshtë.

Grekët në vitin 1844 patën shpallur atë që njihej si “Projekti i Megalidesë”- pra Pushtimin e Jugut të Shqipërisë. Në të nëjtën ditë edhe serbet u trumbetuan nat Certanjën që synonte shtrirjen në tokat shqiptare. Pra Shqipëria gjendej në një mostre të frikshme që do të ndihej shumë shpejt pikërisht gjatë krizës së lindjes .

Më 1877 ,Rusia Cariste i shpallën luftë Perandorisë Osmane, ndërkohë që paralelisht duke kuptuar dobësimin e tyre u hodhën edhe Serbet e Malazeztë që u nisën për shpërbërjen e Sanxhakut të Nishit më dhunë.

Janë rreth 740 fshatra shqiptare, që u boshatisën plotësisht. Banorët e tyre u dëbuan me dhunë, kurse një pjesë mundi të vendoset në zonat e tjera. Por pati edhe shumë të dëbuar të cilët vdiqën nga uria dhe të ftohtit në atë rrugëtim të kobshëm. Dëshmitë janë jo thjeshtë rrëqethëse por thuajse të pa besueshme për shkak të nivelit të dhunës, që vështirë të besohet se njerëzit, mund t’jua bëjnë njerëzve të tjerë një gjë të tillë…

Shqiptarët e zhveshur e të zbathur, nëpër të ftohtit e acartë të dhjetorit i braktisën nga dhuna shtëpitë e tyre. Atë natë vdiqën shumë gra e pleq, e shumë fëmijë, të hedhur e të ngrirë grykës së Gërdelicës deri në Vranjë e Kumanovë. Shumë fëmijë që ishin në shpinë të nënve u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit. Këto janë fshatrat e shqiptareve, për të cilët serbet nuk kanë ditur kurrë, kurse tani në këto fshatra nuk ka mbetur asnjë shqiptar. Prandaj askush nga serbet nuk dinë si quhen ato fshatra.

U dogjën e u poqën me zjarr e hekur më shumë se 700 vendbanime shqiptarë si në Toplicë, Nish Vranjë e Leskoc , kurse bota përparimtare e Evropës plakë nuk reagoi fare kundër atij kursi kriminal serbo-rus.

Shefki Ukaj shkruan: “ Muhaxhirve” në Kosovë duke folur për këtë rast ka thënë se nga të parët kishte dëgjuar, se atë kohë kishte ndodhur që nënës i kishte rrëshqitur fëmijët prej dorës dhe nga acari dhe bora e madhe fëmija ka mbet në borë dhe nena nuk ka mundur të kthehet dhe ta marr fëmijën e vet. Thonë edhe sigurisht kjo është ekzakte, pasi kur turqit kanë bërë regjistrimin e popullsisë kanë shtirë ne evidencë se atje iu ka mbetur edhe maca e qeni dhe të gjitha bagëtitë.

“ Popullata e pafajshme atëkohë janë nisur me çerre ashtu siç kanë mundur mi shpëtua fëmijët dhe është për tu çuditur si kanë arritur të shpëtojnë fëmijët edhe pse një pjesë e fëmijëve kanë mbetur sepse nuk kanë arritur ti marrin me vete. Që faktikisht kur bëhet kjo rikujtuese është një rikujtuese shumë e dhembshme për egzodin e shqiptarëve nga trolli i tyre etnikë.

Edhe studiuesi zt. Adem Ajvazi , ka thënë se në mënyrën ma brutale brenda një kohë shumë të shkurtër ushtria serbe i detyroi dhunshëm gra, fëmijë e pleq e banorë në tërësi të dalin vetëm me rroba të trupit.

“ Organizoi gjoja se në emër të ikjes së aty ku zhvillohen luftimet organizoi ikjen në mënyra të ndryshme me karroca kuajsh e çerre të ndryshme mirëpo qëllimi ishte që sa më shpejt të zbrazej ajo tokë që sa më shpejt të kryhet puna sipas tyre, me qellim që mos të ketë më implikime ndërkombëtarë.

Jo vetëm që asgjë nuk u ndal, por Traktati i Shën Stefanit në mars të vitit 1878,si dhe pas Kongresi i Berlinit zyrtarizuan projektin serb duke iu dhënë këtyre të fundit të gjitha këto territore më popullsi shqiptare: Nishi, Toplica, Jablanica Masurica , e me radhe.

Tashmë duheshin ti përshtatshin realitet të ri imponuar. Ushtritë serbe nuk kishin më pse të fshiheshin dhe mund të vijonin qetë spastrimin etnik të plote nga popullsia autoktone. Dhe askush nuk mund të thotë një shifër të saktë të të dëbuarve më dhunë. Autor të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme, sepse asnjëherë nuk është lejuar, apo ndërmarr një studim i organizuar nga Institucionet Shkencorë jugosllave apo Krahinore të Kosovës. Mendohet se janë rreth 300 mijë shqiptarë që lanë trojet e tyre, nga të cilët mese 70 mijë janë vrarë masakruar apo kanë vdekur edhe rrugës.

Ka mjaft studiues të tjerë që këto shifra i quajnë të minimizuara apo të deformuara, duke pretenduar se numri është edhe shumë më i madh”, shkruan studiuesi Adem Ajvazi.

Publicisti Shefki Ukaj sërish ka treguar se tı gjitha informatat t1% deritashme që janë të verifikuara dhe që i posedojnë Arkivi i Kosovës, flasin për 700 vendbanime, ku ka ndodhur spastrimi etnik në një territor a prej 11 mijë kilometrash katrore d.m.th edhe ma i madh se territori i sotëm i Republikës së Kosovës.

Ky territor me histori të thellë, kryeqendrën e kishte Nishin, i cili ndodhej rreth 200 kilometra nga Beogradi e ku do të niseshin edhe hulumtimet në teren. POashtu edhe gazetari shqiptar zt.Marin Mema i cili edhe ka realizuar këtë histori të dhimbshme, ka treguar se Nishi po ashtu kishte gjurmët e veta historike….

Gjurmë shqiptare- nga “Nishi tek Molla e kuqe “

zt.Mema në emisionin e tij Televiziv ka thënë :”se shumëçka është shkatërruar, si p.sh Varrezat e vjetra të shqiptareve por jo gjithçka është zhdukur, duke filluar nga kalaja tek figurat historike apo tek investimet e kryera nga shqiptarët para largimit të tyre. Këto janë vetëm disa elemente që lidhin qytetin e Nishit me banoret e dikurshëm me shqiptaret.

Të mos harrojmë që në këtë qytetet deri më 1878 jetonin mesë 2.000 mijë familje shqiptare. Ndryshe nga sot ku është edhe vështirë të ndjekësh pas këtë gjurmë. Fotografitë e vjetra të qytetarit tregojnë një tjetër fytyrë të tij, që sot është vështirë e identifikueshme monumentet objekte e ndryshme e deri varret e shqiptareve janë shkatërruar. Vetëm xhamia e ndërtuar nga Islam Aga i Gjakovës qëndron ende në këmbë. Duket e pabesueshme të mendosh se deri në vitet 1877-1878, jetonin një numër i madh shqiptarësh.

Lagjet e tëra u shuan ndërsa shtëpitë bujtën pronarët e rinj. Konsulli i Turqisë në Nish shkruan për lagje të veçanta ku ndodheshin deri në 300 e më shumë shtëpi shqiptarësh. Ato ishin prona të pasurish të cilët u detyronin më pas të linin apo shisnin gjithçka, dhe të iknin në Turqi, apo të merrnin rrugën në këmbë drejt trojeve të tjera me shqiptarë. Të tilla lagje kishte kudo në Nish nga të cilat siç theksohet nga burimet e kohës, mbetëm pa u shembur jo më shumë se 20 shtëpi.

Megjithatë historia e qytetit shkon shumë më thellë, që në kohët më të lashta. Është fakt se Kalaja e Nishit ka themele që i përkasin periudhës së Dardaneve, çka konfirmohet edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike. Por për fat të keq, kjo pjesë ose mbulohet, ose manipulohet ose nuk tregohet kurrë e plotë. A thua sikur nuk ka ekzistuar kurrë.

Nishi apo Najsusi, siç njihet në antikitet, është vendlindja e Konstadint të Madh, Perandorit Ilir, që e themeloi Konstadino Pojën(STambollin e sotëm). Në periudhën e tij, persekutimi i ashpër ndaj të krishterëve, morri fund.

Perandoria Romake u riorganizua, në planin Ushtarak dhe ekonomikë. Ndaj ai edhe sot konsiderohet si njëri prej më të mëdhenjve të historisë. Drejtimi i Konstadinit të madh në mbi 30 vite të shekullit të IV lidhet me një periudhë kur dyndjet skllave donin ende qindra vite që të nisnin. Edhe vet Nishi ka një histori të tillë, por reklamimi bëhet vetëm në atë pjesë, që u inversion autoriteteve serbe.

