Cili ishte distrikti i Dukagjinit, që sot njihet si rrethi i Pukës, dhe vendimi i osmanëve më 1901! Çfarë thuhej në dokumentet britanike të kohës
ING. KOL DEDAJ/ Sipas dokumenteve britanike të kohës, osmanët në vitin 1901 caktojnë Pukën si qendër të Kazasë, Distriktit të “Dukagjinit”, që sot njihet si rrethi Pukës. Në këtë periudhë kohe, ndërtimi i organizuar ndër këto vise nuk kishte ndonjë organizim shtetëror domethënës, ndërkohë që ai shfaqet në periudhën e Monarkisë së Mbretit Zog dhe atë të pushtimit fashist kryesisht me ndërtimet e urave dhe rrugëve.
Pas Luftës së Dytë Botërore, me çlirimin e vendit e në vazhdim filloi ndërtimi i organizuar përmes ndërmarrjeve shtetërore të ndërtimit. Në këtë kohë në Pukë u bënë ndërtimet e para deri në tri kate, kryesisht prej guri nga kantieri i ndërtimit të Pukës, ndërkohë që Ndërmarrja Shtetërore e Ndërtimit ishte në Shkodër deri në vitin 1969, vit në të cilin u krijua Ndërmarrja Shtetërore e Ndërtimit (N. SH. N) në Pukë. Kjo ndërmarrje u organizua me dy sektorë, respektivisht ai i Pukës dhe Fushë-Arrëzit, kurse zyrat qendrore ishin në Pukë. Me kalimin e viteve, kjo ndërmarrje u zhvillua dhe zgjerua duke u plotësuar me kantierin e prodhimit, ofiçinën mekanike, laboratorin teknik, makineri, mekanizma dhe mjete transport etj..
Krijimi i kësaj ndërmarrjeje në Pukë nuk është një rastësi, ajo përkon me një vrull e dinamikë të re të ndërtimit të banesave për popullatën, infrastrukturës, shkollave, qendrave shëndetësore, ujësjellësve etj., në mbarë rrethin. Në vijim po japim disa nga objektet kryesore të ndërtuar ndër vite nga kjo ndërmarrje në rrethin e Pukës. Ndër objektet e para ishte pallati i Komanit (1972) pasi do të bëhej shpërngulja e popullatës nga ndërtimi i Hidrocentralit të Komanit, i cili ishte ndër pallatet e fundit ndërtim 3-katësh në Pukë.
Pasi, më tej do të vazhdohej me ndërtime katër dhe pesëkatësh dhe Puka ishte i vetmi rreth në Shqipëri që në këto ndërtime përdorte edhe veshjen me intërkapet e ngjashme me teknologjinë e sotme të veshjes me ajrim, ku një kontribut të spikatur dha ing. Dervishi Bilali; u ndërtua, Hotel Turizmi Pukë (1972) i cili u rikonstruktua në vitin 1974 nga dëmtimi i çatise dhe katit të fundit nga zjarri; Pallati i Kulturës (1974); Godina e Komitetit Ekzekutiv/Bashkia Sot (1974); Poliklinika e qytet Pukë (1973-74); Pallati tek klubi i Gjuetarit (1974-75); Shtëpia e oficerëve (1977); u rikonstrutua ish-hoteli i vjetër i N.SH.N Pukë duke u bërë qendër e Korpusit Ushtarak për veriun dhe tashmë është shndërruar në Komisariatin e Policisë (1974); Pallatet në hyrje të qytetit të Pukës ato përballë Komisariatit (1979-82); Pallatet e qytezës Luf (1976-1982); Pallatet te turizmi, posta dhe prapa bankës Raiffaien (1978-80); Komiteti i ri i Partisë (1988- 90); u ndërtua Frigoriferi i Pukës (1985-96), Fabrika e miellit (1989-90); Pularia (1985-86); Spitali infektiv (1988); Zyrat dhe hoteli i ri i N.SH.N Pukë (1980); Ujësjellësi i qytetit (1980); Gjimnazi i qytetit (1978-82); Fusha e re e sportive sot stadiumi Pukë (1988); godina e re e gjykatës (1980) etj.. Në Fushë-Arrëz u ndërtuan Parku i mallrave një nder më të mëdhenjt në Shqipëri (1978-79) dhe zgjërimi i tij (1982- 83); godina e hotel turizmit (1974); Stabilimenti i ri (1982); Reparti i zdrukthëtarisë (1986); Fabrika