Danaj: 17 mijë km2 tokë shqiptare janë marrë nga Greqia
Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës ponjohin orët dhe ditët më të vështira, ndoshta që pas vitit 1944.
Klima e mosbesimit dhe e tensionit është pasuar me kërcënime dhe shantazhe të artikuluara nga përfaqësues të shtetit grek, të cilët kanë kujtuar epërsinë ushtarake dhe veton për integrimin në BE. Megjithatë, asnjë funksionar i lartë, nga të dy palët, nuk ka artikuluar deri më tani pretendime territoriale.
Por ndryshe mendon ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, i cili pohon për Shqiptarja.com se, Greqia i ka rrëmbyer Shqipërisë 17 mijë kilometra katrorë sipërfaqe toke.
Sipas tij, gati sa gjysma e territorit aktual të Shqipërisë është përvetësuar nga grekët, falë Konferencës famëkeqe të Lundrës. I konsideruar nga Athina si shqiptari më i rrezikshëm, Koço Danaj shton se, Shqipëria Natyrale shtrihet deri në Pervezë.
Duke iu referuar tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Danaj mendon se Greqia është trembur nga fuqizimi i shqiptarëve në rajon dhe nga mundësia e rishikimit të padrejtësive historike.
“Harta e Shqipërisë Natyrale përfshin atë që përcaktoi Kuvendi i Vlorës. Të ndërrohen 100 qeveri në Shqipëri, të majta, të djathta, të ekstremit të majtë, të ekstremit të djathtë, i qëndroj besnik Aktit Juridik të Kuvendit të Vlorës, në 28 Nëntor 1912. Kufijtë e Shqipërisë Natyrale janë:
PreshevëPrevezë, DurrësShkup. 17 mijë kilometra katrorë e Koço Danaj: 17 mijë km2 tokë shqiptare në Greqi sipërfaqes së territorit të Greqisë është tokë shqiptare.
Sot në Greqi janë 17 mijë kilometra katrorë tokë shqiptare. E mori në 1913 nga mbledhja famëkeqe e Londrës”, tha Danaj.
“Ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka hedhur poshtë pretendimet greke se në Himarë ka një minoritet grek. “Sa i takon Himarës, të flasësh Greqisht nuk do të thotë që je minoritar.
Sot në Greqi flasin 1 milionë shqiptarë. Le t’i shpallë Greqia minoritet 1 milionë shqiptarët, pastaj të diskutojmë për pretendimet e tyre, për ekzistencën e minoritetit në Himarë”, tha Danaj.
Rrethanat Sipas Danajt, kombi shqiptar është një rast unikal në kontinentin europian, pasi Shqipëria aktuale, është i vetmi shtet në Evropë, që përgjatë gjithë vijës kufitare tokësore ka vetveten fqinje.
“Pra kemi të bëjmë me një rast sui generis dhe tipik genocidist. Një nga politikanët më të mëdhenj britanikë, ish ministri i Jashtëm Robin Kuk e pranon një gjë të tillë kur thotë se: “…Ne po zhbëjmë padrejtësitë që bëmë në shekullin e kaluar ndaj kombit shqiptar…”.
Robin Kuk, Diskutim në Dhomën e Komuneve, 3 prill 1999. Sot kur flitet për marrëdhënie të reja ndërkombëtare të mbështetura jo në të drejtën e forcës, por në forcën e së drejtës, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj tyre. Vetë Grey, e pranon se ata vepruan me anë të forcës dhe jo me anë të së drejtës:
Ja pohimi I tij: ……Traktati i vendosur pas Luftës së dytë ballkanike ishte një rregullim me anë të forcës dhe jo me anë të së drejtës…..(Grey, Memoires, 1927, faqe 246)”, ka pohuar Danaj.
Precedenti Danaj solli në vëmendje disa anulimin e disa vendime të konferencave, në kuadër të rishikimit të padrejtësive historike. “Pas viteve 90, si pasojë e ndryshimit të marrëdhënieve ndërkombëtare janë anuluar dy Konferenca të rëndësishme ndërkombëtare. Është anuluar Konferenca e Versajës e vitit 19191920.
Ajo krijoi aso kohe mbretërinë serbokroatosllovene, duke anuluar edhe pavarësinë e Malit te Zi. Sot ky vendim i Konferencës së Versajës është anuluar në masën 90 për qind, në vend të Jugosllavisë, janë krijuar 7 shtete të veçanta.
Ka mbetur pa u zgjidhur nga kjo Konferencë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Është anuluar tërësisht Konferenca e Jaltës e vitit 1945.
Është shpërbërë, blloku lindor dhe vetë ishBashkimi Sovjetik.
Është riparuar edhe copitmi që ju bë Gjermanisë. Gjermania Lindore ju bashkua asaj Perëndimore”, tha Danaj.