Thuhet se Kalaja është ndërtuar e rindërtuar disa herë, nga Romakët , Bizantët , Skllavet Bullgarë, Serbet e Osmanët, por askund nuk përmendet, që themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët. Fundja logjika është e thjeshtë. Kur Romakët erdhën ketë vend çka tregohet edhe nga këto stelat mortore, atëherë lind pyetja, se cilët ishin banoret vendas”, ka thënë gazetari shqiptar Marin Mema.

Arkeologu shqiptar akademik prof.dr. Neritan Ceka ka thënë se në të gjitha burimet antike del se ishin Dardanet ata që jetonin aty.

“ Nuk ka popullsi tjetër, që në ngjarjet e shekullit të III. Bile mund të themi se është zona më e hershme që përmendet si Ilire që në shek e V, Erodoti i vendos Ilirët në lumin ‘Angrus’, që është pikërisht zona e Moravës Jugore, dhe pjesa më verilindore e trevës Dardane. Dhe që nga kjo kohë nuk përmendet asnjë popullsi tjetër atje.

Për të ndjekur një vijë logjike tjetër të historisë nga Najsusi Dardan dhe Konstadini i Madh duhet domosdoshmërish vizituar edhe një sy tjetër shumë i rëndësishëm. Në ketë mënyrë historia nuk u mbet asnjë hallk të sajin dhe vijon natyrshëm deri në shpërnguljet e dhunshme të banoreve.

Justiniani i Parë, është njëri ndër figurat më të rëndësishme të lashtësisë. Gjatë sundimit të tij nga viti 5027 në atë 5065, Dardania u kthye në një kryeqendër investimesh. Dhe mes shumë të tjerave që ai i realizoi ishte edhe ‘Justiniana Primo’, një qendër me një histori e jashtëzakonshme e lidhur natyrshëm me popullsinë autoktone Ilire. Dhe sigurisht se për të kuptuar ketë pjesë thelbësorë të historisë duhet të vizitojmë edhe këtë vend të rëndësishëm arkeologjik, i cili ngrihet vetëm 70 kilometra nga qyteti i Nishit.

Mjaft investime të nisura nga Konstadini i madh i përfundoi apo i zgjeroi dhe i përshtati Justiniani i Parë. Mes shumë të tillave bien në sy dy qytetet të rëndësishme, njëri ndodhet në Kosovë dhe tjetri në destinacionin tonë. Dhe ajo që dallohet menjëherë është se Justiniana Prima edhe pse përfaqëson një vlerë të trashëgimisë Botërore, është lënë krejtësisht mënjanë. Kjo pa dyshim, se e ka një arsye dhe mjaft të fortë.

Historia e Justiniana Prima është mese e qartë, e kjo pranohet edhe nga vet autoritet përkatëse të këtij siti arkeologjik. Ky qytet është para sllav, përkundrazi ai u braktis me dyndjet e këtyre të fundit. Të paktën në këtë rast edhe vet autoritet pranojnë historinë ashtu siç është. Ky është një qytet i ngritur në trojet Ilire, nga një Perandor Ilir i Bizantit- Justiniani i Parë. Tabelat thonë pikërisht qyteti u ngrit nga Perandori Justinian jo larg vendlindjes së tij, me synimin që të shndërrohet në selinë e prefekturës së Ilirisë.

Më poshtë qartazi është e shkruar se ai u braktis në shek. e VII, si pasojë e dyndjeve sllave. Pra e thënë më thjesht, ky vendbanim ashtu si Nishi i lashtë, jetohej natyrshëm nga vendasit – Dardanët.

Arkeologu akademik prof.dr.Neritan Ceka po ashtu ka theksuar se aty ka një origjinë të pastër Ilire sepse vjen nga Justini i qytetit Dardan – Ilir sic thotë thotë edhe biografi i tij Prekopre Cezares, dhe natyrisht se bën pjesë në klasën sunduese e i cili u kulturua dhe u edukua në Bizant, u martuar me Bizantinin Theodorën ishte pjesë e klasës së lartë të Bizantit, por megjithatë shumë prezent në vendin tonë.

Ka një numër të pafund ndërtimesh që lidhen me Justinianin sepse verifikohej një pjesë e madhe e qyteteve nuk ka qytet që nuk u verifikua në kohën e Justinianit pra në Kohën e Bizantine” ka thënë akademu dhe profesori i ndritur Neritan Ceka.

Por nëse kjo pjesë e historisë duket disi e ftohtë dhe e largët, ka mjaft elemente të tjerë, që frymojnë ende qartazi të shkuarën e tyre. Treguesit historik më të drejte e të qartë vijnë nga Toponomia, që ende ruhen në zona të tëra. Dhe askujt nuk duhet ti dukej absurde kur fshatrat kanë emra shqiptarë, por në to nuk ka asnjë banorë të tillë.

Rajoni i Toplicës ka qenë njëri ndër rajonet më të prekura nga dëbimi masiv dhe masakrat. Mjafton të kujtosh se shqiptaret në tërësi këndej kanë qenë më 80 për qind. Ushtia serbe e mbështeturë nga ajo e Carëve rusë i dhanë jetë me çdo kusht strategjisë së tokës së djegur. Megjithatë ,çuditërisht jo gjithçka është zhdukur. Mjafton të shikosh emrin e fshatit ‘Arbnas’. Në zona të tilla duhet pasur kujdese.

Pyetjet duhet të jenë në dukje naive që askush të mos dyshoj mbi përmbajtjen dhe qëllimin e tyre, aq më pak banorëve të ri duhet thënë se jemi shqiptar. Ndaj bashkëpunëtoret tonë nuk paraqiten si të tillë po ashtu as makina nuk ka targa shqiptare, por ndërkombëtare, përndryshe gjithçka do të ishte e pamundur. Si e shpjegohet faktin se fshati quhet “Arbanas” banoret e sotëm serb…. heshtin…

HISTORIA E DHIMBSHME E PROKUPLES KU JETONIN MESË 24 MIJË SHQIPTAR

Grupi i gazetarëve e kanë ndaluar makinën e cila nuk kishte targa shqiptare dhe kanë pyetur dy pleq të shtyrë në moshë. “Si po jetoni? Ata janë përgjigjur se po jetojnë vështirë dhe me mund. Ndërsa tjetri ka shtuar se s’ke ç’të bësh duhet të jetojmë”.

Ata po ashtu iu kanë treguar gazetareve pa e ditur që ata ishin shqiptarë dhe misionin i tyre ishte që të mësohej e vërteta, se aty në atë fshat me emrin “ Arbanas” dikur ka pasur 180 shtëpi, e sot sipas tyre duhet ti ketë diku 120 shtëpi.

Po ashtu ata kanë treguar se ky vendbanim është i vjetër ku ka disa që kanë ardhur. Pyetja tjetër e radhës nga gazetarët ishte se “ përse e mban emrin ky fshat “Arbanas”?

Ndërsa serbët e moshuar të ulur në tokë, thonë se kanë dëgjuar se ky fshat ka jetuar dikur me shqiptar. “ Ku ta dish, ashtu na kanë thënë të vjetrit që dikur kanë qenë vend i banuar me shqiptar. Dhe a është e saktë apo jo ku ta dimë ne”, janë përgjigjur fshataret serb të cilët tani jetojnë në atë vend. Por sipas dokumenteve “ Arbansi” është një fshat mesjetar që shfaqet në shekullin XII.

Në veprën e tij të detajuar vendbanimet dhe popullsia e Albanëve të Kosovës profesor dr.Iljaz Rexha e ven theksin tek ekzistenca e mjaft qendrave të hershme që mbajnë këtë emër. Këto fshatra gjenden si në dokumente sllave ashtu më pas edhe në atë të Portës së Lartë, duke treguar një vazhdimësi të qartë. Dhe pavarësisht prapashtesave Bullgarëve sllave ato nuk e humbën kuptimin edhe pse në të njëjtën mënyrë u regjistruan nga Administrata Osmane.

Në Mesjetë shqiptarët e verifikonin vetën si Arbnor, ndaj edhe emrat e tillë ishin kudo ku ata jetonin. Të njëjtën gjë mund ta prekësh jo larg nga “Arbanasi” ku ndodhej një tjetër qendër sot, dhe e quajtur “ “Alabana”.Edhe kjo deformimin e emrit e ka marrë nga Administrata sllave.

Gazetarët sërish ndalojnë veturën në këtë vend për të folur nga afër me banorët tashmë të banuar me serb, me qëllim që të marrin informacione. Gazetarët pyesin një fshatar serb aty:

“Më falni ku ndodhemi? — Në “Alabama”- ia kthen fshatari gazetarëve.

Atëherë e paskemi humbur rrugën i thonë gazetarët ,banorit sepse ne deshtëm të shkonim në Bllacë.

