BRAVO SHQIPE/ Biznesmeni nga Prishtina që po ua ‘rrëmben’ serbëve eventet kryesore të industrisë së xhamit
Kompania e biznesmenit Bledian Ramadani e njohur si GITOR SHPK, siç theksojnë edhe serbët po ua “rrëmben” eventet kryesore të industrisë së xhamit duke i sjellur në Prishtinë. Një nder problemet e fundit për serbet ishte edhe sjellja e një samiti te madh të xhamit nga një fabrikë europiane që ishte destinuar të mbahet ne Beograd, mirëpo krejt në fund është ridestinuar për në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Dhe kjo duket që natyrisht po ju prish punë fqinjëve verior në rrugëtimin e tyre në botën e biznesit.
Ramadani është etiketuar se po financon edhe disa qendra lobimi mbi “rrëmbimin” edhe të përfaqësive tjera të biznesit ne këtë industri.
Përfolët se ndër tjera Ramadani po përkrahet nga një grup i fuqishëm biznesmenësh nga Turqia, Bulgaria dhe Greqia. Ndër emrat më të spikatur dalin të jenë Erdemoglü, Giorgev dhe Tachev, biznesmen te fuqishëm brenda vendeve ku ata operojnë. Këta emra janë lakuar nëpër rrjete sociale vazhdimisht me Ramadanin ne krye, si financuesit kryesor te politikes lobuese mbi tërheqjen e përfaqësive te bizneseve europiane në Serbi, drejt Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky grup biznesmenësh me Bledian Ramadanin së bashku flitet se mund te mbërrijnë qarkullime në miliarda dollarë amerikanë.
Kjo bujë e madhe në anën tjetër të kufirit nga bizneset e industrisë se xhamit duket se i ka frikësuar afaristët serb, shkruan Metro.
Ne tentuam te marrim edhe një prononcim mbi këtë lajm nga Ramadani, mirëpo nga kompania e tij bëjnë te ditur se ai gjendet jashtë vendit dhe është i paqasshëm.
Multimilioneri Ramadani i njohur për publikun si “Bledian Smira” ka në pronësi një numër biznesesh në Republikën e Kosovës , ku ai operon aktivitetet e tij afariste dhe është pronar me 100% të aksioneve sipas ARBK’së.