e Kollofonit (1976); Gjimnazi dhe konvikti (1985); Pallati i parkut (1978); Pallate e reja 5 kate pranë konviktit (1979); Pallatet poshtë gjimnazit (1987-90); Pallati në qendër pa vajtur tek hoteli i punëtorëve (1986-88), Pallati tek Ura (Pallati i luleve), etj. Në Iballë u ndërtua Shkolla Iballë (1985); Spitali i ri (1989- 90); Konvikti (1986-89) etj.. Në Gjegjan u ndërtuan Shkolla e mesme dhe ajo tetëvjeçare, depot e ushtrisë (1985) etj.. Nga kjo ndërmarrje u ndërtuan të gjitha depot e rezerva të shtetit në Gomsiqe, Pukë, Gojan, Kryezi (1985): Në zbatim të nismës kombëtare u ndërtuan ujësjellësit e disa fshatrave të rrethit (1986-88). Gjithashtu u ndërtuan godinat e minierës së Qaf-Barit (1979), Qafë-Malit (1979), Lak Rroshit (1985), Munellës (1985), Lufit (1982), si dhe ato të burgut të Qaf-Barit (1982-86).
Por, veç aktivitetit të zakonshëm, kjo ndërmarrje dha kontributin e saj edhe në përballimin e dy rasteve të jashtëzakonshme, siç ishin fatkeqësitë natyrore të tërmetit të vitit 1979 dhe pasoja e borës së madhe të vitit 1985. I gjithë ky volum i madh pune ndër vite u përballua me sukses nga stafi inxhinier, tekniko-administrativ dhe punëtorëve të kualifikuar dhe përkushtuar. Disa nga drejtorët e kësaj ndërmarrje ishin: ing. Milazim Mustafa (1969), Ndoc Ukshini, Ndrec Simoni, Nik Deda, Agron Kasa, ing. Fran Alia, Arf Halili. Kryeinxhinerë: Sotiraq Melo, Isuf Bajrajtari, Sabri Shelegu, Xhemal Pema, Fran Alia, Ferid Lluka. Kryetar të degës teknike: Nada Rroshi-Filipeu, Milazim Mustafa, Ferid Lluka, Kol Dedaj.
Zyra e financës me përgjegjsit: Hysen Mekshi, Elez Lluka, Virgjirësha Shkreli, Agim Uruci dhe ekonomistet Drita Voci-Ndoka, Shkurte Nikolla. Zyra e planit me përgjegjësit: Hysni Mene, Gjergj Ndoka, Sami Bruti. Përgjegjës kuadri: Ndoc Doçi, Muharrem Topalli, Nikoll Prendi. Përgjegjës furnizimit: Mark Nikolli, Rame Selimi, Fran Seferi etj.. Inxhinierët: Milazim Mustafa, Nade Rroshi-Filipeu, Gustav Nekvadan, Fran Alia, Iliaz Këllezi, Fran Reçi, Seit Cufa, Hazbi Parllaku, Sotirqa Mele, Athim Viero, Viktus Jançe, Petrika Shalsi, Kastriot Hamiti, Petraq Mitre, Gjergj Ndoka, Fadil Pema, Pal Papushi, Kol Dedaj, Mark Shyti, Enver Kullolli, Fatmir Hoxha, Ramazan Çeliku etj.. Teknikët e ndërtimit: Agim Elezi, Gjin Qehaja, Pashuk Zefi, Sali Lluka, Sherif Lluka, Ismet Kabeta, Dodë Gjini, Llesh Lala, Mark Biba, Gjyste Nushi-Laçi, Skendër Zenuni, Gjok Laska, Shkurte Qehaja, Arta Lluka, Miftar Asllani, Sanije Elezi, Drita Sula, Nikoll Dunga, Sadije Cufaj etj.. Përgjegjësit e sektorëve në Pukë: Ndue Mark Frroku, Zef Kamshi, Fran Reçi, Prend Kola, Miftar Asllani. Në Fushë-Arrëz: Gjin Qehaja, Pal Ndoka, Fran Alia, Fadil Pema, Llesh Lala, Pal Papushi. Përgjegjësit e poligonit të prodhimit: Sabri Shelegu, Xhemal Pema. Përgjegjësit e ofiçinës: Demush Culaku, Kujtim Neziri, Adem Mehaj, Beqir Pema. Brigadierët e palodhur: Rifat Hyseni, Luk Deda, Pashk Lleshi, Nikoll Lasku, Dod Ndreca, Fran Seferi, Mark Pjetri, Gjin Dani, Ndue Kamshi, Halit Bajrami, Basri Gania, Enver Elezi, Rushit Sade, Perparim Asllani. Specialistët duarartë: Zek Curri, Ndrec Qafa, Preng Qafa, Dedë Qafa, Sherif Lluka, Smail Voci, Mehmet Lela, Syl Veseli, Bajram Lluka, Preng Mark Tuci, Fran Lleshi, Angjelin Qafa, Seit Gjauri, Pjeter Gojani, Vladimir Ndoci, Musa Glloga, etj..