“Jo jo ia kthen banori serb nuk e keni humbur rrugën por vetëm vazhdoni drejt rrugën”.

Por a ka pasur ndonjë emër tjetër më parë ky fshat pyesin gazetarët.

“Nuk e di, nuk e di” ia kthen banori, kështu që gazetarët vazhdojnë rrugën, duke falënderuar atë për ndihmën.

Pra askush nuk tregon më shumë. Histografia ka mbytur gjithçka, ashtu si këto vende që duhet me çdo kusht të heshtin.

Rajoni i Toplicës ka pasur dikur një popullsi mbi 80 për qind shqiptar dhe askush nuk donte ta dinte këtë statistikë e cila është pranuar edhe nga vet autorët serb. Edhe pse sot këtu nuk gjejmë as edhe një për qind shqiptar. Kaq mjafton për të treguar fatin tragjik që kanë pasur banorët autoktonë të këtyre zonave. Andaj nuk mund të mos impresionohesh nga faktet që tregojnë numrin e shqiptarëve të dikurshëm në këto anë.

Kryeqendra e Toplicës është Prokople një qytet që së bashku me rrethinat numërojnë sot më shumë 44 mijë banorë. Qendra e derdhur mes gjelbëremit nuk ka asgjë që të lidh me shqiptaret e dikurshëm. Për një kalimtar apo turist të thjeshtë Prokuple duket është një qytet si shumë te tjerët. E pamundur të kuptosh se çfarë qëndron pas këtij vendi të qetë, nëse nuk ke shfletuar më parë dokumentet apo dëshmitë rënqethëse të të larguarve. E pra dikur në qarkun e Prokuples jetonin rreth 24 mijë shqiptar dhe rreth 1.500 apo diçka më shumë banorë serb. Kjo është e vërteta e cila të shoqëron pashmangshmërisht në çdo hap e mendim.

Si mund të zhduken mijëra njerëz, historitë e tyre personale, zërat kujtimet lotët si mund të shuhet e mohohet gjithçka. E vështirë të mos prekesh ashtu siç i ndodh edhe shoqëruesve të gazetarë Të top Cnanalit nga Kosova. Ne jemi të vetëdijshëm se këta kanë kryer punë me neve dhe nuk kanë pas më se çka të fshehin kështu qe nuk është më rrezik për ta, sepse ne e dimë shumë mirë nga autoret e ndryshëm tanë dhe ata serb, që këtu ka fshatra që janë zhduk dhe fare më nuk i dihet as emri”, thotë studiuesi shqiptar Azizi.

Autori serb Mita Rakic në veprën e tij , “ Serbia e re “ e quan këtë pjesë të re, pasi mundeni me marr me mend, vjen në këtë tokë, e sheh të zbrazët të banuar me shqiptarë dhe këtë trevë të okupuar nga Serbia në vitin 1878 e titullon me emrin “ Serbia e Re” .

Madje në libër thuhët se ne një vendbanim të djegur shkrumb e hi të cilit as që i dihet emri i atyre fshatrave. Dhe për ta nuk paraqet problem pse ne i kemi trashëguar emrat e këtyre vendbanimeve në Kosovë”…

Studiuesi Florent Hasani po ashtu ka thënë se pas dëbimit të shqiptarëve nga këto teritore ato do të populloheshin me ushtrinë serbe dhe malazeze si element për të serbizuar këtë territor.

“Këto popullsi do të lejonin me favore të ndryshme p.sh një familje do të merrte shtëpi dhe pasuri falas nga 20 hektar tokë të punueshme dhe nga 10 hektar sipërfaqe malore.

Dhe kjo nënkupton se ato të gjitha më parë ishin pasuri të shqiptarëve të cilët ishin dëbuar më dhunë nga këto troje”, ka thënë Hasani. Më pas thuhet që këto me shumë lehtësi të tjera iu ofruan popullsisë serbe, për ti sjellë dhe populluar këto territore.

Gjithçka u bë me një shpejtësi marramendëse si formë për të mbyllur menjëherë këtë çështje e për të vazhduar marshimin më tej në territore të shqiptarëve. Shumicën dërmuese të mbiemrave i gjen sot në Kosovë. U dëbuan si familje, e tashmë janë fshatra të tërë që rrënjët i kanë nga ky vend: si Lepaja, Pllana, Nishliu, Llapashtica, Breznica, Rudari Stublla, Bllaca e pafund fshatra të tjerë, pa lënë mënjanë mbiemrin e përgjithshëm Muhaxhiri.

Të gjithë vijnë nga këtu, dhe të parët e tyre jetonin prej shekujsh në këtë vend. Ndërsa mbiemrat i ruajtën si formë për të treguar për të mos harruar me shpresën për tu rikthyer dikur aty ku kanë varret e të parëve të tyre.

Popullsia e Sanxhakut sipas autorëve të huaj dhe vendas

Sipas studiuesit Ismet Azizi “Migrimet e dhunshme u zhvilluan në drejtime që ishin të përcaktuara nga vetë koha dhe rrethanat politike. Efektet e tyre anësore ishin kryengritjet dhe trazirat shpeshta. Struktura aktuale e popullsisë nuk është identike me atë nga e kaluara. Por, kryesisht janë të pranishëm vëllazëritë dhe fiset më të mëdha, të përmendura …

  1. 1. Sanxhaku i Shkupit (Uskub), i cili përfshirë qytetin e Shkupit, Kumanovës, Kaçanikun, Shtipin, Kratovën dhe Koçanin.
  2. 2. Sanxhaku i Prizren, ka përfshirë qytetet e Prizrenit dhe të Tetovës.
  3. 3. Sanxhaku i Pejës ( İpek), ka përfshirë Pejën, Gjakovën, Gucinë, Beranën dhe Tërgovishtën. (Rozhajën dhe Tutinin).
  4. 4. Sanxhaku i Prishtinë ka përfshirë Prishtinën, Mitrovicën, Vushtrinë, Gjilanin dhe Preshevën.
  5. 5. Sanxhaku i Novi Pazarit ( Yeni Pazar), ka përfshirë qytetet : Novi Pazar, Sjenicë, Kolashin, Nova Varosh dhe Prijepolje.

Sipas konsullit Theodora Iphena, Sanxhaku në shkurt të vitit 1877 përfundimisht ndahet nga Vilajeti i Bosnjës dhe përfshihet në vilajetin e Kosovës.

Ne jemi përqendruar ekskluzivisht në zonën e ngushtë të tij, dhe në qytetet : Jeni Pazarit (Novi Pazar) Plevla, (Taslixha) Prijepole, Kolashin, Bijelo Pole (Akova), Nova Varosh, Berane(Ivangrad), dhe Tërgovishtë (Rozhajë), edhe pse ndarjet gjeografike dhe administrative ishin të shpeshta.

Sa përket popullsisë dhe ndarjes etnografike dhe vlerësimin gjeografik të Sanxhakut , duhet të ndahet në pjesën veriore dhe at të jugut. ” Në pjesën veriore popullsia, me përjashtim të një pjese të vogël, është homogjene sllave, konkretisht fiset boshnjake. Në rrethin e Plevlës, Prijepoljes, Kolashin, Bijelo Poles, Beranës, Nova Varoshit, jetojnë kryesisht fiset boshnjake, ndërsa në Sjenicë, Novi Pazar dhe Rozhajë e Mitrovicë jeton elementi kombëtar shqiptar.

Shqiptarët kanë një forcë ekspansioniste shumë të fortë, në vetvete edhe janë aq të forta sa që kalojnë kufijtë e Shqipërisë, në veri dhe në lindje në brendësi të Sanxhakut. Elementi shqiptar më së shumti paraqitet në qarkun e Rozhajës, sidomos në luginën e lumit Ibër, përgjatë luginës së Ibrit deri në Mitrovicë. Me Rozhajën në veri i bashkohet Peshteri, i cili një pjesë i takon Novi Pazarit dhe Sjenicës. Aty jetojnë gjithsejt rreth 30.000 shqiptarë. Për popullsinë e Sanxhakut në këtë kohë ka shkruan në shkrimet e tij, edhe historiani Gaston Gravje .

I pari ka përshkruar gjendjen ekzistuese pas largimit të turqve nga ky rajon. Pikërisht, për shkak të boshllëqeve të shkaktuara nga këto migrime të dhunshme , shqiptarët (Kelmendët , Hoti, e Gruda) kanë ardhur dhe janë vendosur në Peshter dhe Rozhajë, madje në Tutin, Sjenicë dhe Novi Pazar, ku ende i gjejmë.

Nga e gjithë Sanxhaku, Peshteri në vitin 1912, në fakt e gjithë zona ka qenë e pushtuar nga elementi shqiptar. Me përjashtim të fshatit Suhodo, Buxhevë dhe Dojkë, të cilat janë plotësisht ose pjesërisht sllave, të tjerat janë shqiptare. Megjithatë për dallim nga shqiptarët e Kosovës shqiptarët e Peshterit janë vendos me familje nga fise të ndryshme (Kelmend, Kuç, Shalë, Hot, Grudë etj).

