Bravo shqipe! Dera me shqiponjë në Alaska e ndërtuar nga një patriot shqiptar (FOTO)
Komuniteti Shqiptaro Amerikan nga Shteti i Texasit,Wisconsin dhe Illinoisit vizituan shtetin e Alaskës para disa ditësh, ku me theks të veçantë duhet të përmendet vizita edhe në shtëpinë me shqiponjën para hyrjes!
Kjo shtëpi dhe ky simbol shqiptar u krijua aty nga viti 1975-76 ku kërçovari Islam Pinjolli i ashtuquajtur Valentino e ndërtoi këtë shqiponjë me disa shokë të tij. Ky ishte një event mjaft i rëndësishëm, ngaqë këtu për herë të parë u festua 28 Nëntori nga bashkëatdhetarët tanë në mërgim.
Është kënaqësi kur ruhen traditat dhe vizitohen gjurmët e të parve tanë si në shtetin Alaskë! Zoti t’i fali parajsën!