Manovratorët Beqir Culaku, Rasim Elezi, Shyqyri Asllani, Kol Paveshi, Skender Rama, Elez Pashaj, Rustem Toska, Skender Lluka, Marash Sadiku, etj.. Dinamika e problematikave dhe ndërthurja e punës për objekte të ndryshme ishte edhe me zyrën e urbanistikës, ndërmarrjet dhe subjektet të tjera, ku dhanë kontributin e tyre shumë inxhinierë ndërtimi pukjanë dhe jo vetëm të para viteve 1990, disa prej të cilëve jepen në vijim: Milazm Mustafa, Xhemal Pema, Seit Cufaj, Fran Alia, Fadi Pema, Fadil Arifi, Ferid Lluka, Halit Topalli, Pal Papushi, Nikoll Paluca, Viktor Ndrekaj, Ndue Kola, Kol Dedaj, Mark shyti etj.. Me zhvillimet pluraliste të viteve ‘90 të shekullit të XX, Ndërmarrja e Ndërtimi Pukë si shumë të tjera në vend iu nënshtrua privatizimit dhe shuarjes së saj. Në këtë periudhë kohore në mbarë vendin linden subjektet të reja private, të cilat u bënë promotor të ndërtimit dhe zhvillimit të vendit. Gjenerata e inxhinierëve të rinj pukjanë të pas viteve 1990, disa prej të cilëve jepen në vijim: Alda Mema, Lavdrim Bruka, Artan Toplana, Lindita Hyseni, Vangjel Prela, Erion Ndrekaj, Vladimir Malutaj, Merkur Zeqiri, Ilir Zmalaj, Xhevahir Mustafa, Bartolomeo Likaj, Dashamir Mustafa, Denisa Meçi, Aranit Bala, Besnik Bala, Lidmir Hyseni, Adi Arifaj, Romario Zeqiri, Esantia Pemaj, Aurel Kabeta, Kreshnik Curri, Elsid Kabeta, etj., vazhduan punë me pjesëmarrjen e tyre në subjektet që u krijuan.
Mjaft mbresëlënëse është puna dhe performanca e inxhinierëve pukjanë, në tërësi që tashmë punojnë në të gjitha fushat dhe nivelet në Shqipëri dhe jashtë saj, duke u bërë një vlerë e shtuar kombëtare. Në kuadër të 55-vjetorit të krijimit të ish-Ndërmarrjes së Ndërtimit Pukë (1969-2024), në nderim, respekt e vlerësim të punës së vyer që kjo plejadë inxhinieresh, teknikesh e stafi administrativ dhe punëtorëve zhvilloi dhe jetësoi në qytetet dhe fshatrat e rrethit të Pukës ndër vite me inicim të ing. Pal Papushi në konsultim me ing. Fran Alia së bashku organizuam më datë 7 shtator 2024 një takim kujtese mjaft mbresëlënës në qytetin e Pukës. Më këtë rast u vizituan ish-ambientet e kësaj ndërmarrjeje dhe disa nga objektet të ndërtuara ndër vite. Në këtë takim me mall dhe nostalgji u kujtuan ngjarje dhe ndodhi të përjetuar, ku në më pak se 25-vite, me vështirësitë dhe standardet e kohës u ndërtuan pothuajse të gjitha objektet kryesore të rrethit të Pukës. Le të shërbejë ky takim dhe data 7 shtator, si indicie e ditës së ndërtuesit pukjan.
/Gazeta Panorama