Të ndikuar nga myslimanët boshnjakë, mësuan gjuhën e tyre dhe madje morën edhe disa nga zakonet e tyre, ndërsa gjuha e tyre dukshëm u largua nga gjuha e folur nga pjesa tjetër, gegërishte (dialekt i gjuhës shqipe në veri të Shqipërisë). Megjithatë, ky popull ruajti veçoritë e racës së tij (etnia). Askush, madje as bariu i vogël nuk ndahet nga pushka e tij. Autoritetet turke kanë mbetur vetëm në emër. Hakmarrja është e pranishme sikur të ishin në mes të Shqipërisë. Pasiguria është këtu më shumë se kudo në Sanxhak.

Sipas publicistit Milisav V. Lutovac, banorët e Rozhajës dhe me gjerë ata të Tutinit, konsiderohet se kanë formën e tyre origjinale të fiseve të Malësisë (Shqipërisë veriore), ata formuan vëllazëri të reja të cilat kanë ruajtur organizimin e vjetër fisnor duke mos shkëputur lidhjet me ëmrin Shqipëri, dhe nëse paraqitet nevoja , ata veprojnë të bashkuar.

Edhe pse kanë pranuar fenë islame, ata nuk kanë hequr dorë nga jeta fisnore .

Për më tepër, ata janë angazhuar të gjithë së bashku që fiset të mbijetojnë duke i përhapë vëllazëritë e tyre.

Si pasojë e vetëkënaqësisë janë fshatra të veçanta, lagje, çarshitë.

Për nga fiset ata janë përbërë nga: Kelmendi, Hoti, Gruda Shkreli Shala dhe fiset tjera të malësisë në Mal të Zi.

Kuçët u vendosën në luginën e lumit Lim, duke zbritur nga lartësitë në luginat pjellore dhe kanë vazhduar deri në Priboj.

Etnografi serb Jovan N. Tomic, thotë: “ai që hedh shikimin në hartën etnografike të Sanxhakut në veprën e studiuesit serb Jovan Cvijiq “Bazat e Gjeografisë dhe gjeologjisë të Serbisë së Vjetër dhe Maqedonisë”, do të bjerë në sy një trevë pothuajse në mes të Sanxhakut, i ngjyrosur me një ngjyrë e përhimë në të verdhë, dhe për rreth ka disa oaza të kaltra, nëpër të cilin janë vendosura gjysmë hënëzat ngjyrë të kuqe.”

“Kjo është rrafshnalta e Peshterit. Këta Shqiptarë në Peshter janë të parët dhe me vendbanime më të vjetra në Sanxhak, të cilët autoritetet turke i sollën atje dhe kryesisht kanë prejardhje nga fisi katolik Kelmend.

Ata Imigruan në Peshter si blegtorë dhe u vendosën në tërë rrafshnaltën.

Në vitin 1707 ka pasur 274 shtëpi, të shpërndara në të gjitha anët.”

Studiuesi Frok Zefi në punimin e tij shkencor, shkruan, “Peshkopi shkupjan Mihael Summa shkroi për Romën nga Beogradi më 6 qershor të vitit 1739 , për mbarimin e dhimbshëm të luftës austro-turke, dhe për atë në të cilën ai personalisht dhe besimtarët (shqiptarët krishterë) nga Peshteri si dhe shumë të tjerë duhej të kalonin nën sundimin austriak.

Në një letër të shkruar në Vjenë më 10 nëntor 1736, autoritetet ushtarake do të informojë perandorit Karlin e VI-të, se si Kryepeshkopit Mihael Summa në marrëveshje me komandantin ushtarak të Jagodinës, kolonelin Schnepper në dioqezën e tij ngriti krishterët të revoltohet kundër turqve.

Turqit kishin marrë vesh për këtë dhe nuk guxoi të kthehet në Shkup. ”

Në raportin e tij Don Pavai Zoganji shkruan Kongregatës për përhapjen e besimit, qe më 20 gusht 1767 përmend gjendjen në Peshteri ku në fshatin Ugëll ka mbetur vetëm një familje katolike, dhe në fshtrat tjera, aty këtu ndonjë plakë vjetër.

Peshterasit kanë hequr dorë nga besimi katolik në vitin 1745 dhe më pas kisha katolike në Kamenicë ka pushuar së ekzistuar.

Sipas, Sami Frashërit, Trgovishta gjegjësisht Rozhaja gjendet në Vilajetin e Kosovës , në Sanxhakun e Pejës.

Është një qytet i vogël dhe me të njëjtin emër, i cili është i vendosur në anën verilindore të Pejës me, përafërsisht ka 3.000 banorë.

Ka 62 fshatra, banorët e të cilëve janë kryesisht shqiptarë dhe një pjesë të vogël folës të gjuhës boshnjake.

Në brendësi të vendbanimit janë 6 xhamia, 150 magazinat dhe dyqane, 6 mejtepe, dhe 1 kishë.

Klima është shumë e ftohtë, dimrat janë të gjatë dhe të fortë. (Të dhënat i referohen fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë).

Georg von Gyurkovics “Gurkoviq njihet si përkrahës i Perandorisë Austro-Hungareze.

Më shumë se dy mijë vjet të shqiptarët jetojnë në ato zona, thotë Gurkoviq në librin Albanian , Shqiptarët janë një racë e ashpër dhe e egër “.

Ata u vendosën në këto zona tashmë dhe kanë mbetur deri më sot “ (sipas Krieger, Hirten und Rauber), dhe se më “me armët shqiptare në duart e tyre, por, pa libra shqiptare.” Jetojnë në Gadishullin Ballkanik shumë gjuhësh, thotë serbi Gurkoviq.

Sipas bindjes të tij, kjo zone para se gjithash ka një term etnik dhe jo politik apo historik. pasi nuk është shtet apo krahinë unike.

Kufiri etnik arrin deri te malet e Sharrit, por shtrihet në jug të Serbisë, ndërsa në veri arrin në Kolashin, Guci dhe Plavë, përgjatë Ibrit deri në Rozhajë.

Në web faqen për mbiemrat malazezë shkruan, Klimen, para ardhësi i tyre (rreth vitit 1330 ) nga Travniku (Bosnja), trashëgimtari mandej Klimen erdhi në Piper, nga aty në Kuç.

Me zhvillimin e familjes shumohen si vëllazëri (Fis).

Vëllazëritë e tyre janë shënuar si: Klimen, Klimendi, Klimenda, Klimençanin, ka në Nikshiq, Tivar, Tuz, Ulqin, Rijeka Crnojevica, Zetë, Pastrovic , Podgoricë, në gjirin e Kotorrit, Grbalj, në fushën e Bijelo Polje, në zonën e Novi Pazarit, Guci, Rozhajë, fshatrat e Sremit (Mirkovci, Nikinci dhe Hrtkovci), Kovilj (Baçkë), Guzi (Velipojë ), Shkodër, Durrës dhe Tiranë (Shqipëri), në rrethinën e Pejës si: Rugovë, Gjakovë dhe Prizren.

Sipas Andrija Joviçeviq, Kliment / Kelmendasët janë përhapur nëpër luginën e lumit Lim në Sjenicë dhe Peshter, dhe më tej në Novi Pazari.

Këto fise janë përhapur në Dukagjin, ku me kafshët ë tyre kanë zbritur në Gjakovë, ndërsa të tjerët u ndalën për të kaluar në bregdetin Adriatik nga Ulqini në Durrës. atje janë të zhvendosur dhe të shpërndara nga deti Adriatik deri te lumi Sava dhe Danubi, nga Llovqeni deri te Gjakova dhe Prizreni.

Mariano Bolizza,thotë se Kelmendët kanë arrit deri në Pllovdivë të Bullagarisë.

Familjet e ardhacakë nga “Arnautllaku” (nga ish Sanxhaku i Novi Pazarit) përfaqëson grupin mjaft të dallueshëm në mesin myslimanëve të Zhepës.

Imigrimi i tyre në Bosnjë bie në periudhën e pushtimit nga Perandoria Austro-Hungareze, dhe pas ndarjes definitive Sanxhakut të Novi Pazarit nga të Vilajeti i Bosnjës (1877). Vendosja e tyre në Zhepë, sa mundë të konstatohet nga tregimet, ishte bërë pjesërisht në faza, ndërsa disa fise kanë lëvizur direkt nga Sanxhaku.

Sot në zona e Zhepës ka 13 vëllazëri, të cilët kanë ardhur nga \”Arnautllak\” (rrallë dëgjohet për ta thënia “Arnaut”, por të gjithë thonë: “Ne jemi nga Arnautllaku”).

