“Bomba” e Spartak Ngjelës/ “Në Kosovë janë vrarë rreth 50 serbë”
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë “bombë” mbrëmjen e sotme, teksa ka folur për tensionet në veri të Kosovës.
Ngjela tha në një intervistë me Bruna Çifligun se policia kosovare ka vrarë rreth 50 serbë në veri dhe jo 3 siç kanë raportuar deri më tani.
“Ashtu ikën vetëm ushtria e thyer në front. Çfarë ju ka ndodhur? Asnjë nuk na flet, por të dhënat e mia janë që ka më shumë të vrarë. Ka rreth 50 të vrarë, e kam denoncuar unë, të shikojmë nëse do dalë e vërtetë ose jo. Ka rreth 50 të vrarë dhe janë vrarë krerë ose pastaj kanë parë që kundërpërgjigja e policisë… kanë parë forcën që paraqiti ushtria e Kosovës dhe janë shokuar”, u shpreh ai.
Avokati deklaroi se forcat e Kosovës mund të kenë vrarë edhe krerët e grupit të armatosur, e sipas tij, kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja e tërheqjes së tyre.
“Sipas të dhënave të mia është një numër më i madh, prandaj kanë ikur dhe janë vrarë krerët. Ende nuk po i japin emrat, jo është plagosur njëri, jo është plagosur tjetri, por sipas të dhënave të mia dhe sipas asaj që arrij të konceptoj, do jenë vrarë krerë sepse kur vriten krerët ikin ashtu. Do ta shikojmë hap pas hapi”, theksoi Ngjela./ CNA