Daily Mail: Arkeologët polakë zbulojnë 2 pallate mbretërore në Mal të Zi që i takojnë mbretit Bardhyl dhe mbretëreshës Teutë
Arkeologët polakë kanë bërë zbulim mjaft të rëndësishëm në Mal të Zi. Sipas Daily Mail ata kanë zbuluar 2 pallate mbretërore që thuhet se i përkasin mbretit Bardhyl dhe mbretëreshës Teuta të ilirëve.
Edhe pse një nga ndërtesat është e dëmtuar, Daily Mail thotë se ky zbulim është evidencë e ekzistencës së ilirëve, për të cilët pak dihet.
“Ilirët ishin një fis i lashtë indoevropian që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe brigjet e gadishullit italian rreth 260 p.e.s. Shumë pak dihet për sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë mundur të gjejnë dëshmi të pallateve të para të mbretërve ilirë në Mal të Zi Arkeologët gjetën dy pallate në Mal të Zi, të cilat i përshkruajnë si një zbulim i madh dhe i rendesishem”,- shkruan Daily Mail.