Vetëm në fshatin Krnjiq, sot jetojnë pesë vëllazëri të cilët përkasin të ardhur nga Sanxhaku i Novi Pazarit.

Është interesant se këtu vendasit të ardhurit nga Sanxhaku i quajnë Arnaut- Shqiptarë .

Terrori dhe dhuna shtetërore kundër lëvizjes shqiptare në Sanxhak dhe Kosovë në fillim të viteve 20-të të shek. XX

Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, për ta shkatërruar lëvizjen kombëtare të shqiptarëve, përdori dhunë dhe terror të paparë që ishte një gjenocid i vërtetë.Sipas dekret ligjit të prillit të viti 1922, territori i Kosovës u nda. Krahina e Rashkës (Sanxhakut) me qendër ne Çaçak, nga territori i Kosovës përfshinte rrethin e Zveçanit.Në bazë të propozimit të komandës së Armatës III në Shkup, nën të cilën gjendej edhe Kosova, të datës 1.11.1918, u bë detajizimi i ndarjes territoriale, që, për shkak të pozitës gjeografike dhe kushteve të komunikacionit, si tërësi gjeografike, Armata III ndahet në këto tri krahina divizionesh: e Manastirit, e Vardarit dhe e Kosovës. Divizionit të Kosovës me qendër ne Prishtinë i takonte edhe Qarku i Regjimentit të Novi Pazarit, i cili përfshinte këto rrethe administrative: atë të Senicës, të Dezhevës (Pazarit të Ri), të Shtavicës (Tutinit), të Mitrovicës, të Vuçitërnës, të Drenicës – Llaushës, të Istogut, të Rozhajës dhe të Pejës.Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene gjatë sundimit të saj, si qëllim të parë dhe të fundit kishte ndërrimin e strukturën etnike në trojet shqiptare. Për të arritur këto synime dhe për të pasur mbështetje formale juridike kundrejt opinionit të huaj, ajo nxori edhe legjislacionin agraro-kolonizues. Ajo filloi me ligjin e 25 shtatorit të viti 1919, dhe vazhdoi me nxjerrjen e ligjit të viti 1931 me plotësime e përmirësime të viti 1933. Për realizimin sa më të suksesshëm të “Reformës Agrare” dhe të kolonizimit, u krijua Ministria e reformës Agrare, kurse në Shkup u ngrit drejtoria e Lartë Agrare me degë në disa qytete shqiptare. Ky legjislacion i vinte në pozitë diskriminuese fshatarët shqiptarë kundrejt minoritetit sllav dhe kolonëve të ardhur nga viset e tjera të mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene.Menjëherë pas ripushtimit të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, filluan përpjekjet për shpronësimin e shqiptarëve. Tokat e pjesëmarrësve të lëvizjes kombëtare ishin preja e parë për kolonët, nëpunësit, ushtarakët, xhandarët dhe çetnikët sllavë. Po kështu u veprua edhe ndaj strehuesve të tyre, shpeshherë edhe ndaj të gjithë fshatit ku zhvilloheshin përleshjet e armatosura. U shpronësuan gjithashtu të ashtuquajturat toka të braktisura, ku përfshiheshin kullotat e përbashkëta të fshatrave dhe tokat e pronarëve shqiptarë që përkohësisht e kishin braktisur vendin për shkak të pasigurisë së jetesës.Shpronësimi dhe zvogëlimi i sipërfaqes së tokës së punueshme u intensifikua pas vitit 1923, kur komisioneve agrare u lejohej që të sekuestronin, sipas nevojës, edhe toka që nuk ishin paraparë në legjislacion. Organet që zbatonin Reformën Agrare, duke përdorur edhe mungesën e tapive të tokave të shumicës dërmuese të fshatarësisë shqiptare, e cila i trashëgonte ato që nga periudha e sundimit osman, i shpronësonin si uzurpatorë tokash.Komisionet agrare kolonizuese, gjatë formimit të komplekseve për kolonizim, sekuestruan tokat që shqiptarët ua kishin blerë çifligarëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe i cilësuan ato si kategori të tokave të braktisura. Kurse për blerësit serbë këto veprime u quajtën të ligjshme. Sipas ligjit të viti 1931, me plotësimin e përmirësime të viti 1933, fshatarëve shqiptarë mund t’u sekuestrohej toka deri te pragu i shtëpisë. Kishte raste, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, që kolonët sllavë vendoseshin edhe në katet e sipërme të shtëpive të shqiptarëve, kurse pronarët me familje ishin të detyruar të jetonin në katet përdhese të shtëpive të tyre.Shpronësimet nuk i shpëtuan as pronat e institucioneve fetare shqiptare, si myslimane ashtu edhe katolike.

Masakra dhe shfarosja e Sanxhaklinjëve në fshatrat Shahoviq, Pavino Pole, Bijelo Pole (Akovë), rajoni i Sanxhakut nën pushtimin e Malit të Zi (9 nëntor 1924)

Në 25-26 korrik të viti 1924, pushteti serb, pasi pushtoi zonat e lira të Kosovës, vrau prijësin e kaçakëve, Azem Galicën dhe udhëheqësit kryesor të çetave kryengritëse. Pas likuidimit të forcave kryesore të çetave të armatosura, regjimi serb u përqendrua në shkatërrimin e Xhemijetit. Në fillim të viti 1925, në prag të zgjedhjeve parlamentare, u morën masa të jashtëzakonshme represive ndaj shqiptarëve.Duke shfrytëzuar “Ligjin mbi mbrojtjen e shtetit”, në hullinë e sulmeve kundër Xhemijetit autoritete serbe burgosën tipografët e gazetës “HAK” dhe më pas e ndaluan zyrtarisht gazetën, duke akuzuar se botonte informata që cenonin autoritet serbe. Ndërkaq, në prag të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 shkurt 1925, u burgos Ferat Draga. Me një procedurë të shkurtër u dënua me 101 vjet burg. Me këto përndjekje të qeverisë mori fund veprimtaria e hapur e organizatës së shqiptarëve Xhemijeti. Pas kësaj, autoritetet e Beogradit e liruan Ferhat Dragën. Në këto kushte Xhemijeti pushoi së ekzistuari si parti legale e organizuar. Përveç këtyre, pushteti përdori vrasjet në masë, djegiet e rrënimet e fshatrave me artileri, bombardime me aeroplanë, burgosjet dhe internimet në Serbi, sidomos për familjet e pjesëtarëve të lëvizjes kombëtare.Sa i përket Sanxhakut, pjesa e tij e ndodhur në Mal të Zi, kishte pësuar shumë keq, në krahasim me atë të Serbisë.Masakra në Shahoviq, Pavino Pole, Vranesh dhe fshatrat përreth, ishte krimi më i madh kundër popullsisë të përkatësisë myslimane gjatë kohës së paqes në Mbretërinë SKS.

