Çfarë shkruante një lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, për Ilirinë?
*Nga Salih Mehmeti
Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme.
Shkrimi i mezilexueshëm, gati i ngjitun, kishte mbetë aty: ‘Η δ’ ‘Ιλλυρἰς μετἀ ταῦτα παρατείνουσα γῆ ἐθνε περιέχει πολλά (pastaj vjen Iliria, tokë e gjatë me shumë fise mbrenda).
E ngjeu prapë penën që po gërricte pergamenën e thatë.
Shkroi “Θεοσεβεῖς…”, po dora nuk e pasojke kujtimin nga udhëtimi i fundit në Adriatik. Kur u shkund nga shpërgjumja njomi penën në bojë e vazhdoi:
Θεοσεβεῖς δ’ αὐτοὐς ἀγαν καἰ σφόδρα δικαίους φασἰ καἰ φιλοξένους κοινωνικἠν διάθεσιν ἠγαπηκότας είναι, Βίον ζηλοῦν τε κοσμιώτατον… (Thonë se ilirët i nderojnë fort zotat, janë tepër të drejtë e mikëpritësa, janë të dhanun mas jetës shoqnore dhe e duen nji jetë të zellshme e të rregullt).
Pseudo-Skymni, lundërtar grek i shek. 2 para Krishtit, që e pa Ilirinë me sytë e tij.