“Çfarë të zezash shkruante Karl Marx për shqiptarët?

Kur ishte korrespondent i gazetës amerikane “New York Daily Tribune” për Europën, Karl Marks në një artikull që mban datën 23 prill 1853 ai shkruan se “nuk mund të mohohet fakti se gadishulli i quajtur zakonisht Turqi Europiane është pasuri natyrore e trashëguar nga stërgjyshërit e races së sllavëve të jugut. Ata e zotërojnë atë tokë prej 12 shekujsh. Pa mare parasysh atë pak popullsi që rrjedhin nga rrënjë sllave, por që kanë përvetësuar gjuhën greke, rivalë të sllavëve janë vetëm arnautët barbarë ose turqë, të cilët prej kohësh janë dënuar si kundërshtarët më të egër të çdo përparimi. Përkundrazi sllavët e jugut janë të vetmit bartësis të qytetërimit në pjesët e brendshme të vendit”

Në vitet e regjimit komunist ekzistonte një kuriozitet lidhur me përshtypjet që klasikët e marksizmit kishin për shqiptarët. Kjo bëri që studiues të “zellshëm” të kërkonin në librat dhe studimet që autorë të huaj kishin hartuar për Marksin, Engelsin, etj. Por nuk munguan edhe përpjekje për të mbledhur informacione lidhur me arkivin dhe skedat, që një personalitet si Marksi, kishte mbledhur për dekada me radhë për studimet dhe librat e tij. Nga këto kërkime rezultoi se në këto skeda Marksi kishte dijeni për zhvillimeve historike të popullit shqiptar nga antikiteti deri në mesjetë. Megjithatë, perceptimi që ai kishte për shqiptarët, nuk ishte aspak pozitiv. Prandaj, regjimi komunist, bëri përpjekje për ta mbyllur këtë temë…

Në përshtypjet që Marksi kishte krijuar për shqiptarët kishte ndikuar një serb, shok e bashkëpunëtor në internacionale. Kjo do të pasqyrohet tek disa artikuj që ai do ta shkruaj në vitet kur ishte korrespondent i gazetës amerikane “New York Daily Tribune” për Europën. Madje, ky bashkëpunim, ishte një paftyrësi që pranohej nga vetë Marksi, kur i shkruante kolegut të tij, F.Engelsit “jam ulur këmbëkryq në qesen e këtyre zotërinjve kapitalistë”.

Më 7 prill 1853 në faqet e kësaj gazete Marksi shkruante për shqiptarët “Arnautët janë pjesërisht të krishterë të ritit ortodoks grek dhe pjesërisht myslimanë. Duke gjykuar për aq pak sa i njohim janë shumë pak të prirur për tu qytetëruar. Prirjet e tyre grabitqare duhet të detyrojnë çdo qeveri fqinje t`i mbajnë ata nën një trysni të rreptë ushtarake për deri sa përparimi industrial në vendet fqinjë të mos u sigurojë punë atyre si druprerës e ujëbartës”. Lind pyetja nga i kishte Marksi këto informacione për shqiptarët? Pse, sipas tij, shqiptarët kishin pak prirje për tu qytetëruar? A nuk mund të bënin ata punë tjetër veçse si “druprerës” dhe “ujëbartës”? Po a nuk ishin shqiptarët drejtues perandorishë nga Roma deri në Perandorinë Osmane?

Në një artikull tjetër që mban datën 23 prill 1853 ai shkruan se “nuk mund të mohohet fakti se gadishulli i quajtur zakonisht Turqi Europiane është pasuri natyrore e trashëguar nga stërgjyshërit e races së sllavëve të jugut. Ata e zotërojnë atë tokë prej 12 shekujsh. Pa mare parasysh atë pak popullsi që rrjedhin nga rrënjë sllave, por që kanë përvetësuar gjuhën greke, rivalë të sllavëve janë vetëm arnautët barbarë ose turqë, të cilët prej kohësh janë dënuar si kundërshtarët më të egër të çdo përparimi. Përkundrazi sllavët e jugut janë të vetmit bartësis të qytetërimit në pjesët e brendshme të vendit”. Në këto rradhë Marksi shfaqet si falsifikatorë i historisë, duke ia injektuar gënjeshtrën të gjithë lëvisjes dhe historianëve komunistë. Ai e konsideron të gjithë Ballkanin si trashëgimi sllave, grekët si sllavë të asimiluar, shqiptarët si barbarë dhe kundërshtarë të çdo qytetërimi. Sipas tij, bartësit e vërtetë të emancipimit në këtë rajon ishin vetëm sllavët.

Burimi:

  • MANIFEST DER KOMMUNISTISCHEN
  • PARTEI
  • KARL MARX

Libri i plot dixhital:

https://books.google.de/…/Manifest_der_kommunistischen…

Nga Fatjon Merturi

Scroll to Top