Në ditën e pafat të 9 nëntorit të viti 1924, ndodhi drama më e përgjakur mbi popullatën e Shahoviqit. U vranë, u therën u plaçkitën dhe janë djegur më shumë se 650 persona. Mbi 100 familje janë shpërngulur për Turqi, ndërsa 150 në Bosnjë, në Brçko. Qëllimi ishte që kjo popullatë të shpërngulen definitivisht. Ky krim ndodhi si pretekst për vrasjen e kryeshefin të Srezit të Kolashinit, mësuesin e pensionuar Boshko Boshkoviqin. Kjo vrasje i ishte ngarkuar Jusuf Mehoniqit, udhëheqësit kaçak, i cili në këtë kohë ndodhej në Shqipëri.Gjatë natës ndërmjet 9 dhe 10 nëntor 1924, është përpiluar plani për likuidimin e banorëve të Shahoviqit. Në mesin e njerëzve që kanë bërë këtë plan ka qenë edhe Nikolla Gjillas, babai i Millovan Gjillasit, i cili më vonë shkruan në librin e tij edhe lidhur me këtë krim të tmerrshëm. Aksionin për shfarosjen e Shahoviqit i besohet Nikolla Gjillasit me gjithsej 2000 njerëz të armatosur nga viset e ndryshme të malit të Zi. Për këtë rast Millovan Gjillas në librin e tij shkruan: klerikëve myslimanë u janë shkulur mjekrat dhe u është gdhendur kryqi në kokat e tyre. Në një fshat një grup të njerëzve i kanë lidhur me tela rreth stogut me kashtë dhe u është vënë zjarri. Pas kësaj, njerëzit gjatë kishin përfolur për mënyrën e djegies së njerëzve në flakë. Një grup i tyre kishin sulmuar një fshatar në shtëpi të tij në një zonë të largët. Fshatari sapo kishte rrjep një qengj të varur në një kumbull. Kishin për qëllim edhe atë ta pushkatojnë, mandej për t’ia djegur shtëpinë e tij, por qengji i rrjepur i kishte nxitur që edhe me fshatarin e gjallë të veprojnë njësoj siç kishte vepruar ai pak më parë me qengjin. Njëri prej tyre e godet me sëpatë, së pari e var në kumbullën e njëjtë ku ishte i varur qengji, një kasap me përvojë e ndanë trupin e fshatarit me sëpatë përgjysmë…Në librin në gjuhën serbe “Vendi pa drejtësi” (angl. Land Without Justice), (Besuda zemlja, 2005), këto pjesë të dëshmimeve të krimeve, të cilat gjenden në versionin në gjuhën angleze, janë hequr.Kryetari i Xhemijetit, Ferhat bej Draga, më 14 nëntor të viti 1924, iu drejtua ministrit të Punëve të Brendshme me një mocion lidhur me mizoritë e tmerrshme në këtë rajon. Ky mocion u botua në “Pravda” të Sarajevës (nr. 262) të 18 nëntorit. Aty, në mes të tjerash, thuhet: “Zoti ministër! Kjo masakër si një veprim i përbashkët i autoriteteve policore lokale dhe Vasojeviqëve, përgjegjës janë autoritetet policore, të cilët kanë qenë me kohë të paralajmëruara për rrezikun dhe nuk ndërmorën asnjë veprim për ta parandaluar këtë masakër. Në këto rrethana përgjegjësia është më e madhe e pushtetit sesa e bandave, sepse deri tash askush nuk është arrestuar“.Gazeta “Politika” e Beogradit nr. 5949 e datës 15 nëntor 1924, raporton me titullin: “Protesta e Ferhat Beg Dragës me rastin e hakmarrjes së Vasojeviqëve ndaj vrasjes së Boshko Boshkoviq”, ku shkruan për veprimin e Ferat beut, i cili i dërgoi një letër proteste ministrit të Punëve të Brendshme V. Maksimoviqit. Gazeta “Politika”, kështu kishte parë të nevojshme të shkruajë në lidhje të një letër proteste të Ferat beut dhe krimet e kryera ndaj qindra burrave të pafajshëm, grave dhe fëmijëve. Më shumë ka pasur viktima sesa shkronja të harxhuara për këtë artikull të botuar në gazetën “Politika”. Krejt kjo flet për qëllimin e paramenduar të spastrimit etnik dhe fshehjes me qëllim që askush mos të thirret në përgjegjësi.Ish-bejlerët dhe agallarët kanë pasur ndikim të madh tek Xhemijeti. Njëri nga ta ka qenë Aqif Efendi Blyta, i cili me këmbëngulësinë e tij dhe politikën e guximshme, arriti t’i kthej shumë myslimanë të cilët në vitin 1920, votuan për Partinë Radikale. Ai arriti të forcojë radhët e partisë myslimane të Xhemijetit, kështu që shumë shpejt u bë partia më e fortë në Sanxhak. Nikolla Pashiqi qysh herët kishte vërejtur se pengesë kryesore për realizimin e planit serbomadh, të cilin e kishte paraparë për Sanxhakun, ishte Aqif Blyta. Për këtë arsye, ai në vitin 1925, ndërmori një terror të madh në Pazar të Ri dhe në të njëjtën kohë porosit likuidimin e këtij politikani me ndikim. Qëllimi i tij ishte të fusë frikë e tmerr dhe të shkaktojë huti në popullatën myslimane të kësaj treve. Për fat të mirë idetë e tij nuk u realizuan.Për këto rrethana të vështira, gazeta “Hak” shkruan se “shumë vëllezër shqiptar u mbuluan me tokë, ndërsa shumë të tjerë u shpërndanë andej e këndej në gjendje fare të keqe”. Në këto rrethana Bajram Curri dhe Hasan Prishtina arritën të protestojnë në shtator të viti 1924, pranë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Në pikën 5 të kësaj proteste thuhet: “Ky regjim hekuri, zjarri dhe grabitjeje në Kosovë përmban shkakun kryesor të një emigrimi në masë të popullsisë shqiptare në Turqi, emigrim ky që bëhet në kondita të tmerrshme që u kushton me jetë qindra familjeve, ndërsa pjesa tjetër që mbetet dënohet me një mjerim të papërshkrueshëm”.Në të përjavshmen e Beogradit“Republika”, përveç të dhënave të ndryshme të publikuara është edhe ajo me titull “Masakra në Serbinë Jugore” në të cilën thuhet: “Nga e tërë Serbia jugore dëgjohen zëra të trishtueshëm. E tërë popullata myslimane është shpallur kaçake, e lënë në mëshirën e policisë dhe xhandarëve. Mandej gazeta shkupjane e myslimanëve “Hak” sjell lista të gjata të grave dhe fëmijëve nga të cilët shumë prej tyre kanë humbur jetën në mënyra të papërshkrueshme. Nëpër tërë Serbinë Jugore ndihet ulërima të qytetarëve dhe derdhja e gjakut të tyre. Për t’u pastruar Serbia jugore nga kaçakët, të cilët i krijoi administrata jonë e ndryshkur, ministri i punëve të brendshme lëshoi aso farë udhëzimesh pushtetit policor të çmendur e të egër, sa që ata i shpallën luftë tërë popullatës. Edhe polici më i thjeshtë mund të vrasë sot, të plaçkitë kënd të dojë në Serbinë Jugore dhe askush mos të trazohet. Kërkoj që krimet e pushtetarëve të ndalen dhe të caktohet komisioni, i cili kriminelët dhe urdhërdhënësit t’i hedhë para gjykatës.Në ndërkohë u formua komisioni për hulumtimin e situatës në Sanxhak. Komisioni përpiloi raportin, i cili konstaton se në Sanxhak ekziston ndarje e popullsisë në pikëpamje fetare dhe politike si rezultat i marrëdhënieve edhe nga e kaluara, edhe pas viti 1918. Këto marrëdhënie janë përkeqësuar posaçërisht pas aplikimit të reformës agrare dhe keqpërdorimit të aparatit shtetëror.

Komisioni i cili punoi për të hetuar këto krime, ka pasur mjaft material të konstatojë se “ushtarët”, duke menduar në çetnikët e Kosta Peçancit, nuk kanë kursyer as pasurinë as nderin e individëve. Por këto hetime nuk sollën qetësi dhe mirëqenie myslimanëve. Në trevën e Tutinit çetnikët e Kosta Peçancit, edhe pse nuk kishte asnjë lloj arsyeje, kryen krime të trishtueshme.Vetëm në fshatin Starçeviq në vitin 1922, së pari vranë Galën, Beqirin dhe Zeqirin, e që të nesërmen vranë edhe 28 persona tjerë të familjes së madhe Rizvanoviq. Tefikun dhe Bajramin mysafirë nga Kosova (të fshatrave Kelepole dhe Malindubrava).Në këtë kohë kanë pësuar edhe banorët e trevave tjera në Sanxhak dhe Kosovë. “Pravda” e Sarajevës ka shkruar për masakrën e Prishtinës, Podujevës, Mitrovicës, Çiçavicës, Tutinit, Jannjevës, Vrellës, Shtimes si dhe masakrën e tmerrshme të Dumnicës në shkurt të viti 1924. Njëzet e tre 23) të vrarë nga të cilët vetëm 8 arritën t’i varrosnin imamët, ndërsa të tjerët ishin bërë shkrumb dhe hi. Të gjitha këto vrasje nga ana e qeverisë janë konsideruar si aksion kundër kaçakëve dhe hajdutëve dhe se kanë pasuar kaçakët dhe jatakët e tyre.Duke vërejtur këtë gjendje, njerëzit përparimtarë nuk pajtoheshin me qëndrimin shovinist të borgjezisë serbomadhe. Më 1921, Kosta Novakoviq, përfaqësues i punëtorëve dhe i fshatarëve të Jugosllavisë, u ngrit në Parlamentin e Beogradit dhe me dokumente në dorë foli për krimet e qeverisë në Kosovë. Nga presionet në të gjitha anët, qeveria turke, e shtyrë edhe nga intervenimet direkte dhe të përhershme, pati pezulluar pranimin e muhaxhirëve, por qeveria e Mbretërisë SKS me çdo kusht luftonte që emigrimi të vazhdohej.Qeveria Jugosllave dhe ajo turke kishin arritur të projektojnë një marrëveshje më 1926, për shpërnguljen e 3-400 000 shqiptarëve nga Kosova dhe se kjo çështje shumë kohë qe përmendur në shtypin turk, sidomos në fletoren “Haqimijeti Milije”dhe “Miljijet”, të 17 prillit 1926. Lidhur me këtë, qeveria jugosllave bënte mistifikime në opinion edhe me statistika edhe me terror, duke i quajtur shqiptarët turq. (“Shqipëria e Re”, janar 1925.)Lidhur me pozitën e vështirë të shqiptarëve në Kosovë pati intervenuar edhe Hasan Prishtina më 1927, pranë Lidhjeve të Kombeve në Gjenevë. Hasan Prishtina njoftoi opinionin botëror se shqiptarët në Kosovë po i nënshtrohen shfarosjes dhe se ata po shpërngulen në masë. Shpërngulja, thuhet aty, vinte për shkak se ata nuk janë të barabartë me qytetarët tjerë. Dëshmia më e fortë për këtë është se ata nuk kanë asnjë shkollë të veten, shkruante Hasan Prishtinë (cit. “Liria kombëtare”, Gjenevë 1927). *Vijon  (Artikulli është pjesë e punimit të Masterit ” Roli diplomatik i Aqif Blytës në mbrojtjen e Pazarit të Ri”)

Shpërngulja e popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit

Shpërngulja e popullit Shqiptar nga trojet e veta stërgjyshore, ishte bërë me një dhunë sistematike nga serbët që nga 1877, si nga sanxhaku i Nishit, e nga Leskovci, Vranjë, Prokuplë, Krushevcit, Kurshumlisë e me radhë, ku gjatë një periudhe kohore shumë të gjatë bën një gjenocid serbët, dhe shpërngulën me dhunë shqiptarët nga vendbanimet e tyre Ilire Dardane, sidomos në kohën e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1877-1878. Serbët duke shpërngulën Shqiptarët vetëm se për të arritur qëllimet e tyre ogurë zeza sllave, e bënë spastrim etnik, me represalje serbët gjithë popullin shqiptarë e larguan nga vatrat e tyre. Shqiptarët i lanë pasurit e tyre, ashtu si zogu kur len folen u bën muhaxher prej tokës vetë, që e kishin lënë dhe murën rrugën e panjohur për në mbrendësi në drejtim të Kosovës, e drejt Maqedonisë dhe Turqisë e vende tjera. Shqiptarët kurrë nuk u kthyen dot aty ku ishin, mbetën toponimet sot e asaj dite. me emrtime në gjuhën shqipe. Mbi 740 fshatra të banuar me shqiptare prej Sanxhakut të Nishit u përdjekën nga toka e vet u shpërngulën me dhunë, të vazhdushme, sistematike në dimrin e vitit 1877 me plot acar që vdiqën fëmit e pleqt rrugës bagëti e bujqësi, e në tokat shqiptare, vendosën serb nga anët e ndryshme të Serbisë që serbët janë stacionuar fshat për fshat e gjithë pasurin e shqiptarëve e murën falas. Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Në kohën e depërtimit të ushtrisë serbe në këtë rajon të gjithë shqiptarët u shpërngulën për në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe në vende të tjera. Lidhja e Prizrenit në vendimet e para në Librin e vendimeve kundërshtonte dhe protestonte për shpërnguljen e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit. Në kohën e Krizës së madh lindore 1875-1878, në Gadishullin Ballkanik u bënë ndryshime të mëdha shoqërore politike dhe etnike. Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Nishi kishte rreth 2000 shtëpi shqiptare, Piroti kishte 400 shtëpi shqiptare, Leskovci kishte 1000 shtëpi shqiptare, Prokupla kishte 650 shtëpi shqiptare, Tërni kishte 15 shtëpi shqiptare, Vranja kishte 800 shtëpi shqiptare dhe Kurshumlia me 150 shtëpi shqiptare. Rrethi i Kosanicës 5951 shqiptarë banorë. Shqiptarët nuk ishin të privilegjuar nën sundimin e të huajve. Në Kosovë janë shpërngulur më shumë se 30.000 shqiptarë. Para aneksimit të qytetit të Nishit nga Serbia, në qytet kishte 300 shtëpi me 1500 shqiptarë. Në rrethet e Bujanovcit, të Preshevës, në Kumanovë dhe vende të tjera gjenden muhaxhirë shqiptarë të ardhur nga kazaja e Pirotit dhe Nishit. Shqiptarët e kazasë së Vranjës janë shpërngulur në drejtim të Preshevës, Bujanovcit, Kumanovës, Shkupit dhe në vendet tjera në Maqedoni.

Nga Prokupla, Leskovci, Nishit, Vranja, Kurshumlia dhe Piroti numri i shqiptarëve të shpërngulur drejt Kosovës, Maqedonisë, Turqisë dhe vende tjera ka qenë shumë më i madh. Gjatë vitit 1878 nëpërmjet të Selanikut një numër i emigrantëve u dërgua në Anadoll dhe Siri. Me Paqen e Shën Stefanit me 3 mars 1878 Rusia krijoi Bullgarinë e Madhe, Serbia zgjerohej në drejtim të Novi Pazarit kah Kosova me një pjesë të territorit të Sanxhakut të Prishtinës. Në tërritorin që shtrihet në mes të Kurshumlisë dhe të Prokuples nuk kishte mbetur asnjë shqiptar, sepse ishin detyruar ta lëshonin vendin dhe të shpërnguleshin në drejtim të Kosovës. Mbi 100 fshatra shqiptare në luginën e Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan nga serbët në mënyrë të pamëshirshme nga vendbanimet e tyre. Shqiptarët janë bartur poshtë e lart, duke vuajtur nga uria në vendin e egër përtej kufirit të ri serb.

Toplica shqiptare dhe Sjenica

Shqiptarët nuk kishin leje të mbledhin te lashtat e tokës së tyre, të cilat korreshin nga ushtarët serbë. Shumica e muhaxhirëve shqiptarë u vendosën në Vilajetin e Kosovës, në sanxhakun e Prishtinës, sidomos në rrethinën e Vuçitërnës, të Gjilanit, të Mitrovicës, e më pak në Rrafshin e Dukagjinit. Në maj të vitit 1878 janë shpërngulur 5000 Shqiptar nga rrethina e Vranjes. Shqiptarët janë shpërngulur në kushte shumë të vështira në dimër të viteve 1877-1878, masivisht, kanë lanë shtëpitë dhe gjënë e gjallë, me fëmijë në dorë, këmbë pa ushqim, zbathur e të zhveshur. Më 24 korrik 1879, në Qarkun e Toplicës gjithë treva prej Merdari deri ke Prokupla është e zbrazur, nga shqiptarët. Shumë prej tyre janë ngrirë nga të ftoftit dhe kanë vdekur gjatë rrugës.

Shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore Ilire, ishte bër nën kërcemin e armëve e të dhunës të organizuar nga serbosllavët ishin përndjekur shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit dhe viset tjera të banuara kryesisht me shqiptar autokton, që ishin në tokat e tyre, në pasurin e vet e në shtëpit e tyre. Shqiptarëve ju mohua e drejta për të jetuar në trojet e veta, që sot e asaj dite kanë mbetur pasuria në duart e atyre serbëve që kurr nuk u ngopën me trojet e shqiptarve, që bën reprezalje të pa para deri në atë kohë ndaj popullatës shqiptare dhe shpërngulën me dhunë mbi 740 fshatra të pastërta etnike shqiptare, gjitha këto ndodhën gjatë viteve 1877-1878, dhe kështu shpërngulën, shqiptarët, si për Kosovë në brendësi të saj në Vushtri, Gjilan, Mitrovicë, në Rrafshin e Dukagjinit, dhe në Maqedoni dhe për në Turqi e vende tjera. Në Vendbanimet e shqiptarve si të Sanxhakut të Nishit, Leskovcit,Vranjës, Kurshumlisë, Novi Pazarit, Prokuplës, Toplicës, i vendosën me serb nga pashallaku i Beogradit dhe nga viset e Vojvodinës dhe viseve tjera qendrore të Serbisë. Gjinden emra të fshatrve me emërtime e toponime në gjuhën shqipe si Brestovc, Huruglica, Devqët nga fshati Devqa e Poshtme dhe e Epërme, Kostanicët nga fshati Kostanica, Lepajët nga fshati Lepaja, Pojatët nga Pojata, Reçicët nga Reçica etj. Lidhja e Prizrenit reagoi në gjitha mënyrat e mudshme, por kjo nuk mundi të ndal shpërnguljen më masive që ishte deri në ato kohra që ishin ditët më të vështira për popullin shqiptar, që kurrë nuk do të harrohen, se thonë të vjetrit po e harruat të kaluarën ajo do përsëritet përsëri, kombi shqiptar do të shiqoj drejt së ardhmës por duke mos harruar kurrë të kaluarën e tij.

Serbia “tenton ” ta ndal shqiptarizimin e Serbisë?!

Shqiptarët në Serbi  janë një pakicë etnike, që përbëjnë një komunitet me nga 50,000 deri 80,000 banorë. Sipas censusit të vitit 2002, në Serbi u deklaruan 61,647 shqiptarë (ose 0.82% e popullsisë), nga këto 59,952 (ose 1.10%) në Serbinë Qendrore dhe 1,695 (0.08%) në Vojvodinë. Shumica e shqiptarëve bojkotuan censusin e vitit 2011, që rezultoi në regjistrimin e vetëm 5,809 shqiptarëve në Serbi.

Shqiptarët në Serbi përbëjnë me shekuj në jug të vendit një popullsi autoktone. Ata sot, kryesisht jetojnë në Luginën e Preshevës, një trevë kufitare në mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, dhe sipas censusit të vitit 2002 në dy komuna përbëjnë shumicën e popullsisë, në komunën e Preshevës (89.10%) dhe të Bujanocit (54,69%), ndërsa përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në komunën e Medvegjës (26.17%).

Përveç këtyre trevave, shqiptarët jetojnë edhe në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve. Për shkak të çështjeve politike që lidhen me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, banorët shqiptar kanë deklaruar veten e tyre si boshnjakë për të shmangur diskriminimin. Gjuha shqipe ende flitet nga disa fshatarët shqiptarë në Peshterr.

Qyteti më i madh shqiptar dhe qendra e shqiptarëve në Serbi është Presheva, selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion i vetëqeverisjes i shqiptarëve në Serbi.

Në komunat e Preshevës dhe Bujanocit shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë (89.10% në Preshevë dhe 54.69% në Bujanoc sipas censusit 2002). Në komunën e Medvegjës, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik (pas serbëve), me 28.67% në vitin 1991 dhe 26.17% në vitin 2002.

Hartë e vitit 1878, ku shqiptarët janë paraqitur me ngjyrë të gjelbërt dhe shihet qartë se popullojnë zonat deri në pragun jugor të Nishit.

Rajoni i Bujanocit dhe Preshevës, ndonjëher dhe i Medvegjës, njihet si Lugina e Preshevës. Disa shqiptarë ende u referohen kësaj lugine si “Kosovë lindore”.

Rrafshnalta e Peshterrit

Është dhe një komunitet i vogël shqiptar që jeton në rajonin e Peshterit në Sanxhak (gjëgjësisht në fshatra si Borovshticë, Doliq dhe Ugël). Sot, ata vetëdeklarohen “boshnjakë” ose “myslimanë” (sipas kombësisë).

Beogradi

Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ka një bashkësi të vogël shqiptare. Në regjistrimin e vitit 1981 u deklaruan 8,212 shqiptarë në Beograd, ndërsa në vitin 1991 u deklaruan 4,985 të tillë. Pas Luftës së Kosovës, ky numër u ul në 1,492.

Në vitin 1992, shqiptarët e Serbisë jugore organizuar një referendum në të cilën ata votuan se Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc duhet të bashkohet me Kosovën. Ndërmjet 1999 dhe 2001, një shqiptar etnik organizatë guerile, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (në gjuhën shqipe Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, UÇPMB), ishte operacionale në këtë rajon me një qëllim të shkëputet nga këto tri komuna RF të Jugosllavisë dhe të bashkohen me ato të Kosovës, pas arritjes së pavarësisë. Aktiviteteve të tërhequr më pak ndërkombëtare interesimit të medias se ngjarjet të lidhura e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë.

“Okupimi i heshtur” i Nishit dhe jugut të Serbisë nga shqiptarët apo rikthim ne trojet e tyre te historike?

Arsyet për këtë janë mungesa e parave dhe qëllimi i shqiptarëve eshte për të zgjeruar jashtë Republikes se Kosoves. Në pesë vitet e fundit në territorin e Nishit, sipas vlerësimeve zyrtare, jetojnë rreth 11.000 shqiptarë nga Kosova, shkruan portali më i madh rus, Sputnik.

Sipas gazetes Sputnik “shqiptarët e Kosovës masivisht nga viti 2010 deri në vitin 2015 për të blerë apartamente, tokë dhe tokë të punueshme në Nish, Leskovc, Vranjë, Kurshumli, Prokuplje–“ Po ashtu mediat serbe se shqiptarët janë më të interesuar në zonën rreth Vranjë përgjatë kufirit me Bujanoc,Toplica (Prokuplje, Kursumli, Blace …) deri ne Nish, qytet ky per te cilin shiptaret pretedojne te jete kufiri mes serbeve dhe shqiptareve. Keshtu, vetn në qytetin e Nishit, sipas të dhënave jozyrtare për tre vitet e fundit, rreth 1.500 shqiptarë blerë apartamente në kete qytet, ndërsa shifra shihet në fushën më të gjerë të Nishit mbi 11.000 shqiptare.

Në fakt, çdo gjë është duke shkuar sipas ligjit. Për shembull: një shqiptar për të holla serbe për të blerë emrin e tij në një pronë, dhe gjykata të bëjë një marrëveshje sipas të cilës shqiptari, thuhet saktësisht se shuma huazohet nga serbi, si një garanci, që është, rezervat që paratë e tij të kthehen, sipas pasurisë së lartpërmendur .Serbi, nese “nuk do të kthehen paratë në kohë”, në këtë mënyrë shqiptarët të bëhen pronarë të banesave, por në të njëjtën kohë nuk ka lënë një shenjë në shitje.

Serbët ranë dakord për të marrë një përqindje të parave, dhe shpesh në këtë histori janë agjencitë e përfshira dhe reale e pasurive, por edhe avokatët serbë dhe shqiptarë.

Natyrisht, meqe shqiptarët nga Kosova ende konsiderohen si “qytetarë të shtetit të Serbisë” dhe në këtë kuptim mund të blejnë lirisht prona në Serbi.

Megjithatë, problemi është se ata nuk e njohin Serbinë si shtetin e tyre, dhe për këtë arsye të angazhohen serbët për të bërë punën për ta, kane shkruar ne v vazhdim gaazetat serbe.

Për shkak të fluksit të madh të shqiptarëve nga Kosova vitin e kaluar, qyteti i Nishit edhe u shfaq fletushka me moton dhe parulla “Ndal shqiptarizimin e Nishit ( „Stop albanizaciji Srbije“)

Në këtë fletushkë thuhet se shqiptarët e Kosovës me anë të ndërmjetësve të bëhen pronarë të mbi 300 njësive të banimit në qytet.

Novi Pazar është gjithashtu në listën e vendeve të dëshirueshme, por ka blerës të interesuar kryesisht për fermat e mëdha, larg nga qyteti.

Në Prokuplje, Blace dhe Kurshumlisë fermat janë veçanërisht interesante për shqiptarët. Pranë Kosovë, dhe janë shumë të lirë. Shqiptarët per fermë në rajonin japin çmim disa herë më të lartë se ajo që është e vërtetë-

Në komunën e Kurshumlisë edhe 10 fshatra ku nuk ka popullsisë dhe shumë prej tyre janë shqiptarë te “uzurpuar”.Burimet pohojnë se shqiptarët, kryesisht nga Podujeva, në fund të vitit 2014, rreth Kursumlija kane blerë rreth 50 pronave.

Në territorin e Leskovcit edhe ku toka është shumë e përshtatshme për fruta dhe perime shtëpi të ruajtura, shqiptarët i blejnë vete me për 5.000 euro.

Ky interes shqiptarët të pronës serbe në jug të Serbisë, e lidhur shumë me qëllimin e tyre për të “zgjeruar” kufirin administrativ të Kosovës në disa pjesë të Serbisë.

Gazetarë nga mediat lokale në ato qytete thonë se çdo gjë ndodh nën maskën e një të padukshme dhe të heshtur, dhe të jetë në rrugë dhe fshatrat e jugut të Serbisë janë gjithnjë të dëgjojë gjuhën shqipe.

Qytetarët e këtyre pjesëve të Serbisë jetojnë në frikë se për shkak të rritjes së fluksit të shqiptarëve nga Kosova të vuajnë fatin e serbëve nga Kosova. Ata besojnë se serbët shqiptarët të vendosin për të shitur shtëpinë dhe tokën, sepse këto komuna përkasin komunat më të varfra në Serbi.

Prandaj, ata janë të bindur se në të ardhmen në këto fusha do të jetë gjithnjë shqiptarët dhe serbët dhe të gjithë aq më pak që është pjesë e “pushtimit paqësor” në jug të Serbisë.

Nese Nishi paska 11.000 shqiptare, me shume se Medvegja atëhere unde thuhet se ky qytet eshte i treti me rdhe sipas numrit te popullsise shqiptare pas Presheves e Bujanocit.

Ne fakt Nishi dikur kishte 110.000 shqipare dmth disa fishe me shume se sa sot.

Duke ju referuar statistikave serbe, në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë. Këto vendbanime dhe qytetare gjenden jo vetëm ne Luginen e Preshevës, por edhe një Vranj,e Leskovc.. deri ne Nish e Beogrdad, madje edhe ne skaj të Serbise – ne Suboticë.

Sot ne Serbi bashke me Luginen e Preshevës, jetojnë mbi 300.000 shqiptare, kupto ne 132 komuna tjera te shtrira ne terrorin e Serbisë

Scroll to Top